Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SH.P."CAMERIA" : Deklaratë e Partisë për Drejtësi dhe Integrim mbi takimet e Kryetarit Tahir Muhedini në Departamentin e Shtetit të SH..B.AS

Shko poshtë

SH.P."CAMERIA" : Deklaratë e Partisë për Drejtësi dhe Integrim mbi takimet e Kryetarit Tahir Muhedini në Departamentin e Shtetit të SH..B.AS Empty SH.P."CAMERIA" : Deklaratë e Partisë për Drejtësi dhe Integrim mbi takimet e Kryetarit Tahir Muhedini në Departamentin e Shtetit të SH..B.AS

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 31, 2009 7:59 pm


SH.P."CAMERIA" : Deklaratë e Partisë
për Drejtësi dhe Integrim mbi takimet e Kryetarit Tahir Muhedini në
Departamentin e Shtetit të SH..B.AS


SH.P."CAMERIA" : Deklaratë e Partisë për Drejtësi dhe Integrim mbi takimet e Kryetarit Tahir Muhedini në Departamentin e Shtetit të SH..B.AS Q169149136178_3715
Articles de SH.P."CAMERIA"

https://www.facebook.com/home.php?#/notes/shpcameria/deklarate-e-partise-per-drejtesi-dhe-integrim-mbi-takimet-e-kryetarit-tahir-muhe/220644453634

Deklaratë e Partisë për Drejtësi dhe Integrim mbi takimet e Kryetarit Tahir Muhedini në Departamentin e Shtetit të SH.B.AS
=169149136178&p[]=220644453634]Partager

lun, à 11:50

Deklaratë e Partisë për Drejtësi dhe Integrim mbi takimet e Kryetarit Tahir Muhedini në Departamentin e Shtetit të SH.B.A


kushtet e pluralizmit shqiptar, për herë të parë një parti shqiptare si
Partia për Drejtësi dhe Integrim bëhet një përfaqësuese e
drejtpërdrejtë e interesave të çështjes kombëtare dhe mbrojtjes së të
drejtave të mohuara për një komunitet si ai çam.

Ishte viti
2005, kur u krijua dhe u gjenerua kjo forcë politike e spektrit të
djathtë që u rradhit me dinjitet krah partive të tjera me një mision të
madh siç është zgjidhja e çështjes çame, një prej atyre nyjeve gordiane
në Europën Juglindore që ka mbetur e pa zgjidhur që nga mbarimi i
Luftës II Botërore.

Ishte misioni i kësaj partie që të
kombëtarizonte dhe më tej akoma ta ndërkombëtarizonte një problem që në
themel ka një genocid grek ndaj një popullsie të pafajshme shqiptare në
Çamëri, në trojet e të parëve tanë që nga lashtësia.

I gjithë ekipi që
drejtoi dhe udhëhoqi Partinë për Drejtësi dhe Integrim u angazhua
serizoisht në një prej misioneve të saj më të rëndësishme në lëmin
mbarëkombëtar, ndaj dhe hyrja e kësaj partie në zgjedhjet parlamentare
të vitit 2005, ishte modeste, por edhe tregues i një përfaqësimi
dinjitoz përballë një sistemi mazhoritar e propocional, duke siguruar
një përqindje të kënaqshme votash nga elektroati shqiptar.

Organizimi
i kësaj partie në shumë rrethe të vendit, bërja publike e misoinit të
saj historik për të zgjidhur çështjen kombëtare të shqiptarëve të
Çamërisë, të shpërngulur me genocid nga trojet e tyre etnike prej një
genocidi shtetëror grek, ishin edhe fletët e një dosjeje që tashmë
bëhej voluminoze në sytë e opinionit publik kombëtar dhe atij
ndërkombëtar.

Pikërisht për këtë angazhim në zgjedhjet lokale të
vitit 2007 Partia për Drejtësi dhe Integrim u bë pjesë e këshillave të
bashkive në vendimarrjet e problemeve edhe për komunitetin çam. Nuk
ishin pak, 47 anëtarë këshillash që tashmë mbanin dhe mbajnë siglën e
PDI dhe janë përfaqësues të denjë të tyre.

Do
të ishin zgjedhjet parlamentare të 2009 që do të bënin edhe përcaktimin
e Pratisë për Drejtësi dhe Integrim si një parti parlamentare me një
deputet përfaqësues të saj dhe me një parashtrim të një ndryshimi në
koalicionet e këtij vendi që do ta rradhiste PDI krah koalicionit të
djathtë me Partinë Demokratike që doli fitues në to.

Por ajo që
e bën publike dhe që i dha një opinion të vërtetë Partisë për Drejtësi
dhe Integrim do të ishte përfaqësimi i saj në arenën ndërkombëtare, siç
do të ishte pjesëmarrja e saj në Strasburg më 2006, ku edhe u dërgua
dosja e mohimit të të drejtave të popullatës çame nga shteti grek dhe
qarqet antishqiptare në Greqi. Ishte ky akt që bëri edhe
ndërkombëtarizimin e çështjes çame që tashmë shikon nga perëndimi për
të lindur një ditë e re edhe për këtë komunitet të vrarë e masakruar,
të dhunuar e të përzënë me zjarr e me hekur nga bandat fashiste dhe
shoviniste të qarqeve zyrtare greke me Napoleon Zervën në krye.


Ky
mohim i të drejtave të njeriut do të bënte që një përfaqësi e Partisë
për Drejtësi dhe Integrim ta presin edhe në Parlamentin Europian në
veçanti me ftesë të komisionerëve europian.

Nuk mund të lihen pa
përmendur këtu edhe takimet e kërkuara nga Partia për Drejtësi dhe
Integrim me trupin diplomatik në Shqipëri që kanë dëgjuar dhe kanë
mirëkuptuar kërkesat e kësaj partie që janë reale, të vërteta dhe
njerëzore, sepse janë shkelur katërcipërisht të drejtat e njeriut që
janë të drejtat më të pamohueshme për vendet e zhvilluara si SHBA dhe
Europa Perëndimore.

I një rëndësie të veçantë ka qenë edhe
takimi më 2 dhjetor 2008 në komisionin e Këshillit të Europës për të
drejtat e njeriut, ku përsëri u dorëzua një dosje tjetër e çështjes
çame dhe problematika e dhunimit sistematik të të drejtave të këtij
komuniteti që nuk ka mundësi as të shkojë e vizitojë vendin e të parëve
dhe shtëpitë e tyre në tokën amë.

Kulmi i këtij
ndërkombëtarizimi të çështjes çame do të ishte përfaqësimi
institucional i saj në Departamentin e Shtetit Amerikan më 9 dhjetor
2009 në ditën e genocidit dhe mohimit të të drejtave të njeriut në
botë, ku për herë të parë një parti shqiptare si Partia për Drejtësi
dhe Integrim si një forcë politike parlamentare shqiptare dorëzoi
dosjen e shkeljes dhe mohimit të të drejtave të njeriut dhe genocidin e
ushtruar nga shteti grek ndaj një popullate të pafajshme gjatë Luftës
II Botërore.

Duhet shtuar këtu se gjatë gjithë kësaj periudhe të
jetës së kësaj partie, anëtarët dhe drejtuesit e saj kanë organizuar me
dhjetra takime dhe kanë bërë të tyren rrugëtimin më 27 qershor të çdo
viti në Qafën e Botës në Konispol, andej prej nga u futën në territorin
e Shqipërisë banorët shqiptarë të Çamërisë që u vranë e u dëbuan me
dhunë nga forcat monarko-fashiste greke. Është ky rrugëtim i vuajtjeve
dhe lotëve të derdhur për të dejtat e mohuara dhe pabesitë e një shteti
fqinj ndaj bashkëkombasve shqiptarë vetëm e vetëm se ata nuk pranonin
të ishin grekë.

Përfaqësimi dinjitoz i Partisë për Drejtësi dhe
Integrim ka mbuluar edhe prezantimin e kulturës dhe shpirtit të paepur
shqiptar në festivalet kombëtare, ku zëri i saj ka qenë përmes këngëve
e valleve çame aq të njohura dhe të pranuara nga i gjithë populli
shqiptar brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Partia për Drejtësi dhe Integrim ka bërë një
aktivitet të gjerë dhe të dendur në këto vite të përfaqësimit të saj me
një mision të madh siç është zgjidhja e çështjes çame që tashmë ka hyrë
në rrugën e integrimit europian për të marrë viston e një çështjeje që
meriton edhe vëmendjen e ndërkombëtarëve, për të vënë pikat mbi “i” për
një çështje që ka 65 vjet që lëngon dhe nuk gjen zgjidhjen e duhur,
sipas kartave ndërkombëtare dhe Deklaratës Universale të të Drejtave të
Njeirut që edhe shteti grek e ka nënshkruar për ta zbatuar.


Tiranë më 26.12.2009 Tahir Muhedini
Kryetar i PDI-së









Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi