Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Deklaratë e Partisë për Drejtësi dhe Integrim

Shko poshtë

Deklaratë e Partisë për Drejtësi dhe Integrim Empty Deklaratë e Partisë për Drejtësi dhe Integrim

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 22, 2009 10:02 pm

Deklaratë e Partisë për Drejtësi dhe Integrim




Komuniteti çam i organizuar në Partinë për Drejtësi dhe Integrim, por edhe i gjithë opinioni shqiptar ka ndjekur me indinjat prononcimet e Vangjel Dules, Kryetarit të PBDNJ në Kongresin e Jashtëzakonshëm. Fyerjet dhe perifrazimet antishqiptare si të ishte një pasardhës i andartëve të Zervës, janë pjesë e skenarëve që frymëzohen nga qarqe shoviniste që nuk dëshirojnë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, por kërkojnë rizgjimin e fantazive nacionaliste filogreke në dëm të interesave të fqinjësisë.
PDI reagon si gjithnjë për manipulimet politike dhe historike që kërkon të bëjë një politikan informal që gjithnjë e ka menduar veten si pjesë e mazhorancave qeverisëse. Humbja e tij dhe e koalicionit të majtë duket se e ka tronditur shumë Dulen dhe pasuesit e tij përfitues në kurriz të interesave kombëtare shqiptare.

PDI i qëndron gjithnjë besnik interesave të çështjes kombëtare dhe asaj çame në veçanti që në tërësinë e tyre shërbejnë në integrimin e shqiptarëve në Europën e zhvilluar, pa paragjykimet heretike të një pinjolli që e sheh veten si pasues i interesave të fanaristëve të Athinës.

PDI i konsideron ato, si provokacioni i rradhës për të hedhur baltë mbi mbarë komunitetin çam në Shqipëri. Vërejmë me keqardhje se z. Dule ende ruan një mentalitet të gabuar ndaj historisë dhe vuajtjeve të pashembullta të komunitetit çam, i cili është sot minoriteti më i harruar në Evropën e Bashkuar.

Në emër të komuniteti çam dhe Partisë për Drejtësi dhe Integrim i kujtojmë z. Dule se të drejtat e njeriut përbëjnë sot një pasuri dhe vlerë universale për të gjithë. Greqia e sotme evropiane nuk është më, ajo e masakrave të Zografit në të ashtuquajturin “vorioepir” të vitit 1914 apo e atyre të Zervas në Çamëri në vitet 1944-1945. Me deklaratën e fundit të adresuar ndaj kërkesave legjitime të popullatës çame, Z. Dule tenton përsëri të fyej popullatën e urtë dhe të durueshme çame, madje ta provokojë rëndë atë kudo që ndodhet.

Është gjithashtu në nderin e këtij minoriteti të distancohet njëherë e përgjithmonë nga këto pozicionime raciste se veç dëm i sjellin atij dhe kujtdo që tenton të fyej ndjenjat dhe vuajtjet e një popullate si ajo çame. Vangjel Dule në vend që të dëshmojë para opinionit se është kyçur në politikë për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, ky tellall s`bën gjë tjetër, veçse u bën më të qartë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve se çdo gjëje i shërben ai, por veç të drejtave të njeriut jo.

Me këto veprime të njëpasnjëshme të kryetarit të PBDNJ na imponon ne, përfaqësuesve të popullatës çame ta demaskojmë botërisht dhe ta cilësojmë këtë renegat që frymëzohet nga skutat më të errta greko-shqiptare si një racist i vonuar dhe një antiçam i tërbuar e kronik dhe fyes i të drejtave të njeriut.

PDI i bën me dije opinionit shqiptar dhe veçanërisht Vangjel Dules se të drejtat tona të cilësuara si fantazma nga ky imoral njerëzor janë në rrugë të mbarë e drejt zgjidhjes së denjë e përfundimtare dhe shumë të shpejtë në një Evropë të integruar plotësisht edhe me shqiptarët, paçka i pëlqen apo si pëlqen Dules e atyre që e frymëzojnë dhe e urdhërojnë.


22.12.2009 Tahir Muhedini
Kryetar i PDI-së
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi