Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një perspektivë e mirë për ambientin në Kosovë

Shko poshtë

Një perspektivë e mirë për ambientin në Kosovë Empty Një perspektivë e mirë për ambientin në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 23, 2009 11:01 pm

Një perspektivë e mirë për ambientin në Kosovë

Sokol Demaku
Në Stockholm të Suedisë, përfaqësuesi i Kosovës mori pjesë në seminarin për ruajtjen e ambientit jetësor



Një perspektivë e mirë për ambientin në Kosovë Afrim%20Syla
Dr. Afrim Syla, pjesëmarrës i seminarit në Stockholm
Në këtët seminar meri pjesë edhe dr. sc. Afrim Syla, ligjërues në Universitetin e Kosovës, respektivisht në Fakultetin e Mitrovicës me të cilin biseduam rreth kësaj problematike dhe për punën e seminarit.


Për tri javë me radhë në Stockholm të Suedisë janë duke u takuar përfaqësues të vendeve të Europës Juglindore e së bashku me ta edhe perfaqësuesit e shtetit më të ri në Evropë, Republikes së Kosovës, të cilët janë duke prezantuar Republikën e Kosovës në këtë seminar para kolegëve të tyre, për të arriturat dhe problemet me të cilat ballafaqohet shteti më i ri në botë në këtë fushë mjaftë të ndieshme për jetën e qytetareve.
Ne, këtu takuam dr. sc. Afrim Sylën, ligjerues në Universitetin e Kosovës, respektivisht në Fakultetin e Mitrovicës me të cilin biseduam rreth kësaj problematike dhe për punën e seminarit të cilin ai është duke e ndjekur këtu në Stockholm.
Afrimi është nga Mitrovica e thotë se është i specializuar në fushën e ruajtjes së ambientit jetësor respektivisht në menaxhimin e zonave rurale ambientale problematike në Republikën e Kosovës.
Ky punon në Institutin për hulumtimin dhe ruajtjen e ambientit të Republikës së Kosovës si dhe ligjerues në fakultetin e Mitrovicës.
Seminari është i organizuar nga ana e organizatat joqeveritare suedeze SIDA dhe Sweko, në të cilin seminar po diskutohet rreth menyrës së ruajtjes së ambienit në vendet e Evropës Juglindore dhe se Afrimi është i kënaqur me pjesëmarrjen në këtë seminar ku ai sheh një perspektivë të mirë për ambientin në Kosovë pra për mënyrën e menaxhimit të kësaj lëmie.
Afrimi beson se edhe vet banorët e Kosovës do të jenë më aktivë në këtë lëmi dhe se edhe do ketë efekte pozitive në këtë drejtim. Afrimi ka prezantuar në këtë seminar problemet me të cilat ballafaqohet Mitrovica si qytet problematik, pra perspektivat në të ardhmen në këtë mjedis. Afrimi mendon se seminari ka parashtruar para pjesëmarrësve shumë detyra konkrete rreth mjedisit dhe ambientit të cilat janë madhore për vendet në tranzicion dhe në zhvillim e kjo është shumë me rëndësi se Suedia ka një përvojë të mirë dhe shumë të madhe në këtë drejtim dhe prin kur kemi të bëjmë me ruajtjen e ambientit në të gjitha vendet evropiane mund të themi, pra ne këtu shohim një perspektivë të mirë në këtë drejtim dhe se besojmë se do të gëzojmë ndihmën përkatëse nga BE dhe nga vet vendi mikpritës i këtij seminari, Suedia.
Besoj se kur të kthehem në Kosovë kolegëve të mi nga Universiteti dhe atyre në Qeverinë e Kosovës kam çka t´u prezantojë nga ky seminar, por mendimi im është dhe duhet të jetë ashtu nga ajo që pamë dhe dëgjuam këtu ne vendin mikpritës së me këtë problematikë duhet të merren njerëz profesionistë dhe të specializuar për këtë lami e jo kushdo dhe cilido.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi