Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Djali pa emër tek tregimet "Motrat", "Takim" dhe "Arabia"

Shko poshtë

Djali pa emër tek tregimet "Motrat", "Takim" dhe "Arabia" Empty Djali pa emër tek tregimet "Motrat", "Takim" dhe "Arabia"

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 12, 2009 12:11 am

Djali pa emër tek tregimet "Motrat", "Takim" dhe "Arabia"

Personazhi pa emër i cili sheh pas në fëmijërinë e tij ndërkohë që rrëfen “Motrat” është një figurë qendrore e “Dublinasve”. Ai është personazhi i parë i veprës të cilin lexuesi e njeh nga afër. Ai shërben si model i personazheve kryesore të dy tregimeve që pasojnë (ndoshta dhe të tregimit “Të Vdekurit”), gjithashtu ai konkretizon bashkimin e temave të mëdha duke mishëruar cilësitë e kundërta.
Një djalë, është personazhi më normal me të cilin mund të fillojë një libër sepse ai përmban shumë cilësi të cilat e tërheqin lexuesin. Së pari, ai është i ndjeshëm, i ndjeshëm mjaftueshëm për të përjetuar një sërë ndjesish për moshën që ka, përfshirë këtu kombinime kontraditktore si frika dhe qëndresa (paragrafi i fundit i tregimit të parë), zemërimi dhe pasiguria (ndërkohë që e merr gjumi) dhe, veçanërisht, “ndjesia e lirisë” si kundërpërgjigje për vdekjen e mentorit të tij e cila habit atë dhe lexuesin. “Më duket e çuditshme,” thotë narratori, “që as unë e as dita nuk jemi në të pikëlluar.” Së dyti, ai është inteligjent dhe jo vetëm në kuptimin e ngushtë të fjalës. Sigurisht, ai ka mjaft mend sa për të thithur gjithë informacionet e errëta që ndante me të prifti. (Kjo gjë duket edhe në faktin që u rrit nga një rrëfimtar i artikuluar, i cili rrëfen sot për ne historinë e At Flynn-it dhe ndikimin që prifti tek ai.) Por, protagonisti i “Motrave” ka gjithashtu një të kuptuar intuitive mbi atë sesi qeniet e tjera njerëzore ndjejnë, mendojnë dhe sillen – ju mund ta quani këtë inteligjencë emocionale. “Unë e dija që isha nën vëzhgim dhe vazhdova të haja sikur lajmi të mos më kish interesuar aspak,” thotë ai pas momentit të vështirë kur merr vesh lajmin e keq për mësuesin e tij. Një çast më vonë, ai e mbush gojën me ushqim për të shmangur kundrapërgjigjet direkte me plakun Cotter. Ai ndoshta ka të drejtë në analizën që i bën situatës. Qartësisht, është koha e papërshtatshme për të mbrojtur veten apo At Flynn-in.
Në shtëpinë e zisë, djali me kujdes vështron gjithçka që e rrethon dhe sillet jo si duhet, duke hyrë në majat e gishtave, bën sikur lutet kur sheh se atë duhet të bëjë, refuzon biskotat nga frika e të bërit shumë zhurmë teksa i ha dhe mbi të gjitha, rri në heshtje. Madje edhe të rriturit mund të jenë shpesh të ndjeshëm nga humori i ambjentit që e rrethon. Megjithatë, djali e përshkruan saktësisht atë që po ndodh në ato çaste pranë tij. Nuk është e habitshme që një djalë kaq i ndjeshëm, kaq inteligjent, do ta gjejë veten pak të huaj nga të tjerët – të përjashtuar, përfundimisht, nga familja dhe bashkëmoshatarët. Duket sikur ai bën një lidhje të gjithçkaje me gjyshin e tij, sesa me plakun Cotter, dhe thuhet se ai rrallë luan “me djaloshët e moshës së tij.” Madje edhe në shoqërinë e gjyshes së tij dhe motrave të priftit, në fund të tregimit, vihet re nga lexuesit se djali është i vetëm.
Së fundmi, përmes personazhit kryesor të “Motrave” i cili nuk e ka në dorë fatin e tij, si pjesa më e madhe e fëmijëve, por ai ka një shpirt të lirë dhe dëshiron të zbulojë natyrën e vërtetë të gjërave të cilat e bëjnë atë të të kërkojë përtej konvencioneve dhe kufijve. Ai pyet, deri aty ku ai ka aftësinë ta bëjë këtë, për ato ç’ka ai ende nuk i di. Kjo mendohet të jetë karakteristika që më sa pari e çoi atë tek prifti dhe po kjo që e çon në shtëpinë e të vdekurit dhe në fund tek arkivoli i tij i hapur. Ajo që e tërheq më shumë lexuesin tek ky personazh është energjia e tij dhe dëshira për të mësuar sa më shumë.
Tek djali pa emër i tregimit “Motrat”, James Joyce-i gjeti prototipin të cilin e rikthen të paktën edhe në dy histori të tjera, në mos tre. Kështu, djali i paraqitur në tregimiet “Takim” dhe “Arabia” ndan të njëjtat karakteristika personaliteti me protagonistin e “Motrave”, përfshirë këtu ndjeshmërinë e lartpërmendur, inteligjencën, tëhuajzimin dhe natyrën kurioze.
Tek Gariel Conroy (protagonist i tregimit “Të vdekurit”) Joyce-i na paraqet atë çka duket si një variant i këtij prototipi: djali pa emër u rrit, u martua dhe bëri fëmijë.
Joyce-i gjithashtu paraqet temat kryesore të “Dublinasve” në kontrast, duke nxjerrë në pah të kundërtat e heronjve të tij pa emër. Paraliza haset në lëvizje, meqë tre djemtë ndërmarrin udhëtime të shkurtra - djali i parë shkon tek shtëpia e priftit, i dyti tek Pigeon House dhe i treti tek Arabia. Joyce-i nënvizon korruptimin e personazheve të rritur me qëllim krahas pastërtisë së të vegjëlve. Kur rrëfimi nis, tri djemtë e vegjël janë secili të pa prekur nga vdekja, seksi, dhimbja prej dashurisë. Në fund, edhe pse të rrethuar nga të vdekur dhe vdekja, tri djemtë pa emër pa asnjë qëllim i dorëzohen jetës. Në të kundërt, si fëmijë, ata sapo kanë nisur të zbulojnë dhe eksperimentojnë me botën dhe mrekullitë e saj dhe si fëmijë anojnë kah mirëpritja e çdo gjëje që u vjen ndesh.
Tek “Motrat”, “Takim” dhe “Arabia”, Joyce-i u ofron lexuesve një paraqitje të botës së Dublinit dhe Dublinasve. Njëkohësisht, ai jep shpresë për tri protagonistët e tij pa emër. Shpresa e tij, ndoshta, ishte që lexuesi t’i mbante mend djemtë e vegjël, gjatë leximit të mëtejshëm të takimeve të errëta të Dublinasve.
Përktheu: Davjola Ndoja
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi