Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krimet e SHIK-ut: Nazim Bllaca është vetëm maja e Aisbergut

Shko poshtë

Krimet e SHIK-ut: Nazim Bllaca është vetëm maja e Aisbergut Empty Krimet e SHIK-ut: Nazim Bllaca është vetëm maja e Aisbergut

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 12, 2009 7:56 pm

Krimet e SHIK-ut: Nazim Bllaca është vetëm maja e Aisbergut



Sadik Krasniqi



Deshmia e Nazim Bllaces ka tronditur gjithë opinionin kosovar. E ka tronditur, sepse për herë të parë drejtohet gishti drejt atyre që kanë bërë vrasje, terrorizim, rrahje e shantazhe, plaçkitje masive të pasurisë publike, përdhunime, organizim trazirash duke rrezikuar seriozisht sigurinë dhe integritetin territorial të vendit…

Ata që e njohin gjendjen në Kosovë, keto gjera i kanë ditur por kanë heshtur. Këtu nuk mund të akuzojmë organet (drejtësinë dhe policinë, sepse ato kontrollohen gjithandej nga keqbërësit), por nuk mund të shpjegohet se si kanë heshtur diplomatët e huaj aty, se si kanë heshtur OJQ-të, e sidomos mediat, për të cilat është investuar shumë nga bashkësia nderkombëtare?

Siç po shihet kjo ka ndodhur për shkak të frikësimeve dhe kërcënimeve shumë konkrete që ka ushtruar SHIK-u kundër çdonjërit që i ka dalë në udhë.

Ja pse aferës së SHIK-ut duhet t’i shkohet deri në fund.

Krimet e SHIK-ut nuk datojnë nga çlirimi i Kosovës e këtej.

Udheheqja e SHIK-ut, Kadri Veseli, Azem Syla, Ilmi Reçica, Fatmir Limaj, Xhavit Haliti, Fatmir Xhelili janë përgjegjësit e drejtpërdrejtë të vrasjes së Ahmet Krasniqit. Kjo vrasje e njeriut që paraprakisht iu morën të hollat dhe pastaj u eliminua, nuk është bërë pa dijen dhe urdhërin e Hashim Thaçit. Të gjithë ata që i dinë rrethanat në Kosovë e dijnë se asnjë vrasje nuk është bërë pa pjesëmarrjen ideore të Hashim Thaçit.

Dy orë para se të vritej Ahmet Krasniqi, anëtari i drejtorisë Politike të UÇK-së, Bardhyl Mahmuti, atëherëë zedhenes i Hashim Thaçit, e i cili tashmë është akomoduar në Maqedoni, deklaroi para 500 shqiptarëve në Suedi se “ne do ta vrasim Ahmet Krasniqin”.

Vrasje tjetër po aq mizore është edhe vrasja e Behadin Hallaçit, i burgosur politik, i vrarë pabesisht nga të njëjtit kriminelë dhe nga motive të pastra politike më 11 qershor 1999, në prag të çlirimit të Kosovës. Ai u vra, sepse iu kundërvu Hashim Thaçit. Sipas dëshmitarëve Behadinin e ka vrarë prapa shpine vetë Azem Syla.

Behadin Hallaçi ishte luftëtar, ai nuk ishte udbash dhe ishte ndër shtyllat e UÇK-së. Ishte njeriu më i ditur e më i shkolluar në radhët e saj.

E të njëjtës natyrë është edhe vrasja tinëzare e Ekrem Rexhës, komandant Drinit. Edhe kjo ishte një vrasje e kulluar politike, e bërë pa asnjë dilemë me insistimin e Hashim Thaçit. Sepse ky enveristo-komunist nuk mund të durojë njerëz që nuk i nënshtrohen injorancës së tij.

Komandant Drini u vra ne momentin kur mendonte të angazhohet politikisht. Dhe ky angazhim do ta izolonte politikisht klanin e Thaçit. Dalja për nevoja elektroale e Thaçit para mediave me vëllain e komandant Drinit dhe sidomos fjalët e tij se paskësh qenë mik i vjetër i Ekrem Rexhës, janë kthimi i kriminelit në vendin e krimit.

Nga këso motivesh apo të tjera gjithashtu të ulëta janë vrarë nga i njëjti grup kriminal përplot shqiptarë me profesione dhe bindje të ndryshme: Xhemail Mustafa, Shaban Manaj, Ukë Bytyqi, Smajl Hajdaraj, Tahir Zemaj, Bardhyl Ajeti, policët Tolaj e Hadërgjonaj dhe plot të tjerë.

Udbashët që u vranë, Klokoqi dhe Brosha, është e vërtetë se kanë bërë shumë gjëra të rënda, por e keqja është se ata nuk janë vrarë për aktet e tyre antikombëtare, por për ta fshehur aktivitetin antikombëtar të disa personave që edhe sot janë personalitete të rëndësishëm të SHIK-ut, të PDK-së dhe të ndonjë partie tjetër.

Në këto vrasje një rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe mediat e kontrolluara nga SHIK-u, Kosovapress, Epoka e Re, Infopress, Ekspress., etj.

Për shembull, pak kohë para vrasjes së komandant Drinit, shefi i Kosova press, Skënder Krasniqi, njëherit kuadër me peshë i SHIK-ut, botoi një artikull denigrues kundër këtij personaliteti madhor…, disa kohë më vonë te dera e shtëpise e priten dhe e ekzekutuan eskadronet e vdekjes.

Poashtu, me urdhërin e Muhamet Mavrajt, gjithashtu funksionar i lartë i SHIK-ut, dhe kryeredaktor i fletushkës Epoka e re,u rrah per vdekje Salih Kabashi, kryeredaktor i revistës së njohur “Republika”… Në ndërgjegjen e Mavrajt ka edhe ekzekutime krejt konkrete, të cilat edhe një hetim krejt i përcipët do t’i nxjerrte në sipërfaqe.

Po kështu ka ndodhur edhe me kryeredaktor të mediave të «pavarura», për shembull Berat Buzhala është njeri në duar të SHIK-ut, mjafton një lexim sipërfaqësor i shkrimeve te kesaj gazete për rastin Bllaca për ta kuptuar se Buzhala luan rolin e bishtit të dhelprës që përpiqet t’i zhdukë gjurmët krejt të qarta të mecenve të tij kriminelë… Sylejman Shaqiri, kryeradaktori i RTK-së, gjithashtu është në shërbim të plotë të SHIK-ut.

SHIK-u, prej vitesh kontrollon ndërmarrjet kryesore publike: KEK-un, pastaj PTK-në, prej ku, krahas vjedhjeve kolosale, me vite agjentët e Thaçit përgjojnë telefonat e të gjithë kundërshtarëve të tij, madje edhe atyre brenda PDK-së, dhe i përdorin për pasurimin e dosjeve dhe shantazhimin sa ma efikas të qytetarëve. Në aeroport veprojnë ekipe të tëra të SHIK-ut, të cilët plaçkisin të ardhurat e madje edhe përdhunojnë vajzat e punësuara aty… Pa folur për SHPK-në, policinë, të cilën e udhëheq prej vitesh Sheremet Ahmeti, familjar krejt i afërt i Thaçit… Policia është histori me vete. Ajo është e ndarë në fraksione partiake. Të marresh grada në policinë e Kosovës, nuk do të thotë të jesh profesionist, i ndershëm e i përkushtuar, por të kesh lidhje të forta me SHK-un, të jesh shërbëtor i tij.

Pas gjoja shpërbërjes së SHIK-ut, krerët e tij janë akomoduar në kryeministri dhe nëpër Ministri të ndryshme dhe vazhdojnë veprimtarinë e tyre kriminale nën ombrellën e Qeverisë. Merreni me mend, organizatori i vrasjes së Ahmet Krasniqit, krimineli Ilmi Reçica, është njeriu kryesor në Këshillin e Sigurisë Kombëtare!

Ky është shkaku pse AKI, edhe 2 vjet pas shpalljes së pavarësisë, i ka vetëm 3 anëtarë sepse Hashim Thaçi dhe njerëzit si ai nuk duan institucione shtetërore, por shërbime personale, që i eliminojnë kundërshtarët e tij, qe i disiplinojnë mediat, që plaçkitin ndërmarrjet publike, që i vjedhin votat, qe i terrorizojnë qytetarët.

Një burim i jashtëzakonshëm për financimin e SHIK-un dhe klanit të Thaçit, që nuk ia di skajin pasurisë, janë Doganat e Kosovës, prej ku marrin shuma marramendëse të te hollave për aktivitetin e tyre antikosovë.

Të flasësh për këtë organizatë terroriste e kriminale pa përmendur kokën e saj, Hashim Thaçin, është e paimagjinueshme. Thaçi e SHK-u janë një kokë dhe një trup.

Se Hashim Thaçi është njeri i sëmurë e i rrezikshëm e tregon edhe sjellja ndaj prijësit legjendar të Kosovës Dr.Ibrahim Rugovës. Në bisedimet qe organizonte bashkësia ndërkombetare me njerëzit ma të rëndësishëm të Kosoves, ka ndodhur shumëherë që Thaçi duke qenë i ulur pranë Presidentit Rugova, t’ia shkel atij këmbën nën tavolinë deri sa ia ka gjakosur. Kjo ka ndodhur madje edhe në momentet kur Ibrahim Rugova ishte i sëmurë për vdekje.

Por ndër aktet më të rënda të Thaçit dhe organizatës së tij terroriste është padyshim roli që ai dhe banda e tij kanë luajtur në ngjarjet e marsit të vitit 2004, kur u kall krejt Kosova.

Fillim e mbarim këto ngjarje janë bërë nën orkestrimin e Hashim Thaçit, i cili atë kohë iku në Amerikë, për të spastruar veten dhe ia la dorës se tij të djathtë, Azem Sylës që me rrjetin e tij agjenturor t’ia fusë flakën tërë Kosovës.

Këto ngjarje që e kanë varrosur Kosovën dhe kanë përgatitur terrenin për copëtimin e saj u organizuan pë qellimin e vetëm që ky klan i rrezikshëm ta marrë pushtetin në Kosovë.

SHIK-u kontrollon Bankat në Kosovë, edhe ato private, agjencitë e sigurimeve, ku Thaçi ka vendosur vëllain e vetë në bordin kolektiv të këtyre agjencive dhe prej ku vjel sigurimet si bahqen e babait. Në këtë rast vlen të përmendet plaçkitja që ju bëhët mërgimtarëve në kufi, kur secili detyrohet të paguaj sigurim për veturen e tij, edhe pse çdonjëri prej tyre ka kartelë sigurimi të shteteve perëndimore të vlefshme kudo në botë, por jo edhe në çiflikun e Hashim Thaçit.

Ato të holla nuk regjistrohen askund…dhe vetëvetiu perfundojnë në xhepat e mafias thaçiste.

Pjesa kryesore e privatizimeve është bërë dhe behet përmes SHIK-ut, ku ai merr pjesën e vet.

Për shembull, pasuritë kryesore të Ferizajit janë në dorë të Ilmi Reçicës, vëllai i të cilit është baroni i drogës në Evropën qendrore; me mijëra hektarë tokë në rrethin e Pejës janë te Xhavit Halitit dhe të Adem Grabovcit. Me mijëra hektarë tokë në rrethin e Prishtinës dhe Drenicës janë te Azem Sylës, Sami Lushtakut apo të njerëzve të tyre.

I ngjashëm është edhe Rrustem Mustafa - Rremi, nënkryetar i PDK-së, i cili me vite e ka plaçkitur biznesin prishtinas, pastaj PTK-në deri te ardhja e vëllait të Fatmir Limajt aty, ndërsa tash po i vjel doganat si hardhine e gjyshes.

E tërë udhëheqja e PDK-së pra, është kupola e krimit të organizuar në Kosovë.

SHIK-u kontrollon të gjitha hotelet dhe motelet e Kosovës, ku shumë prej tyre janë të pajisura me kamera për incizimin e dhomave dhe sidomos të personave që qëndrojnë në to.

Qëndrimi prej servili i Fatmir Sejdiut i ka rrënjet te shantazhi, sepse SHIK-u ka dosje për të dhe sidomos për të birin e tij që punon në PTK.

Largimi i Veton Surroit nga politika i ka rrënjët te aktivitetet kriminale të SHIK-ut, te dosjet dhe sidomos te vjedhja e votave.

Në të gjitha zgjedhjet e pasluftës, SHIK-u ka qenë faktori kryesor i vjedhjes së votave.

Ka plot politikanë të Kosovës, të cilët shantazhohen sistematikisht nga SHIK-u, dhe ata, përfshi këtu sidomos Behxhet Pacollin, janë disiplinuar përmes dosjeve dhe veprimtarive të tjera përcjellëse të kesaj organizate terroriste.

Me një fjalë, storia e përgjakshme e SHIK-ut dhe krerëve të tij është e gjatë. Mjerisht, organet e Kosovës nuk mund t’i qërojnë hesapet me të.

I takon Ambasadës amerikane në Prishtinë që të jetë më e vendosur që ta çliroj për së dyti Kosovën, kësaj radhe nga ata që nuk kanë zgjedhur dhe nuk po zgjedhin mjete për ta sunduar, plaçkitur e përdhunuar shtetin më të ri të botës.

Pa angazhimin e drejtpërdrejtë të ambasadës amerikane, nuk do të mund të bëhet asgjë, sepse EULEX-i po shihet se ka prirje politike, ai ka nevojë për politikanë të zhytur në krime, sepse kështu do të mund të qëndrojë sa më gjatë në Kosove dhe ta bëjë perspektivën e saj si shtet i pavarur sa më të dyshimtë.

Siç dihet, edhe partitë e tjera i kanë shërbimet e tyre sekrete, por gjithsesi SHIK-u i Thaçit ua kalon të gjithëve. Kjo organizatë terroriste është kudo në Kosovë, është vetë shteti e pushteti.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi