Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Engjëll Koliqi: EDHE NËNSHKRIMI YT ËSHTË NJË VEPËR ARTISTIKE

Shko poshtë

Engjëll Koliqi: EDHE NËNSHKRIMI YT ËSHTË NJË VEPËR ARTISTIKE Empty Engjëll Koliqi: EDHE NËNSHKRIMI YT ËSHTË NJË VEPËR ARTISTIKE

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 15, 2009 12:37 am

Engjëll Koliqi: EDHE NËNSHKRIMI YT ËSHTË NJË VEPËR ARTISTIKE



Reportazh udhëpërshkrues me rastin e vizitës së shtëpisë muze
të kryemjeshtrit shqiptar të artit figurativ – Ibrahim Kodra


Shkruan: Engjëll KOLIQI


Garlate (Lecco), dhjetor 2009
Këtë reportazh
udhëpërshkrues, që do e quaj special sepse bën fjalë për një çast shumë
special, e kam titulluar me konstatimin e të madhit Pablo Picasso për
kryemjeshtrin shqiptar e nderin e kombit tonë në botë – Ibrahim Kodra –
“edhe nënshkrimi yt është një vepër artistike”.
Të dielën e 6 dhjetorit – miqtë tanë të devotshëm e specialë – Arsim
Mulliqaj e Gafurr Buduri kishin ardhur nga Milano, të na vizitojnë këtu
në Garlate të Lecco-s. Duke biseduar me ta dhe me veprimtarin e
devotshëm – Skënder Korça lidhur me personalitet shqiptare, patjetër që
do të flisnim për gjeniun tonë të arteve figurative – Mjeshtrin Ibrahim
Kodra. Gjatë bisedës e sipër vendosëm që ta vizitojmë shtëpinë muze të
Kryemjeshtrit Kodra. Arsimi e Gafurri (edhe ai një piktor me
përspektivë të mirë) vendosën që vizitën aty ta bëjmë, për t’i bërë një
dhuratë të këndshme e një nder special mikut tonë – veprimtarit të
paepur të çështjes kombëtare – Skënder Korça. I falënderuam mysafirët e
mirë e të vlefshëm dhe vendosëm që vizitën ta realizojmë të marten e 8
dhjetorit. Dhe ashtu u bë. Ata ishin organizuar me kryetarin e shoqatës
italo-shqiptare të miqësisë e bashkëpunimit me seli në Milano – Fatos
Faslliu.
Të marten e 8 dhjetorit, me gëzim të madh dhe të papërshkrueshëm – unë,
Skënderi, djali im – Luz Koliqi dhe dhëndërri – Leonard Krista, ia
mësyem Milanos. Gëzimi, sidomos ishte i madh dhe historik për mua,
sepse mbas aksidentit të tmerrshëm rrugor, ishte hera e parë që në
vitin 2009 (edhepse më pak se 50 km afër) po shkoja në Milano. Në
marrëveshje me Fatosin ishte caktuar pikëtakimi, para shtëpisë muze, në
sheshin Lagosta të Milanos, për në ora 15. Aty na pritnin Arsimi e
Gafurri, me zonjat e tyre, edhe Fatosi. Veç emocioneve të flakta për
mrekullitë e rralla në veprat e pavdekshme të Kryemjeshtrit Kodra,
emocione të mëdha më përshkuan edhe kur u përshëndetëm me Fatosin,
sepse kishin kaluar vite pa u parë.
Kishte më shumë se 10 vite kur kisha hyrë në shtëpinë e Kryemjeshtrit
të pavdekshëm (sigurisht 12-13), atëherë kur për herë të parë kisha
njohur nga afër Kryemjeshtrin Kodra, jo vetëm si specialist i rrallë i
komponimit të mrekullueshëm të ngjyrave dhe të vlerave shembullore
artistike, por edhe si njeri me karakter të jashtëzakonshëm, që fliste
me një gjuhë speciale dhe të mrekullueshme të dashurisë kombëtare e
universale, edhe si patriot të përhershëm, që gjithherë jetoi me
Shqipërinë në mendje e në zemër. Pra, i Madhi Ibrahim Kodra, në çdo
çast të jetës dhe të veprimtarisë së Tij, trupin e kishte në Milano dhe
nëpër Itali e nëpër botë, kurse shpirtin, zemrën e mendjen në çdo
sekond i kishte atje – në qenien e Nënëlokes Shqipëri. Ai gjithmonë
jetoi e krijoi me dashurinë për Nënëloken dhe me hallet e Shqipërisë
Etnike. Edhepse në rrethana pushtimi e pasigurie, Ai që në vitet ’60 të
shekullit të kaluar i kishte dhuruar afër 20 piktura shumë të vlefshme
dhe domethënëse Galerisë së Arteve në Prishtinë. E kishte bërë këtë,
sepse për Te – edhe Prishtina, edhe çdo vendbanim në trojet tona
kombëtare, edhepse të gllabëruara nga disa shtete fqinje, ishin të
Nënëlokes Shqipëri.
Zotëri Fatosi, me një çetë vullnetarësh, kishin punuar me përkushtim të madh
dhe çdo gjë e kishin vënë në vendin e përshtatshëm, në shtëpinë e
Kryemjeshtrit – edhe pikturat, edhe rekuzitat e jetës së Tij, edhe
shumë libra e botime nëpër gazeta për te, nëpër vite – edhe kur ishte
në mesin tonë, por edhe pas ndarjes fizike të Tij. Aty me shumë kujdes
ishin ekspozuar edhe brushat, me të cilat Ai ka pikturuar në ditët e
fundit të jetës fizike, edhe vendi i punës, edhe veshjet e tija
tradicionale e karakteristike. Bile, bukur ishin konzervuar, edhe
minderi ku ulej për të pushuar e për ta shikuar televizorin, madje edhe
shtrati në të cilin kishte fjetur e në të cilin edhe kishte ndërruar
jetë. Bukur ishin ruajtur edhe shumë gazeta që kanë shkruar për
veprimtarinë shembullore e të mrekullueshme të Kryemjeshtrit, sa Ai
punonte, por edhe në periudhën mbasi Ai ishte ndarë nga ne fizikisht.
Posaçërisht më bëri përshtypje libri i kujtimeve dhe ndjenjave të
shkruara nga vizitorët e shumtë. Aty shihej edhe dashuria e njerëzve të
mëdhenj, por edhe e njerëzve të thjeshtë për Kryemjeshtrin dhe për
veprat e Tij të mrekullueshme, karakteristike, shumë speciale dhe të
pavdekshme. Lexuam edhe ndjenjat shumë emocionale dhe shumë dashamirëse
e si me amanet të Presidentit të Republikës së Shqipërisë – Bamir
Topit, që e kishte vizituar atë Shtëpi muze para rreth një viti. Edhe
unë e Skënderi shkruam përshtypjet e ndjenja shumë emocionaële tonat,
me vetëm nga dy-tri fjalë, sepse nuk ishte e lehtë të gjendeshin
shprehjet që vërtetë i meritonte Kryemjeshtri që përfaqësoi Shqipërinë
e Tij e tonën në mbarë botën, me një veprimtari shumë speciale dhe të
pavdekshme artistike, me një dashuri dhe patriotizëm që nuk mund të
krahasohet me personalitetet tjera të mëdha të kësaj bote.
Nuk guxoj të mos i përmend disa nga kryeveprat e Kryemjeshtrit të Artit
– Ibrahim Kodra, që edhe i gjetëm – ose të ekspozuara aty, ose nëpër
libra, gazeta e katalogje speciale, madje edhe me vizione të
mrekullueshme poetike, që nga natyra e pastërt dhe e gjallë me pejsazhe
të bukura, deri te hallet dhe vuajtjet e njerëzve, ku ishte paraqitur
edhe përfundimi i jetës së tyre për interese të fëlliqta të klasave të
ndryshme politike e pushtuese, mbi trojet tona. Por kishte qenë edhe
vizionar shembullor edhe i një jete të lirë e të pasur me emocione e me
ndjenja e me dashuri, të shqiptarëve të Tij dhe të njerëzimit mbarë.
Pamë edhe mjaft vepra me tituj paqeje e dashurie. Le t’i prmendim këtu
vetëm disa prej tyre – “Paqja”, “Pranvera”, “Vera”, Vjeshta”, “Dimri”,
“Familja”, “Besnik në shekuj”, “Pertini, njeri i paqes”, “Lufta për
paqe”, “Vizion poetik”, “Portret fëmije”, “Autoportret” etj. Shumë nga
mjeshtërit botëror të artit kishin blerë vepra të shumta të
Kjryemjeshtrit tonë, mbase edhe për t’u frymëzuar e për t’u mbushuir me
ide e me teknika shembullore të këtij zanati fisnik. Veprat e tij i
kishin blerë edhe shumë liderë institucionesh dhe partishë e shumë
biznesmenë. Ndër të tjerë, numër të madh veprash të mrekullueshme të
Kryemjeshtrit Ibrahim Kodra, kishin blerë edhe Silvio Berlusconi dhe
Behxhet Pacolli. Nga Fatosi dhe nga shumë gazeta të ekspozuara aty,
mësuam se shumë nga veprat e mëdha e kryevepra të Kryemjeshtrit Kodra
janë vendosur e ruhen nëpër institucione të ndryshme ndërkombëtar dhe
nëpër muze të arteve, anekënd botës. Kështu Ai kishte bërë që të shkojë
larg e gjithkund Emri i Bekuar i Nënëlokes Shqipëri.
Me Fatosin, me Gafurrin e me Arsimin biseduam bukur shumë edhe për
mundësitë e lirimit të shtëpisë së Kryemjeshtrit dhe të blerjes së një
objekti të përshtatshëm e meritor, për ta bërë një muze shembullor të
Veprës së Pavdekshme të Krymjeshtrit Kodra, me një atele speciale, ku
do të mund të punonin mjeshtër të rinj dhe me përvojë të arteve të
bukura vizuele. Kështu do lahej një borxh i madh “i detyrueshëm” yni –
i bashkëkombasëve të Tij ndaj Kryemjeshtrit të niveleve të larta
botërore – Ibrahim Kodra. Se Ai ishte i tillë flasin edhe shumë dëshmi
të vizitorëve në librin e përshtypjeve, por edhe i kolegëve të Tij, që
i pamë në botime speciale librash e gazetash. Nga këto konstatime e
vlerësime të kolegëve të tij e kemi nxjerrë edhe titullin e këtij
reportazhi udhëpërshkrues “EDHE NËNSHKRIMI YT ËSHTË NJË VEPËR
ARTISTIKE” – vlerësim ky i mjeshtrit të madh botëror Pablo Picasso.
Vërtetë kur shihet nënshkrimi i Kryemjeshtrit në këndin e djathtë të
poshtëm të veprave të Tij, në te shihen edhe vlera speciale artistike e
lexohen porosi të vlerave të mëdha shoqërore-njerëzore, humanitare e
solidare dhe patriotike. Nëpër veprat e Tij shpesh gjenden edhe fjalë
të shkruara, në gjuhën e ëmbël shqipe, që flasin shumë për patriotizmin
e tij të përhershëm dhe vuajtjet shpirtërore – larg Nënëlokes Shqipëri
(shih veprën “Dont Ent” etj.).
Aq ka qenë i kujdesshëm, që të jetë i mirë me të gjithë, saqë aty pamë
edhe dy piktura karakteristike, me motive sportive. Në njërën ishin
futbollistët e Milanit, kurse në tjetrën ata të Interit, duke luajtur
futboll, madje edhe me pulla si administrative të personalizuara
speciale të të dy klubeve-skuadrave të qytetit të Mianos – kua Ai ka
jetuar dhe ka vepruar. Pikturat e tij ishin ndër më të ndryshmet, edhe
në përmbajtje, por edhe në teknikë arti. Kishte peisazhe e natyrë –
edhe të gjallë edhe të vdekur, pastaj njerëz e portrete, si edhe
kompozicione të ndryshme artistike. Vërtetë nuk ishte lehtë të
përcaktoheshim se cila është më e mirë – kjo apo ajo – secila më e mirë
e më e bukur se tjetra.
Vërtetë ishin menduar bukur Gafurri e Arsimi, për t’ia bërë Skënderit
një dhuratë dhe një nder të tillë. Si pjesëmarrës në këtë dhuratë, unë
kam përjetuar emocione speciale, që rrallë njeriu mund të përjetojë e
të provojë. Për këto emocione shumë të këndshme, madje them edhe të
nevojshme, si ushqim special i shpirtit, duhet patjetër falënderuar
zotërinjtë - nga thellësitë e zemrës sime. Kjo vizitë më ka sjellë edhe
plot kujtime të bukura dhe të paharrueshme, edhe nga vizita e parë që
kam bërë në këtë shtëpi, para 12-13 vjetësh, kur Kryemjeshtri Kodra
ishte ende i gjallë dhe punonte me të madhe, në këtë zanat shumë
fisnik. Më kujtohej se nga patriotizmi i tij shembullor dhe nga
humanizmi e humaniteti i Tij special, kam përfituar shprehi shumë të
mira dhe jam munduar gjithonë e mundohem t’i zbatoj në jetën time,
prandaj jorastësisht shumë njerëz më njohin edhe si humanist e
humanitar. Me pamundësinë që t’i përngjaj Kryemjeshtrit në zanatin
shumë fisnik të artisti figurativ, së paku mundohem t’i përngjaj në
veprat dhe sjelljet e Tij të mëdha humaniste e humanitare, sikur edhe
në ato patriotike, duke pasur në çdo sekond në zemër Nënëloken e Dashur
Shqipëri dhe duke e shqiptuar Emrin e Nënës thekshëm e këndshëm – kudo
që jam!


Engjëll Koliqi: EDHE NËNSHKRIMI YT ËSHTË NJË VEPËR ARTISTIKE 15541_1266012181566_1567621193_30677086_4616982_n

Engjëll Koliqi: EDHE NËNSHKRIMI YT ËSHTË NJË VEPËR ARTISTIKE 15541_1266016581676_1567621193_30677091_7161845_n

Engjëll Koliqi: EDHE NËNSHKRIMI YT ËSHTË NJË VEPËR ARTISTIKE 15541_1266020701779_1567621193_30677100_1356183_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi