Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shaban Cakoli: FËMIJËVE NË MËRGIM T´JU OFROJMË USHQIM SHPIRTËROR QË DO TË NDALOJNË ASIMILIMIN

Shko poshtë

Shaban Cakoli: FËMIJËVE NË MËRGIM T´JU OFROJMË USHQIM SHPIRTËROR QË DO TË NDALOJNË ASIMILIMIN Empty Shaban Cakoli: FËMIJËVE NË MËRGIM T´JU OFROJMË USHQIM SHPIRTËROR QË DO TË NDALOJNË ASIMILIMIN

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 11, 2009 2:28 am

Shaban Cakoli: FËMIJËVE NË MËRGIM T´JU OFROJMË USHQIM SHPIRTËROR QË DO TË NDALOJNË ASIMILIMIN

Fëmijët janë ajo pjesë e mërgatës shqiptare për të cilët ne do të duhej të kishim kujdes më të madh,nëse nesër duam të mbijetojmë si diasporë shqiptare.

Duke iu ofruar mjë ushqim shpirtëror shqiptar,por të konsumueshëm e të shijueshëm për rrethanat në të cilat jetojnë ata,ne do të bënim që fëmijët tanë të mos i harrojnë rrënjet e tyre.
Kjo mund të bëhet,kjo duhet të bëhet,por rolin kryesor në edukimin e fëmijëve tanë në frymën kombëtare e lozin fillimisht prindërit,mësuesit e shkollave me mësim plotësues në shkollat shqipe të diasporës,
por kësaj përgjegjësie nuk mund të i ikin as intelektualët e rrethit.

Fëmijët tanë janë engjuj të pa njollosur,ata nuk erdhën këtu me fajin e tyre,por rrethanat në të cilat ne jetonim dikur nën këmbën pushtuese i detyruan shumë shqiptarë të braktisnin atdheun e tyre,kush për rrethanat e krijuara politike dhe ekonomike,ku

dhe ata morën familjet dhe fëmijët e tyre me vete.Fëmiu ynë këtu do fillon jetën e vet në një rreth të huaj,në një kulturë ,shoqëri dhe gjuhë të huaj,po
nuk gjeti mbështetje nga prindërit,mësimdhënësit e shkollave shqipe,mund të rrëshqet,joshet dhe adaptohet në një shoqëri të huaj të pa njohur për te,në një
kulturë krejt tjetër,dhe ngadal por sigurt do të bie në grackën e mortajës së zezë të ashtu quajturit asimilim,i cili gllabëron qetë dhe pa diktueshëm,por
kur të gllabëroj fillimisht ndjen pasojat prindi,pse jo pastaj shoqëria dhe atdheu.Fëmijëve në diasporë nëse nuk ua ngulitim me kohë në kokë dhe zemër dashurinë për atdheun dhe kombin,për kulturën dhe traditën,për shkollën dhe gjuhën
ai fëmijë është i asimiluar.Andaj patriot të jesh është mirë,por nuk mund të quhet patriot ai prind që nuk e dërgon fëmiun e vet në shkollën e gjuhës amtare,sepse mu nga këtufillon patriotizmi.

Mërgata jonë asesi nuk guxon të bie në amullinë organizative,një mërgatë që paguan mjetet e saja për bashkimin e shqiptarëve në klube,të cilat do të i përdornin si ambiente ku pihet qaj,tymoset dhe bëhet vend frekuentimi i tipave të dyshimtë.

Neve na duhet një organizim krejt tjetër,një organizim për të shpërnda intelegjencën e re që formohet nëpër Univerzitetet europiane të e bartim në mesin e shoqërisë sonë.Kështu te evropianët lëmë një imazh se jemi një popull intelegjent,unë nuk them se mërgata jonë duhet të depolitizohet si thonë disa,përkundrazi,
më duket se është koha për një diasporë shqiptare të organizuar politikisht, por para së gjithash mbi bazatë kulturës sonë kombëtare, mbi baza lobimi për Shqipërinë dhe Kosovën,sepse një diasporë e organizuar mirë mund të jep një kontribut të madh për atdheun,vatrat tona
nje kontribut jo vetëm material,por edhe kulturor dhe arsimor.
Shaban Cakoli: FËMIJËVE NË MËRGIM T´JU OFROJMË USHQIM SHPIRTËROR QË DO TË NDALOJNË ASIMILIMIN 16744_1148221035791_1535548066_30346744_2968425_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi