Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Valbona Baze: Ti je nje baba i keq!

Shko poshtë

Valbona Baze: Ti je nje baba i keq! Empty Valbona Baze: Ti je nje baba i keq!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 06, 2009 11:50 am

Ti je nje baba i keq!

Nga Valbona Baze

Une jam nje mjeke, jam nje grua, jam nje bashkeshorte, jam nje nene dhe vij pikerisht nga ajo zone ku ti ke lindur. Teksa pija nje kafe ne pushimin tim te punes, pata fatin e keq te lexoja lumin e vrerit dhe shpifjeve qe ti kishe derdhur ne ate cope karte qe nuk mund ta quaj dot gazete, per nje vajze qe une as nuk e njoh. Menjehere dua te pyes ata pseudo gazetare se perse nuk po ndihen pas ketyre turpeve qe ben ti, ku jane peticionet e thurura ne zyren tende, ku jane korbat qe kane te njejten uri me ty per skandale, ata qe kane frike nga arkivi yt i frikshem mendor, qe kane frike nga semundja jote e pabesise, ata qe do te te kerkojne borxhin shume shpejt?

Nuk dua t'ia nis ne keto radhe me moralizma, me pikepamje feministe apo me kode morale, ti nuk i njeh keto kode ku rrine me shtepi dhe sa per feminizmin apo mbrojtjen e te drejtave te grave, me duket ironike qe te te flas per keto sepse per te keqen e ne femrave, e keqja na vjen me shume nga vetja, sepse ty te bejne fresk e te rrahin shpatullat edhe nje tufe femrash, te cilat edhe pse eshte turp te quhen te tilla, perseri femra jane.

Teksa pija kete kafene qe te fola me lart, nje kolegia ime befas tha "mjere ata femije qe ka gjeneruar ky burre, i mbuloi me turp". Ndala per nje moment leximin dhe ndjeva nje keqardhje te thelle per ty si brume e si qenie. Ti je i pafat sepse te qelloi te kesh nje mendje keqdashese primitive qe do te bjere si nje shkemb mbi femijet e tu, nje dite, nje dite jo aq te larget.

Ti je nje baba i keq zoti Mero, ti je nje bashkeshort i keq, ti je nje femije i keq. E di ti zoti Mero se edhe nje vrases, kur shkon perpara femijeve te tij thote se ka qene ne supermarket apo ne pub dhe e ruan folene e tij me sa te mundet? E di ti zoti Mero se edhe ne familjet me te medha e famekeqia mafioze, kapot brenda mureve te familjes perpiqeshin me sa mundeshin te ishin prinder shembullore dhe mes nje plani mafioz dhe nje tjetri, gjenin kohen t'i prisnin femijet para shkolles e t'i edukonin ata me disa vlera qytetarie?

Dua te te them zoti Mero si ti je me i keq se ata. Shume me i keq. Ti je nje baba i keq dhe kjo do jete pergjithmone pengu yt me i madh, do jete, per ironine e fatit dhe hakmarrja me e ftohte dhe me e drejte ndaj teje, e atyre qe ti pergojon dhe shkel cdo dite te ekzistences tende.

Je duke e lexuar vete se une nuk po te shaj apo nuk po shpif per ty si ben ti. Do te te pelqente, e di, sepse ne mendjen tende te cunget ti mendon se keshtu te rriten kuotat apo te ardhurat ne tregun bajat te medias. Une po te them nje te vertete, qe ti e njeh mire dhe nga e cila ke frike cdo dite. Nje dite ata femijet e tu qe ti diskrediton perdite, do te te diskreditojne ty, dhe jo sepse u ke lene gje manget, por sepse u ke perplasur ne fytyre vesin me te peshtire qe mund te kete nje burre, pabesine.

Ti je i pabese me ta sepse kur te presin me ore te gjata, mendojne se ti vertete lufton per te verteten. Ndoshta ende nuk kuptojne por nje dite do kuptojne se ti ke kaluar cdo minute te jetes tende duke menduar se si te besh keq, se si te vrasesh, se si te ndysh, se si te ndash, se si te tresesh kockat e fatkeqesive te te tjereve. Dhe do shokohen zoti Mero, dhe do te te urrejne zoti Mero, dhe do te te perplasin ate te vertete qe t'i nuk e njeh dhe nuk e respekton.

Ti ke nje kompleks te madh e te vjeter sa vete bota. Eshte nje kompleks i natyrshem per nje njeri por qe ti e jeton me patologji. Ti je nje burre i shemtuar, mund te them i shpifur, qe ke te pikturuar ne fytyre ate qe ke ne shpirt. Eshte i hershem per ty ky kompleks, e kishe dhe kur rrije strukur ne vitet '90 ne tavolinat e tymosura te kafenese se Fidelit, me triko leshi dhe floke te palare. Ne tavolinen tende nuk kish njerez atehere, i largoheshin eres tende te mykur, nuk kishte as edhe nje femer prane teje, kishte shume tek te tjeret. Aty ndoshta zuri fill keqesia jote, sepse nuk dua te besoj se ti ke lindur i tille, nuk dua te kategorizoj, sic ben ti.

Por isha studente atehere dhe une kam memorie sic kane dhe te tjeret, e kane zoti Mero, dhe do te ta perdorin nje dite, sic do te ta perdorin dhe femijet e tu. Ti do u lesh nje trashegimi te tmerrshme, do u lesh nje baba per te cilin nuk do mund te krenohen dot kurre, nje emer te keq qe nuk do t'i ndihmoje dot ne asnje rast. Dhe ti kete e ben publikisht, ne ekrane, ne shtyp, ne mejhanet ku rri e flet, pa pyetur ne asnje moment se cfare je duke u bere femijeve te tu. Mos guxo te valevisesh flamurin e "se vertetes", mos guxo te ulerasesh "liri". Te verteten dhe lirine do te ta tregojne nje dite ata femijet e tu qe ti perdhos cdo cast. Por Zoti dhe jeta jane bamires, ata do jene sigurisht me te mire se ti, por jo te mire me ty.

Ti pra nuk je burre, aspak, asnjehere. Ti je vetem nje baba i keq!


Koha Jonë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi