Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Elmira Muja:"Motrat Qiriazi" ndajnë gëzimet dhe urimet me gratë shqiptare të New Yorkut

Shko poshtë

Elmira Muja:"Motrat Qiriazi" ndajnë gëzimet dhe urimet me gratë shqiptare të New Yorkut Empty Elmira Muja:"Motrat Qiriazi" ndajnë gëzimet dhe urimet me gratë shqiptare të New Yorkut

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 04, 2009 1:32 pm


Elmira Muja:"Motrat Qiriazi" ndajnë gëzimet dhe urimet me gratë shqiptare të New Yorkut U1_ElmiraMuja
Elmira Muja
“Motrat Qiriazi” ndajnë gëzimet dhe urimet me gratë shqiptare të New Yorkut
Nga Elmira Muja
Nga shëpia më shtëpi, nga zemra në zemër, nga një vend në një tjetër, ngrohtësia e gëzimit të festave të fundvitit na sjell më afër me njëri tjetrin. Krishtlindjet është koha ku çdonjëri do të harrojë të kaluarën dhe të kujtojë të tashmen, është momenti kur gjërat më të bukura në botë nuk mund të shihen, madje as të preken, por të ndjehen me zemër.
Është festa ku të gjithë së bashku marrim dhe japim urime, që viti i ardhshëm të jetë më i sukseshmën në punën tonë, më i begatë dhe i shëndetshëm për familjet tona.
Organizata e Gruas Shqiptaro-Amerikane “Motrat Qiriazi”, zgjodhi restorontain “Desaret” në Manhattan, për të festuar së bashku me gratë e komunitetit tonë festat e fundvitit.
Në fjalën e mirëseardhjes, presidentja e Organizata e Gruas Shqiptaro-Amerikane”Motrat Qiriazi”, Dr.Anna Kohen, tregon momentet më të bukura, por edhe të vështira që ka kaluar Organizata e Gruas Shqiptaro-Amerikane “Motrat Qiriazi” në vitin që po lemë pas.
Ne festuam 15 vjetorin, duke marrë urime të veçanta nga presidenti i Republikës së Shqipërise, nga shumë organizata të tjera si dhe nga individë të veçantë. Viti që po lemë pas, ka qenë me të vërtetë një vit special, i mbushur me plot aktivitete, që falë punës së vullnetarëve është bërë e mundur që të zgjidhim problemet dhe nevojat emergjente të komunitetit tonë.
Çdo vit komuniteti shqiptar vjen duke u rritur, dhe sigurisht Organizata e Gruas Shqiptaro-Amerikane”Motrat Qiriazi”, si e vetmja organizatë shqiptare në përgjigje të kërkesave të tyre ka më shumë përgjegjësi në përmbushjen e misionit të saj.
Ajo çfarë e bën më të ndjeshme punën e Organizatës së Gruas Shqiptaro-Amerikane”Motrat Qiriazi”, vijoi Dr.Kohen, është përgjigja e menjëherëshmë në raste tragjedie. Dy rastet e këtij viti janë Tragjedia Gërdeci dhe rasti i Mimoza S.
Për të dy rastet, Orgamizata Gruas Shqiptaro-Amerikane”Motrat Qiriazi”, falë ndihmës bujare të miqve të saj arriti të mbledhë fonde.
Një çek nga organizata Gruas Shqiptaro-Amerikane”Motrat Qiriazi”, iu dergua kohë më parë familjes Deliu, e cila përjetoi dramën më të madhe në tragjedinë Gërdeci.
Bashkia e qytetit të Vorës, me këtë rast dërgoi një letër falenderimi për Organizatën e Gruas Shqiptaro-Amerikane”Motrat Qiriazi”
Në këtë mbrëmje kishte ardhur për të ndarë gëzimin dhe momente të bukura me motrat e saj të komunitetit, edhe Mimoza S.
Emri i saj është bërë i njohur edhe nga media e New York-ut.
Historia e Mimozës është shumë e trishtueshme. Ajo fillon që me peripecitë e saj të para në Shqipëri për të ardhur në tokën e premtuar. Historia e saj mund të jetë e ngjashme me jetët e shumë grave që sakrifikojnë për tu siguruar fëmijëve një jetë më të bukur. Mimoza rrëfen vetë ngjarjen e saj që ndodhi shtatorin e kaluar. Mrekullisht ajo i shpëtoi një krimi monstruz i mbetur në tentativë nga babai i fëmijëve të saj.
Ndërhyrja e shpejtë e forcave të policisë së Bronxit, ku një meritë të veëantë në këtë ekip ka police officer Mimoza Bakraqi, bëjnë të mundur që të dërgojnë Mimozën në spital, për ti shpëtuar jetën. Ndonëse, sot Mimoza S. është invalide dhe me shumë plagë në trup, ajo është në pëpjekje të vazhdueshme për të rifilluar jetën normale me fëmijët e saj. Ajo flet e shoqëruar nga lotët, duke falenderuar në veëanti Mimoza Bakraqin, ndihma e së cilës, jo vetëm në momentin më të vështirë të jetës së saj ka qenë prezent, por edhe tani.
Faleminderit, motra të dashura që më ftuat sonte këtu, faleminderit Dr.Kohen që je interesuar kaq shumë për muavijon më pas Mimoza S. Unë e çmoj shumë ndihmën tuaj personale, por edhe të organizatës që ju drejtoni dhe që jeni vazhdimisht kaq pranë me hallet e komunitetit në përgjithësi dhe të grave në veçanti. Unë kam mendimin se jo vetëm në krishtlindje, por gjatë gjithë vitit, gëzimin që ju jipni tek të tjerët është gëzimi që kthehet tek ju.
Për punen fisnike në ndihmë të viktimave të dhunës në familje dhe shërbimin ndaj grave dhe fëmijëve Shqiptaro-Amerikanë në Bronx, Police Officer Mimoza Bakraqi mori një çertifikatë mirënjohje me motivacionin: AAWO Community Service Award 2008,
Më pas Dr.Kohen i dorëzon Mimoza S një cek
Për të dy rastet Dr Kohen falenderon në emër të organizatës që ajo drejton prej 11 vjetësh
Dhuruesit për Mimoza S.:
Massachusetts Albanian American Society-BESA
Dr. Anna Kohen
Mrs. and Mr. Louis Foundo
Gary Kokalari
Prelë Sinishtaj
Ina Hoxha
Dhuruesit për tragjedinë Gërdeci:
Driton dhe Luiza Bauta
Kestrina Budina
Enon Daci dhe Genta Dani
Genta Daiu
Vojislava dhe Steven Duracevic
Elira Duro
Shefqet Shala
Drita Shkurti
Loreta Stamo
Organizata e Grave Shqiptaro-Amerikane ”Motrat Qiriazi”- AAWO
Letrën përshëndetëse të dërguar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Zoti Bamir Topi, e lexoi zonja Valbona Jerasi.
Më pas përshëndetje dhe urime secila për njëra tjetrën. Në çastet e përfundimit është sërish fjala e Dr Kohen: Të nderuara, Zonja, motra dhe shoqe të njëra tjetrës, jam e bindur se duke punuar të gjithë së bashku ne do të arrijmë deri tek e pamundura. Le të kemi si moton tonë një thënie të Nënë Terezës : Përhap dashuri kudo ku shkoni. Mos e lër asnjë që vjen tek ti pa e bërë të lumtur. Një zemër e gëzueshme është rezultat i pashmangshëm i zemrës së mbushur me dashuri.
Gëzuar festat e fundvitit, për të gjitha ju dhe për të gjitha nënat, gratë dhe motrat shqiptare të kudondodhura!
Elmira Muja:"Motrat Qiriazi" ndajnë gëzimet dhe urimet me gratë shqiptare të New Yorkut U1_1
Elmira Muja:"Motrat Qiriazi" ndajnë gëzimet dhe urimet me gratë shqiptare të New Yorkut U1_2
Elmira Muja:"Motrat Qiriazi" ndajnë gëzimet dhe urimet me gratë shqiptare të New Yorkut U1_3
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Elmira Muja:"Motrat Qiriazi" ndajnë gëzimet dhe urimet me gratë shqiptare të New Yorkut Empty Re: Elmira Muja:"Motrat Qiriazi" ndajnë gëzimet dhe urimet me gratë shqiptare të New Yorkut

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 04, 2009 1:34 pm

Elmira Muja:"Motrat Qiriazi" ndajnë gëzimet dhe urimet me gratë shqiptare të New Yorkut U1_5
Elmira Muja:"Motrat Qiriazi" ndajnë gëzimet dhe urimet me gratë shqiptare të New Yorkut U1_6
Elmira Muja:"Motrat Qiriazi" ndajnë gëzimet dhe urimet me gratë shqiptare të New Yorkut U1_7
Elmira Muja:"Motrat Qiriazi" ndajnë gëzimet dhe urimet me gratë shqiptare të New Yorkut U1_8
Elmira Muja:"Motrat Qiriazi" ndajnë gëzimet dhe urimet me gratë shqiptare të New Yorkut U1_9
Elmira Muja:"Motrat Qiriazi" ndajnë gëzimet dhe urimet me gratë shqiptare të New Yorkut U1_10
Dhjetor 2008
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi