Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shaban Cakoli: JETIMËT

2 posters

Shko poshtë

Shaban Cakoli: JETIMËT Empty Shaban Cakoli: JETIMËT

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 28, 2009 3:04 pm

Shaban Cakoli: JETIMËT 18147_1159059626749_1535548066_30367471_5161406_s

JETIMËT(BONJAKËT)

Shkruan:SHABAN cAKOLLI


Në të shutën e rasteve një kategori tepër e dhimbshme në shoqërinë tonë
janë jetimët.Fëmijëtqë sipas rrethanave natyrore dhe jo rrallë
te ne vrasëja e ndonjërit apo dy prindërve nga okupatorët fashist,apo
të divorcit të prindërve që edhe kjo nuk ndodhë rrallë në shoqërinë
tonë,këto gjëra
mund të jenë nga gjërat më të dhimbshme që mund të imagjinohen.Qdo
ndodhi që len fëmijët të përbuzur nga shkaqet që përmendëm më
lart,shihet si një katastrofë
që tek të rinjët shkakton mjaft vuajtëje të pa shlyara,ngjallë një varg
ndjenjash zemërimi e ankthi,dëshprimi dhe frika se mund të braktisen në
çdo qast.



Ata do të ndiejnë gjithnjë mungesën e njërit nga prindërit,shqetësohen për ushqimin,veshjen,strehimin,paratë e për
shumë nevoja tjera.Në të shumtën e rasteve këtyre fëmijëve nga vragët e
shkaktuara iu bje të bëhen të dhunshëm,të heqin dorë nga shkollimi,aq
më keq nuk shohin në asnjë kënd
perspektivën e tyre dhe mund të ikun nga shtëpia.Një gjë më trishtuese
që i shkatërron shpresën fëmiut jetim është martesa e dytë e
prindit,ajo e bënë fëmiun të ndihet i pasigurtë,i tradhëtuar dhe xheloz.

Të diciplinohesh nga një prind i ri qoftë njerku apo njerka do të
hasish në vështërsi sepse asnjë njerkë nuk kamirësi dhe vullnet të e
trajton fëmiun e huaj,ashtu si e trajtonte nëna vet.

Këtë problem të dhimbshëm shpesh e trajtojnë në vlera por të dhimbshme poetët dhe këngëtarët.

Demir Krasniqi një artist me dhunëti të jashtëzakonshme që u shqua si
poet,kompozitor dhe këngëtar,me dhunti të përdorimit të instrumente
popullore,bërjen dhe komponimin e këngëve që duhet të ket kënduar mbi
4.000 këngë

nga motivet e gjitha fushave,këngë këto të komponuara vet dhe disa të
mbledhura ënë e kënd trojeve shqiptare,i këndoj
Atdheut,kombit,gëzimeve,dasmave,dhembjeve mbi popullin ,iu përkushtuar shumë artistikisht dhe dhimbshëm
edhe këngëve të fëmijëve pa prindër:Më poshtë po japim këtë këngë






Shaban Cakoli: JETIMËT 18147_1159107027934_1535548066_30367594_3824534_n
Demir Krasniqi

Kënga e Jetimit




Ah i vogël unë kur jam kanë
i kam pasur babë e nanë
kur i mbusha plot pesë vjet
mue nana um ka pas vdekë

Nuk kish gjë n´jetë ma gazep
se jetim pa nanë me mbetë
për duer t´hueja me u rritë
me lot n´sy tue qa përditë.


Sa ke baba pa martue
shumë për neve u kujdesue
por shumë kohë nuk koka shkue
nisi baba me lyp nji grue
nji kumbar ju pat qëllue
mji vejushë ai e kish hetue
u ardhë babës po i thotë n´vesh
unë nji nuse ty ta kam gjetë

qyre baba sa mirë po i flet
ti si t´mujsh nusen me ma gjetë
shumë sevab me mue ban
te dy kijet kam me ti dhanë

Kur erdh vakti teshat mej nxjerrë
shiti lopen me gjithë mëshqerrë
asgjë t´gjallë nuk na la n´derë
ne na la sikur zogj të mjerë.
Nusen baba e ka marrë

nuk janë shkue mirë as tri javë
s´na jep bukë njerka as s´na lan
gjitha t´zezat ne tuj na i thanë

baba shkonte në punë përditë
ne me njerken fyt-per fyt
kur u kthejke baba n´shpi
e shtike njerka qka ashtë ma zi

niske baba me na qortue
pse bre fëmijë nusen s´ma keni ngue
ngomna mirë nusen po ju tham
se ju rrahi e ju baj llom.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shaban Cakoli: JETIMËT Empty Re: Shaban Cakoli: JETIMËT

Mesazh nga shaban cakolli Mon Dec 28, 2009 3:14 pm

Shumë i dashuri z.Agim Gashi,
Ju flm,per punën tuaj që po e bëni me kaq pedantëri,ju po pranoni vlera nga anekëndë trojeveshqiptare,ju i keni dhënë forumit tuaj një begati.Më vjen keq që nga mungesa e kohës nuk po mund të kontriboi këtu,por do të humbas një ditë që të shtoj disa postime në forumin tuaj.

HëNDET DHE GJITHë Të MIRAT:
shaban cakolli
shaban cakolli

Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi