Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Luti, Limaj dhe Kadri Veseli

Shko poshtë

Luti, Limaj dhe Kadri Veseli Empty Luti, Limaj dhe Kadri Veseli

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 07, 2009 11:33 am

Luti, Limaj dhe Kadri Veseli


Luti, Limaj dhe Kadri Veseli Enver-bytyqi-2
Nga Enver Bytyçi

Kosova po përjeton një tërmet të brendshëm. Nuk ishte parashikuar që ky tërmet të trondiste vendin kaq shpejt. Viktimat e shumta të terrorit enveristo-stalinist të zhvilluara në 10-12 vitet e fundit po rikthehen në kujtesë, tash përmes autorëve të krimit. Thuhet se nuk ka mbetur në këtë botë krim pa u ndëshkuar. Prej ligjit, prej Maliqit apo prej Zotit, kjo pak rëndësi ka e do të ketë. Por është fakt se krimi enveristo-stalinist në Kosovë kundër kundërshtarëve politikë dhe për pushtet politik ka bërë kërdinë. Viktimat e këtij krimi të shëmtuar kanë më së shumti emra demokratësh, gazetarësh, të djathtësh, “ballistësh”. Madje deri te tentativa për ta likuiduar presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën.
Historitë e krimit i denoncoi i pari deputeti Gani Geci. Më pas ia dha opinionit një e për një nga pjesëtarët kryesorë të kupolës së terrorit. Ai dha emra dhe fakte konkrete, të pakundërshtueshme. Më pas nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës e akuzoi për këto krime edhe Kadri Veselin. Ndërsa ministri i Transportit dhe nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj, tha se Luti i kishte kërkuar falje Kadriut. Në fillim u fol për një organizatë të fshehtë terroriste të drejtuar nga Azem Syla. Kjo organizatë me tiparet qenësore të çdo organizate terroriste në botë, ishte e tillë, sepse vepronte në ilegalitet, sepse vriste njerëz të pafajshëm dhe pa gjyq, sepse ekzekutonte veç kundërshtarëve politikë edhe bashkëpunëtorët e vet.
Më pas doli dhe emiri i Kadri Veselit, i shumëpërfolur edhe si shefi i ardhshëm i shërbimit sekret në Kosovë. Kur Lutfi Haziri e përmendi emrin e tij, u duk se gishti do të vihej mbi plagën e Kosovës, e cila kullon gjak nga plumbat e shqiptarëve. Nga plumbat e shqiptarëve enveristo-stalinistë. Të qenit enverist nuk është automatikisht edhe kusht i të qenit terrorist. Por terrorizmi i ushtruar nga enveristo-stalinistët është një vepër e ushqyer nga kjo ideologji armiqësore dhe antishqiptare.
Kadri Veseli është ende dhe sot një enveristo-stalinist. Ky është fakt i pakontestueshëm. Ai shfaq me mburrje nostalgjinë e tij për “kohët e arta” të inkriminimit në sigurimin e shtetit shqiptar prej vitit 1981 e deri sa jetoi sistemi komunist në Shqipëri. Më pas ishte riaktivizuar nga ish-SHIK-u i Fatos Klosit që t’i shërbente terrorit enveristo-stalinist në Kosovë. Natyrisht të qenit aktiv në sigurimin e shtetit komunist shqiptar dhe të qenit nostalgjik ndaj figurës së diktatorit shqiptar nuk e bën atë fajtor. Por bashkëpunimi me terroristin Fatos Klosi e bën shumë të dyshimtë. Ndaj dhe akuzat e Lutfi Hazirit kanë një bazë të palëkundshme.
Por shumë shpejt dikush nga PDK-ja deklaroi se thëniet e Lutfi Hazirit ishte “shpifje”. Madje në ndihmë të enveristo-stalinistit Veseli erdhi vetë ministri Limaj, i cili kishte formuar një profil të vetin si element i reformuar dhe pa shumë komplekse. Ai thotë se Haziri i ka kërkuar falje për akuzat e lëshuara ndaj ish-pretendentit për shef të inteligjencies së Kosovës. Kjo edhe mund të ketë ndodhur. Dhe nëse është e vërtetë, atëherë kjo nuk duhet marrë si ndjesë për shkak të pohimit të një të pavërtete, por thjesht për shkak të ekuilibrit politik në koalicionin qeverisës. Nëse është kjo arsyeja, atëherë e keqja është më e madhe se sa mendohet. Kjo do të thotë se politika është kyçur në një çështje konkrete, në vend që ajo të rrinte larg saj. Nëse të tilla akte ndërmerren për të justifikuar ose mbuluar aktet e terrorit stalinisto-enverist, atëherë plaga do të shndërrohet në një frakturë kanceroze. Deklaratat mbrojtëse për kriminelët janë shenjë e keqe. Kosova mund të tronditet nga tërmeti që ka rënë para dy javësh, tërmet i cili vazhdon të shkaktojë dridhje të pandërprera.
Që politika është aktivizuar në këto akte duket qartë nga akuzat dhe kundërakuzat, të cilat shqiptohen çdo ditë prej saj. Gani Geci është akuzuar për vrasjen e një komandanti të UÇK-së. Shkruhet se padia është bërë disa muaj më parë, ndërkohë që është publikuar tash, mbasi ai ka folur për të denoncuar kërcënimet për vrasje. Më pas shkruhet “për SHIK-n e LDK-së”. I gjithë skenari është vënë në veprim që të neutralizohet e të mbulohet e vërteta për terrorizmin enveristo-stalinist. Aktorë kryesor i kësaj përpjekjeje janë vetë partitë politike. Ato në vend që të ndikohen dhe interesohen që ngjarjet të ndriçohen deri në fund, po merren me akuza e kundërakuza të pavend. Pistat e krimit në Kosovë e kundër Kosovës mund të jenë të ndryshme e të shumta. Por partitë politike, përfshirë dhe dy partitë në pushtet, PDK-në dhe LDK-në, e kanë për detyrë t’i kontribuojnë ndriçimit të çdo rasti dhe të dënojnë autorët. Në Kosovë publiku e di tashmë se më të shumtët kriminelë terroristë i përkasin taborit të enveristë-stalinistëve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi