Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nehat Jahiu:NE VARRIN E TOKES SIME...

Shko poshtë

Nehat Jahiu:NE VARRIN E TOKES SIME... Empty Nehat Jahiu:NE VARRIN E TOKES SIME...

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 09, 2010 5:33 pm

Nehat Jahiu:NE VARRIN E TOKES SIME... 61816_1191652806866_1694779987_343212_5097902_n

Nehat Jahiu:NE VARRIN E TOKES SIME…

Mos ma heqni kurrë mallin
mos ma shani asnjëherë varrin,
se unë dua të jem vetëm aty
aty afër pranë të parëve të mi.

Në këtë vend ku është baba e nëna
aty ku do më ndriçoj natën hëna,
nuk dua kurr të më shkelni mbi varr
se do më digjet shpirti flakë si zjarr.

Mos ma shkulni gurin nga varri
që vet unë aty e solla nga mali,
para se të vdes e kam vu unë aty
dheun e kam lagur me lotët e mi.

Kur kam buzëqeshur e kur kam qarë
kam kërkuar këtu të kem këtë varr,
aty ku më është derdhur djerësa
të më pshojnë të miat, të miat eshtra.

dua ti kem eshtra, aty ku don zemra ime
aty në vendin tim, aty në vendlindje,
këngën zogjve aty dua të ua dëgjoj
në varrin e tokës sime dua të pushoj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi