Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi: Drejtësia kërkon të vërtetën dhe vetëm të vërtetën

Shko poshtë

Thaçi: Drejtësia kërkon të vërtetën dhe vetëm të vërtetën Empty Thaçi: Drejtësia kërkon të vërtetën dhe vetëm të vërtetën

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 10, 2009 2:35 am

Thaçi: Drejtësia kërkon të vërtetën dhe vetëm të vërtetën

Deklarata e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me shefin e EULEX-it, Yves de Kermabon

Thaçi: Drejtësia kërkon të vërtetën dhe vetëm të vërtetën 09.12.2009-ZKM-01_

Po e shënojmë një vjetorin e punës së suksesshme të EULEX-it. Ndihem tepër mirë me bashkëpunimin shumë të ngushtë me z.Kermabon, me të cilin kemi takime të rregullta javore.
Gjithashtu, janë edhe grupet e tjera punuese të përbashkëta që punojnë bashkërisht si institucione të Republikës së Kosovës me autoritetet e EULEX-it.
Si kryeministër i Republikës së Kosovës zhvilloj takime të rregullta konsultative, të shkëmbimit të ideve dhe mendimeve të përbashkëta mes institucioneve të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe EULEX-it.
Është ky një vit i punës së përbashkët, i një suksesi të përbashkët në fushën e sundimit të ligjit, që është prioritet prej më kryesorëve edhe i Qeverisë së Republikës së Kosovës, institucioneve të Kosovës.
Prandaj, ka qenë një vit i sfidave, por para së gjithash i suksesit të plotë edhe të institucioneve tona edhe të EULEX-it, me të cilët kemi një qëllim: sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës, luftimin e dukurive negative.
Është një betejë jo e lehtë, por fituese.
Vlerësimi im për punën e EULEX-it është se ne kemi punuar bashkërisht në krijimin e një ambienti dhe hapësire të standardeve evropiane.
Kemi pasur sfida të cilat i kemi kaluar me sukses bashkërisht.
Bashkëpunimi ynë do të jetë edhe më i ngushtë, me besim të plotë tek autoritetet përkatëse, domethënë institucionet legjitime të Republikës së Kosovës me mandatin e plotë EULEX-it.
Unë vlerësoj se viti i parë i angazhimeve mbështetëse për institucionet e Kosovës nga EULEX-i dhe puna jonë e përbashkët, ka qenë sukses i përbashkët dhe kështu do të vazhdojmë.
Në vazhdim po japim thekse nga përgjigjet e kryeministrit Hashim Thaçi lidhur me zhvillimet e fundit
Falënderoj edhe një herë z.Kermabon për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që e kemi pasur tash e një vit me autoritetet e EULEX-it.
Ne takohemi çdo të hënë dhe shumë prej takimeve nuk janë publike për arsye se mendojmë ashtu, por e gjithë puna është jashtëzakonisht transparente.
Pra, qytetarët e Kosovës dhe të gjitha mediet e saj duhet ta dinë dhe të jenë të informuar se bashkëpunimi ynë është i shkëlqyeshëm. Është bashkëpunim i rregullt dhe shumëdimesional, si dhe shumë parimor, në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe mandatin e EULEX-it.
E përmendi edhe z. Kermabon, secili duhet ta kuptojë se nuk do të lejojmë që politika të përzihet në drejtësi. Drejtësia nga politika do të jetë e ndarë dhe e pandikuar – gjithmonë. Ky është standard, të cilin duhet ta respektojmë.
Do të vazhdojmë të jemi të pakompromis me moton zero tolerancë ndaj fenomeneve negative, korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Është një betejë jo e lehtë, por jemi të bindur se do të shënojmë suksese.
Askush nuk do të jetë mbi ligjin, qoftë vendor apo ndërkombëtar. As nuk ka qenë, as është e as që do të jetë. Por, në të njëjtën kohë, dëshiroj të theksoj se, nuk do të lejojmë që deklaratat me mesazh elektoral ditor, të interpretohen si dëshmi për sistemin e drejtësisë.
Drejtësia është drejtësi, e kërkon të vërtetën dhe vetëm të vërtetën dhe jo mesazhe elektorale ditore prej kujtdo që mund të paraqiten, qoftë të ndonjë subjekti politik, qoftë të ndonjë individi, qytetari të inspiruar me motivacion politik.
Dua të mësohemi të gjithë me këtë, se politika dhe drejtësia nuk duhet të jenë të ndikuara nga njëra tjetra, dhe, të jenë larg njëra tjetrës.
Ky është misioni ynë, kjo është vendosmëria jonë, parimi ynë dhe zotimi ynë, i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në këtë drejtim kemi punuar bashkërisht edhe me EULEX-in.
Ju e keni parë. Ditëve të fundit kemi çdo ditë deklarata publike, nëpër rrugë, nëpër institucione, në Parlament dhe kudo tjetër.
Secili nga ne, fillimisht nga liderët politikë, deputetët, autoritetet zyrtare të shtetit të Kosovës, por edhe secili qytetar, duhet të ketë përgjegjësinë më të lartë kombëtare, politike, qytetare dhe demokratike.
Të besojmë në shtetin tonë. Kaluan dhjetë vite të tranzicionit demokratik, të lirisë së Kosovës dhe dy vite të shtetit të pavarur sovran dhe demokratik.
Prandaj, duhet të avancojmë vlerat dhe standardet dhe assesi të pretendojmë të sillemi në nivelin më të ulët politik. Nuk duhet të lejojmë. Pra, duhet t’i japim përkrahje të plotë sundimit të ligjit dhe ta pengojmë çdo interferim të kujtdo qoftë politik apo pretendim politik në sistemin e drejtësisë. Kjo nuk do të ndodhë.
E përmenda edhe më herët, nuk do të lejojmë që politika të ndikojë në sistemin e drejtësisë. Këtu flas për politikën vendore apo pretendimin e interferimit qoftë të ndonjë personaliteti ndërkombëtar në sistemin e drejtësisë me agjendë politike. Edhe njerëzit që punojnë në EULEX i nënshtrohen sundimit të ligjit dhe janë të barabartë para ligjit.
Ndërsa, shefi i Misionit të EULEX-it, Yves de Kermabon falënderoi kryeministrin Thaçi për bashkëpunimin e mirë gjatë vitit të parë të funksionimit të EULEX-it. Në vijim po japim thekse nga deklarimi i z.Kermabon
Bashkërisht me kryeministrin Thaçi jemi të përkushtuar për përmirësimin e sistemit të gjyqësisë, të policisë dhe të doganave, për t’i arritur standardet evropiane dhe ne mirëpresim vazhdimin e këtij partneriteti të rëndësishëm.
Ndërtimi i një sistemi funksional të sundimit të ligjit merr kohë, prandaj nuk ka fitore të lehtë në këtë proces.
Ne jemi duke punuar duke pasur parasysh këndvështrimin rajonal dhe ne e dimë se për të luftuar krimin e organizuar duhet t’a themelojmë një rrjet rajonal, po ashtu edhe evropian.
Të gjithë duhet të kuptojmë që nuk janë thashethëmet apo vlerësimet e ndryshme nga njerëzit që janë të rëndësishme. Është e rëndësishme që gjyqësori të punojë me një paanësi të plotë.
Në këtë kuadër, unë dua të falënderoj kryeministrin dhe presidentin për deklaratën e përbashkët, ku ata kanë potencuar që gjyqësia duhet të jetë larg ndikimeve politike. (ZKM)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi