Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faerno: Mbi varrin e Skanderbeut

Shko poshtë

Faerno: Mbi varrin e Skanderbeut Empty Faerno: Mbi varrin e Skanderbeut

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 18, 2009 2:23 am


Faerno: Mbi varrin e Skanderbeut U1_Gjergji1
MBI VARRIN E SKANDERBEUT


Nga poeti Venedikas, Faerno, 1531.

(Perktheu nga origjinali latinisht, Lek Pervizi)
Disfatat e turqeve, tmerri i osmanllijve,
mbrojtja e Epirit; dergjen ne ate varr
ku pushojne eshtnat e Gjergjit te pathyeshem.

Tashma trupi i heroit i coptuem humbi,
gjymtyret e tij u shperndane anembane,
kockat e thermueme moren dhene,
pa gjetun pushim as ne ftohtesine e vdekjes.

Kur mbylli ditet e veta edhe vdiq,
duke braktisun mbretnine e bukur t’atit,
qe e kish mbrojtun kaq here me nder,
turqit e pameshirshem pushtuen gjithe vendin.

Atehere e nxoren trupin fisnik te heroit,
eshtnat, nga mermeri qe i mbante brenda.
Secili shkeputi nje ashkel te vogel kocke,
sikur te permbante force e zjarr betejash,
qe t’u jepte fuqi te mbinatyrshme.

Prandaj, ate vleresim qe u jepte njerezve
nje varr te lavdishem, koha ia mori atij
dhe ia dha anmikut si hajmali te shenjte.

Përgatiti: Këze (Kozeta) Zylo
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi