Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shaban Cakoli: Nga Shaban Cakolli

Shko poshtë

Shaban Cakoli: Nga Shaban Cakolli Empty Shaban Cakoli: Nga Shaban Cakolli

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 02, 2010 11:32 pm

Shaban Cakoli: Nga Shaban Cakolli 18147_1159059626749_1535548066_30367471_5161406_n

Shaban Cakoli

PSE?

I zhdukur i tretur
në fole të huaj
ti ma ke ngrohë jetën
me javë e me muaj
Përse sú mendove
edhe një herë mirë
n´qastet më të vështira
më the Lamtumirë.


Shaban Cakoli: VALLJA E SHOTËS


Vallet janë pjesë e kulturës artistike të popullit,ato përfshijnë
kërcimet tradicionale në raste festash dhe argëtimeve dhe përfshijnë dy
gjini kryesore:lirike dhe epike.Ndër vallet më të popullarizuara në
Kosovë
është vallja e Shotës.Ajo shoqërohet në forma të ndryshme
vokalo-instrumentale dhe luhet në të gjitha tubimet festive e veqmas
gjatë ceremonialit të dasmave.

Demir Krasniqi ka bërë mundin e tij për të bërë më interesante këtë valle:Ai ka hartuar një tekst të bukur
kënge për shoqërimin e kësaj vallje me këngë.Si e tillë kjo valle në Malësinë tonë është shumë e kërkuar.


DEMIR KRASNIQI

Hajde Shoto marshallah
fluturo me krah
lujma Shotë mjedisin
mos ma korit fisin.

Hajde Shoto nëpër jaz
i ke kthye flokët tallaz
i ke kthy i ke dredhu
fytyrën tënde e ke hijeshu.

Hajde Shoto nëpër ara
dimi t´kuqe lule t´bardha
hajt shoto nëpër therra
dimi t´kuqe lule t´verdha.

Hajde Shoto kah qarshija
ferr,fërr ,fërr po t´ban shamija
hajde shoto nga mejtepi
fërr,fërr ,fërr po t´ban jeleku
Lujma Shoto kamben
ta fali nallanen
lujma lujma shtatin,se ta blej sahatin.

Shaban Cakoli: TOKA IME

Toka ime më fal
për vitet kur isha djalë
ndoshta mbi ty,lash ndonjë gjurë
që të erdhi rëndë
Ndoshta
këtë dhe nuk e di
më fal,se isha fëmijë
e tani pezmi më rritet
kur kujtoj,si ikin vitet
pa prezencën tënde
o toka mëmë
flokun e thinjur
zemrën e vrarë
Tani më fal vetëm një hap
mua fëmiut plak
jo të luaj mbi ty si fëmijë
Së paku nën ty,i qetë të rri.
Shaban Cakoli: Nga Shaban Cakolli 18147_1162859801751_1535548066_30375985_8107829_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi