Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A ka ardhur koha që edhe në Kosovë të flitet për hapjen e dosjeve për bashkëpunëtorët e komunizmit?

Shko poshtë

A ka ardhur koha që edhe në Kosovë të flitet për hapjen e dosjeve për bashkëpunëtorët e komunizmit? Empty A ka ardhur koha që edhe në Kosovë të flitet për hapjen e dosjeve për bashkëpunëtorët e komunizmit?

Mesazh nga Gur Kepi Wed Jan 14, 2009 10:55 am

A ka ardhur koha që edhe në Kosovë të flitet për hapjen e dosjeve për bashkëpunëtorët e komunizmit?14-01-2009 / Nga Gazmir Raci, politolog
Duke pёrcjellë debatin qё po zhvillohet kohёn e fundit nё Shqipёri dhe Kosovё pёr hapjen ose mos hapjen e dosjeve tё regjimit komunist, nё tё dy anёt tona, shihet se kёta tё parёt aprovuan njё ligj i cili nuk e mori dot krejt pёrkrahjen e pёrgjithshme kombёtare, politike dhe jopolitike, ndёrsa tё dytёt ende po orvaten se çka duhet bёrё Kosova nё ketё rast e nё kёto momente.
Konsideroj se shteti shqiptar tanimё ka kaluar disa faza tё tranzicionit tё tij demokratik dhe se vlerёsohet se është shumё para Kosovës sa i pёrket kёtij zhvillimi. Ne jemi larg, ende nuk e kemi definuar pjesёmarrjen tonë në të drejtёn ndёrkombёtare dhe as nuk po jemi tё zotё qё sё paku tё shtrijmё fuqinë tonё tё pёrgjithshme në tërё territorin e Kosovёs. E në të njejtën kohë nuk po jemi nё gjendje tё prodhojmё as diplomaci aktive e produktive. Ndoshta edhe vetё plani Ahtisari mund tё jetё pengesё pse ne ende nuk kemi sovranitet, sepse nё kuadёr tё kёsaj bazat e kёtij shteti nuk janё vendosur drejt e si duhet.
Në këtë mori sfidash që kemi, një çёshtje qё më preokupon këto ditë mua dhe shumё shkrues e komentues ёshtё se a ёshtё Kosova gati tani tё merret edhe me çёshtjen e hapjes apo tё mos hapjes sё dosjeve tё regjimit titist.
Nё bazё tё asaj se deri ku kemi ardhur me fuqizimin tonё shtetёror konsideroj se ende kemi nevojё pёr mё shumё kohё nё konsolidimin e shtetit ligjor dhe tё sё drejtёs. Kosova fillimisht duhet tё merret seriozisht me zgjidhjen e disa problemeve jetike qё po e preokupojnё tash e nёntё vite qё nga çlirimi i saj nga okupatori serb. Kosova ka nevojё tё forcojё kapacitetet vepruese shtetёrore dhe tё rrisë ndikimin politik, ekonomik dhe ushtarak nё rajon. Kosova ka nevojё gjithashtu pёr fuqizimin e sektorit tё brendshёm tё sigurisё, rendit dhe mbrojtjes e kurse ne ende nuk kemi konsoliduar strukturat kryesore tё sigurisё dhe mbrojtjes.
Kosova ka nevojё tё shtrijё autoritetin e vet shtetёror nё veri, të ndjehet dora e pushtetit nga njerëzit atje, duke ofruar një rend e siguri të cilën vazhdimisht po e kërkojnë ata. Kosova ka nevojë të eliminojë strukturat paralele dhe rrezikun e ndarjes së saj. Gjithashtu vendi ynë ka nevojё pёr zhvillim ekonomik sepse nga ajo ish Jugosllavi kemi trashёguar ekonomi socialiste dhe tё dёshtuar si dhe jemi ballafaquar edhe me njё privatizim tё dёshtuar komplet qё nga pas lufta. Prandaj, njёherёpёrnjёherё duhet tё merremi me punёt e zhvillimit të vendit e pastaj tё dalim e ta shqyrtojmё tё kaluarёn tonё sё bashku.
E sa i pёrket tё kaluarёs komuniste e titiste tё Kosovёs dua tё theksoj se asnjёherё nuk guxojmё tё shkelim mbi tё kaluarёn tonё tё okupimit, tё kohёs sё okupimit socialist e titist dhe në veçanti atij millosheviçian.
Çёshtja qё mё se shumti po me brengos tani ёshtё tentativa e disa njerёzve apo pasaradhёsve tё atyre qё i shёrbyen komunizmit jugosllav qё tё pastrojnё historitё e tyre familjare. Kjo nuk guxon tё na ndodhë, sepse ka tendenca qё tani disa tё dalin dhe pёrmes dokumentarёve, shkrimeve, komenteve e editorialeve tё na tregojnё se sa paskan kontribuar pёr zhvillimin kombёtar e intelektual tё vendit. Nuk duhet të harrojmë se këta bartës të detyrave komuniste penguan zhvillimin e çështjes kombëtare në të gjitha fazat e rëndësishme. Do t’jua kujtoj vetëm njerën prej tyre, atë të vënies në përkrahje të ndryshimeve kushtetuese të viteve 1989-90, me të cilën Kosova humbi statusin federal të saj dhe iu hap rruga okupimit, dhe për fat të keq disa nga ata më të zëshmit mbajnë sot poste më të larta shtetërore.
Po ashtu tani nuk mund tё tolerohen thënie e shkrime nga disa tё rinj qё po tentojnё tё bёhen analist se grupet kundёrshtare tё asaj periudhe tё errёt komuniste paskan qenё pjesё e krahut nazifashist dhe se nё disa raste ata gjoja paskan pёrndjekur edhe hebrejtё e Kosovёs. Si duket këta të rinj të tejdozuar nga fryma komuniste e qarqeve të cilave u takojnë harrojnë faktin se në kohën e prezencës gjermane në këto hapësira, Kosova dhe Shqipëria ishin të bashkuara dhe se u hapën shkolla shqipe e mundësi tjera për emancipimin e shqiptarëve këndej kufirit. Këtu ёshtё fjala pёr forcat shqiptare patriotike dhe demokratike qё ishin pjesё e shumё brigadave kombёtare e qё nuk i ishin nёnshtuar Rankoviçёve dhe mё vonё edhe Millosheviçёve. Ndërkohë që komunistat e asaj kohe i ishin nënshtruar ideve të bashkimit me Jugosllavinë duke shkelur mbi Rezolutën e Bujanit.
Ndërsa sa i takon pyetjes se a ishim ne nё mbrojtje tё hebrenjve gjatё Luftës së Dytë Botërore përgjigjen e dinë gjithë ata që kanë lexuar historinë por me kusht të mos kenë qenë nën thjerrëza komuniste. Se shqiptarët mbrojtën hebrenjtë flasin më së miri veprat e historianëve të shquar hebrenjë dhe mirënjohja me fuqishme nga ata erdhi kur pritën refugjatët e luftës së Kosovës të vitit 1999. Mё e pakta qё kёta njerëz duhet tё bёjnё nё kёto momente do tё duhet tё ishte qё ta mbyllin gojёn dhe mos tё merren me tё kaluaren e tyre nostalgjiko-jugosllave. Ose, sё paku tё dalin dhe tё deklarojnё se “ishim nё gabim ose gabuan baballarët a gjyshëritë tanё qё e pёrqafuan atё sistem”. Ose disa nga ata tё na thojnё sё paku ‘gjatё asaj kohe kemi menduar se nuk kemi pas zgjidhje tjetёr politike pos tё bёhesh anёtarё i partisё komuniste’.
Kurse sa u pёrket funksionarёve tё tanishëm qё janё nё shumicёn prej institucioneve tona shtetёrore duke filluar nga niveli qёndror presidencial, qeverisёs e deri tek institucionet publike, gjygjёsor, prokurori edhe ato komunale duhet t’u thuhet se ata nuk e kanё vendin aty. Kёtyre do t’u shkonte mё se miri porosia tё largoheshin vetё nё bazё tё ndërgjegjёs sё tyre tё sё kaluarёs sё trubullt komuniste. Njё njeri qё ka qenё pjesё e sistemit komunist e qё i ka shёrbyer me verbëri ideologjisë sё kuqe nuk mund tё dalë tani e tё na tregojё se si duhet tё funksionojё demokracia nё Kosovё.
Pёr fund, dua tё konstatoj se me tё vёrtetё nuk e pata plan tё merrem me kёtё çёshtje se edhe njё herё po e ritheksoj se Kosova ka nevojё pёr shtrierje tё sovranitetit dhe integritetit teritorial, forcim tё sigurisё, zhbёrjen e strukturave paralele serbe, luftimin e korrupsionit dhe krimit tё organizuar, zhvillimin e ekonomisё si dhe tё hapjes sё perspektives euro-atlantike pёr vendin. Ashtu se ashtu jemi shtet i vogёl dhe tani pёr tani askush nuk po kёrkon nga ne qё tё merremi me lustrime dhe hapje dosjesh. Nga ne kёrkohet punё, zhvillim, perspektivё, siguri, drejtёsi, emancipim, avancim drejt bashkёsisё euroatlantike etj.
Gur Kepi
Gur Kepi

Numri i postimeve : 59
Age : 71
Registration date : 08/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi