Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Naile Zhupani: A ka Gegët antipatinë për jugut të Shqipnisë?

Shko poshtë

Naile Zhupani: A ka Gegët antipatinë për jugut të Shqipnisë? Empty Naile Zhupani: A ka Gegët antipatinë për jugut të Shqipnisë?

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 01, 2009 9:21 pm

Naile Zhupani: A ka Gegët antipatinë për jugut të Shqipnisë? N1161530640_9824

Naile Zhupani: A ka Gegët antipatinë për jugut të Shqipnisë?

Si i percepton publiku në Kosovë, partitë politike, institucionet dhe mediat politikën në Shqipni? Kësaj pyetjeje nuk asht lehtë t’i japësh një përgjigje, përtej klisheve “jemi të gjithë shqiptarë”, ‘vallezër të një gjaku”, etj., të cilat i ndesh rëndom si formula vrasëse diskutimesh.

Një artikull i Skënder Limanit, me titull i"Qeveria e Berishës mund të shembet si tuneli i Kalimashit", sjell një kandvështrim të ri për çështjen në fjalë.

Artikulli, natyrisht, meriton të lexohet i gjithi, por unë po sjell këtu një pasazh që ma tërhoqi veçanërisht vëmendjen [theksimet janë të miat, ]:

Jam i vëmendshëm që kur flitet për Partinë Socialiste të Shqipnisë, në Kosovë kjo (hala) nuk reflektohet si diçka e mirë. Përkundrazi, qytetarët e Kosovës kanë prirje të etiketojnë ose të gozhdojnë menjëherë PS-në, bile pa shpenzue asnjë sekondë për reflektim e debat të hapur ku do të ndesheshin mendimet.
Janë disa gjana që sjellin mungesën e debatit për PS-në në Kosovë. E para, Sali Berisha asht nga veriu i Shqipnisë, e kjo po u ofron kosovarëve emocion të ngrohtë (plus së fundi, tentimi për ndërtimin e rrugës Kukës – Morinë), dhe e dyta, Partia Socialiste e Shqipnisë po refuzohet nga kosovarët sepse kjo parti, me gjenezë, vjen nga jugu i Shqipnisë, pra, parti që po qëndron larg emocioneve të kosovarëve.

Gjithashtu, nga kosovarët kjo parti perceptohet si majtiste. Në Kosovë, me kaq përfundon debati. Bile, as gazetat e as mediet tjera nuk bëjnë debat për këtë “çështje”. E konsiderojnë si “rast të mbyllur”, rast ku dihet fituesi ose ku dihet humbësi. Bile, ka gjasë që ky shkrim e perceptim të mos botohet fare. E mungesa e këtij debati (ky injorim) asht gabimi më i madh që po u kushton qytetarëve të Kosovës.

Kështu Limani.

Për ta përmbledhur çka e gjej të debatueshme:

(1) Sali Berisha shihet me dashamirësi në Kosovë sepse asht nga veriu i Shqipnisë dhe
(2) PS-ja nuk gëzon reputacion të mirë sepse kjo parti, nga prejardhja, vjen nga Jugu i Shqipnisë.

Tashti, për ta sqarue menjëherë implikimin e pikës (2), mua nuk më duket se autori kërkon të thotë se kosovarët kanë ndonjë problem të veçantë me Jugun e Shqipnisë dhe shqiptarët toskë; por vetëm që Jugu i Shqipnisë, për shkak të distancës gjeografike, historike dhe kulturore, u perceptoka në Kosovë si më i largët e më “i huaj” se Veriu.

Nëse Limani ka apo jo të drejtë për këtë, unë nuk e di; por vetëm po lejohem të supozoj se përsiatja e tij e ka një bazë në realitet; dhe se shumë kosovarë kanë simpati për Berishën dhe për të djathtën shqiptare mainstream kryesisht ngaqë e shohin si shprehje politike të gjeografisë përkatëse, ose të Veriut shqiptar.

Përkundrazi, PS-ja po u mendoka si me prejardhje nga Jugu – edhe pse kjo historikisht asht e diskutueshme; meqë PS-ja asht me prejardhje nga Jugu për të njëjtën arsye që edhe Balli Kombëtar ishte me prejardhje nga Jugu; që ka të bëjë me faktin e njohur që, gjatë viteve 1939-1944, e ardhmja politike e Shqipnisë u vendos në Jug.

Antipatinë e supozue të shumë kosovarëve për PS-në Limani ia faturon distancës gjeografike të Jugut të Shqipnisë nga Kosova; por edhe reputacionit të keq që ka komunizmi ndër kosovarët, pas eksperiencës jugosllave të bashkim-vallazërimit dhe titizmit. Po të kishte marrë mundimin e të kishte zbritur, me fener në dorë, në katakombet e Internetit, ndoshta Limani do të kishte parë edhe se, për një numër shqiptarësh gegë të rreptë nga Shqipnia e nga Kosova, Jugu i Shqipnisë, më tepër sesa koncept gjeografik, përvijohet si atdheu ose më mirë vendi gjeometrik i shqiptarëve të fesë ortodokse; çka do ta afronte virtualisht Jugun e Shqipnisë me “Serbinë”, ose armikun arketipal të shqiptarit të Kosovës; sikurse do ta afronte virtualisht dhe realisht edhe me “Greqinë”, ose armikun arketipal të shqiptarisë në Jug të Shkumbinit.

Meqë jetën politike në Kosovë besoj se e njoh mirë, nuk jam në gjendje të arsyetoj shumë për dobësinë e së majtës atje; në një kohë që, vetëm tue u nisur nga treguesit ekonomikë, logjikisht një parti që të mbronte e të artikulonte interesat e shtresave të paprivilegjiuara duhej të ishte ba nga forcat politike ma kryesore në atë shtet të varfër e të torturue nga probleme sociale gjithfarësh.

Nga ana tjetër, kriteri gjeografik, i përdorur nga shumë kosovarë mes të cilëve pas gjase edhe përfaqësues të politikës e të shoqërisë civile, për të diferencue mes forcave dhe rrymave politike në Shqipninë fqinje, më duket pak etnografik në vetvete. Ose ma mirë – do të më dukej etnografik, sikur të mos kishte zana, në anën tjetër të kufirit, të cilët simetrikisht me gjeografët kosovarë duan ta shohin përplasjen mes PD-së dhe PS-së, të djathtës dhe të majtës, Berishës dhe Ramës, etj., si përplasje midis Veriut dhe Jugut në Shqipnii.
Disa deklarata të mirënjohura të publicistit Maks Velo provojnë se moskuptimi rrjedh në të dy kahet, edhe pse Veloja nuk më rezulton të ketë folur aq nga pozitat e toskut ndaj kosovarit geg, sesa të tiranasit ndaj kosovarit. Por të mos harrohet as edhe se Velos i asht dhanë përgjigje e prerë për këtë, nga ma shumë se një instancë.

Po a ka ndonjë vlefte njohëse leximi në çelës gjeografik i zhvillimeve politike ndër shqiptarët?
Ka, po t’u besohet shtjellimeve dhe analizave të Arshi Pipës, kritik letrar dhe historian, i cili në dallimet veri-jug mes shqiptarëve, pa një prej burimeve të energjisë që i ka vënë në lëvizje këto zhvillime, së paku gjatë shekullit XX.

Tezat e njohura të Pipës, se shqipja standarde e sotme asht rezultat i imponimit, prej toskëve fitimtarë në Luftën II Botnore, i dialektit të tyne si gjuhë kombëtare të shqiptarëve, shërbejnë edhe si bazë teorike e përpjekjeve që bëhen, në Kosovë, për të përdorur në mass mediat një formë gjuhësore jostandard, të bazue në shqipen që flitet atje, ose në dialektin geg verilindor.

Promotori kryesor, teorik dhe praktik, i këtyne përpjekjeve asht Migjen Kelmendi, nëpërmjet gazetës “Java”, tek e cila duket të jetë botue edhe artikulli i lartcituar i Limanit.

Nga ana tjetër, implikimit në artikull, se PS-ja po refuzohet nga kosovarët sepse kjo parti, me gjenezë, vjen nga jugu i Shqipnisë, pra, [asht] parti që po qëndron “larg emocioneve të kosovarëve”, mund t’i përgjigjesh me argumentin se emocionet e kosovarëve nuk ka pse të kushtëzohen kaq thellë nga gjeografia fizike ose dialektologjia; aq më tepër që, nëse bashkëpunimi politik, ekonomik dhe kulturor i Shqipnisë me Kosovën u shërben interesave kombëtare të shqiptarëve (siç thuhet me të drejtë), atëherë këtë bashkëpunim, parimisht, do ta kërkojnë e do ta nxisin njëlloj gegët dhe toskët, veriorët dhe jugorët.

Alternativa do të ishte libanizimi i trojeve shqiptare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi