Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mirë se të gjeta Kosovë

Shko poshtë

Mirë se të gjeta Kosovë Empty Mirë se të gjeta Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 14, 2009 10:12 pm

Mirë se të gjeta Kosovë

Nga Makfire (Maqedonci) Canolli



Mbas shumë viteve Kosovë
un përsëri tek Ti erdha,
të lashë me lotë në sy
me gërmadha e tym të zi!

Të lamë si mos më keq
me shumë plagë e lëndime,
na larguan të gjithë neve
me dhunë e mallteretime!

Sot un erdha përsëri
e të gjeta në Liri,
të buzëqeshur me lumturi
sikur nuse je përtri!

Edhe un sot po gëzohem
jam e lumtur e jam krenare,
që Kosovë prap tek Ti
po flitet gjuha jonë amtare!

Sa her un me Ty takohem
gjithmonë në shpirtë rifreskohem,
më zgjatet jeta e lumturohem
bashkë me Ty edhe un rinohem!

Do të punojmë e do të fitojmë
tek Ti të gjithë do t'investojmë,
e ta bëjmë natën ditë
do të bëjmë si Amerikë!

Do të ketë uzina e kombinate
rrugë të reja dhe pallate,
do të ketë punë e shumë të mira
që kurrë t'mos braktisë rinija!

Se askund në këtë Botë
vendë më t'bukur se Ti nuk ka,
andaj do të përpiqemi të gjithë
e do të bëjmë si një Kala!

Dhe ja sot mbas kaq vitesh
prapë tek Ti si zog un erdha,
dhe me zemër e gjithë shpirtë
të themë - Kosovë, Mirë se të gjeta!

Makfire (Maqedonci) Canolli
10 Qershor, 2004
U.S.A
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi