Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Engjëll Koliqi: TË JEMI TË GJITHË BASHKË NË VIJËN E ARSYES NË KRYE TË DETYRAVE TË JETËS SHQIP DHE VETËM SHQIP

Shko poshtë

Engjëll Koliqi: TË JEMI TË GJITHË BASHKË NË VIJËN E ARSYES NË KRYE TË DETYRAVE TË JETËS SHQIP DHE VETËM SHQIP Empty Engjëll Koliqi: TË JEMI TË GJITHË BASHKË NË VIJËN E ARSYES NË KRYE TË DETYRAVE TË JETËS SHQIP DHE VETËM SHQIP

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 29, 2009 12:04 am

Engjëll Koliqi: TË JEMI TË GJITHË BASHKË NË VIJËN E ARSYES NË KRYE TË DETYRAVE TË JETËS SHQIP DHE VETËM SHQIP

Engjëll Koliqi: TË JEMI TË GJITHË BASHKË NË VIJËN E ARSYES NË KRYE TË DETYRAVE TË JETËS SHQIP DHE VETËM SHQIP 4946_1143355315221_1567621193_30342123_536046_s

Të vallëzojmë në vallen e përbashkët të interesave të përbashkëta,
ashtu siç na e kërkojnë nevojat dhe rrethanat jetësore, që ta kemi të
fortë dhe funsionale Shqipërinë Natyrore, sepse vetëm bashkë
përballojmë mirë e me sukses çdo sfidë e përmbushim edhe intereset
personale dhe ato grupore e klanore


Shkruan: Engjëll KOLIQI
Garlate (Lecco), 28 dhjetor 2009


Të gjithë armiqtë e popullit tonë në histori – nga shekulli në shekull,
kanë përdorur skajshmërisht parullën e njohur “përçaj e sundo”, për të
na trullosur me interese të ndryshme personale, grupore e klanore, për
të na marrë pastaj çdo gjë që kanë dashur – edhe mishin nën lëkurë.
Kështu ka qenë në të gjitha regjimet pushtuese – nën sundimin e
Perandorisë Romake, pastaj të Perandorisë Otomane dhe në fund të
Shovenizmit serbosllav. Edhe sot kemi pjesë të kombit tonë dhe të
tokave tona nën sundimin dhe nën administrimin e të tjerëve – të
shteteve fqinje sllavo-ortodokse – të Serbisë, të Maqedonisë, të Malit
të Zi dhe të Greqisë. Gjithherë janë gjetur “shqiptarë të mirë” e të
devotshëm naj administratës dhe klaneve të pushtuesve. Përveç se në
tokat tona që ende i administrojnë të huajtë, probleme të tilla kemi
edhe në dy shtetet që thirren në emër të shqiptarizmës (në Republikën e
Shqipërisë dhe në Republikën e Kosovës).
Tashmë jemi dëshnitarë të pasurive të mëdha natyrore në trojet tona,
por edhe të pasurive të mëdha shpirtërore, që dalin nga traditat tona
të shenjta kombërate. Është koha e fundit – ora dymbëdhjetë pa pesë, që
ta vëjmë gishtin në kokë dhe të mendojmë shumë seriozisht, për të
ruajtur pasuritë tona kombëtare – ato shpirtërore dhe ato materiale. Të
mos biejmë më pre as viktimë e atyre që duan të na pushtojnë e
shfrytëzojnë, në një apo në mënyrën tjetër. Edhe në këto rrethana
bashkëkohëse vërehet qartë gara e ndërkombëtarëve, për përvetësimin e
vlerave dhe të pasurive tona shpirtërore e materiale. Dhe kjo garë
bëhet me metoda shumë të sofistikuara, duke mbjellur në zemrat e
shqiptarëve dashurinë për një interes të caktuar, në çastin e
përshtatshëm për pretenduesit e të mirave tona shpirtërore e materiale.
Këto taktika të sofistikuara realizohen duke i vënë shqiptarët para
intereseve të caktuara materiale, apo të karrierës personale. Kështu ka
ndodhur gjithmonë e kështu – mjerisht – po ndodh edhe sot.
Nuk po shkojmë shumë larg, por po ndalemi në procesin zgjedhor, që
viteve të fundit po organizohet e po realizohet në Shqipëri, në Kosovë,
në Maqedoni, në Mal të Zi, në Serbi – me njëmijenë kamuflime e
parregullsi, që partitë politike i bëjnë për të marrë me çdo kusht
pushtetin. Mbase po mendojnë se nga çasti që janë në kolltuqet e
pushtetit mund të bëjnë gjithçka dhe t’i përmbushin të gjitha intereset
dhe ambicjet personale e klanore, por le ta dijnë të gjithë – njëherë e
përgjithmonë – e kanë gabim, sepse intereset dhe ambicjet personale
mund të përmbushen vetëm atëherë kur janë përmbushur intereset dhe
amicjet kolektive – kombëtare. Jemi dëshmitarë të zhurmave politike në
Shqipëri, ku gjithnjë e më të egërsuara janë klanet partiake të Edi
Ramës, të Sali Berishës e të tjerëve. Pasataj në Kosovë denoncohen e
akuzohen ndërmjet tyre klanet politike të Hashim Thaçit, të Ramush
Haradiaj-t, të Fatmir Sejdiut, të Nexhat Dsacit, të Behgjet Pacollit e
të tjerëve. Tashmë po ndodh ajo që në rrethana demokracie nuk ndodh
askund – duhet të votohet edhe për të tretën herë, për të zgjedhur
kryetarët në disa komuna... Herë ndërrohen, herë lëkunden koalicionet –
varësisht nga politikat ditore, që dalin nga intereset dhe ambicjet
personale e klanore të disave. Edhe në Maqedoni, në Mal të Zi e në
Kosovën Lindore, në periudhat zgjedhore shkaktohen tensione të
pakuptimta politike ndërmjet partive politike shqiptare e ndërmjet
individëve që konkurrojnë për kolltuqet pushtetore në ato republika, që
thirren vetëmm në emër të sllavizmit dhe të ortodoksizmit të çoroditur
shovenist. Për Greqi të mos flasim fare, mjerisht, nuk kemi të dhëna
për organizimin e ndoj partie politike të çamëve, as të arvanitëve.
Mbase jemi pajtuar që vetëm t’i vajtojmë prej së largu vëllezërit tanë
çamë e arvanitas. Të gjitha këto çoroditje, në dëm të kombit tonë,
bëhen nën regjinë e pushteteve qendrore të atyre republikave
sllavo-ortodokse në Beograd, në Shkup, në Podgoricë e në Athinë.
Ajo që është më e keqaja – liderët dhe politikanët grinden për gjëra të
kota e ata që pretendojnë pasuritë tona hedhin valle në rrathët e
mjerimitm tonë dhe ndërmjet vuajtjeve tona kombëtare. M’u nga ato
qendra shoveniste bëhen projekte e komplote për të penguar integrimet
tona ndërkombëtare që fillojnë me liberalizimin e vizave e përfundojnë
me integrimin e krejtësishëm të shqiptarëve në Bashkimin Europian, aty
ku e kemi vendin e merituar, në familjen e madhe të qytetërimit
europian, që të parët tanë e kanë bërë dhe i kanë kontribuuar shumë.
Le të jetë kjo një thirrje kushtrimore, në orën dymbëdjetë pa pesë, për
t’ia hapur udhën e përspektivës prosperuese dhe të një ardhmërie të
lumtur kombit tonë. Le të dëgjohet e të përfillet kjo thirrje e
fuqishme që del nga një zemër e thjeshtë e një shqiptari të vogël e që
përfaqëson thirrjen e miliona shqiptarëve, në radhë të parë nga liderët
tanë politikë dhe nga populli mbarë. Le të shpeshtohen thirrje të tilla
kushtruese – për veprim të përbashkët mbarëkombëtar – nga të gjtha
nivelet: nga shkollat ku mësojnë fëmijët tanë, nga universitetet
shqiptare anekënd trojeve tona, nga kultet fetare (kisha e xhamia), nga
organizata e organizma kulturore e sportive shqiptare anekënd trojeve
tona dhe nga mbarë familjet shqiptare, kudo që janë – në atdhe e në
diasporë. Le të jetë ky vit që po na vjen – vit i udhëtimit të sigurtë
drejt prosperitetit të mbarë kombit dhe vit i përmbushjes së intereseve
e ambicjeve tona kombëtare e njerëzore, pa kurrëfarë dallimesh. Le të
jetë një vit historik, që do t’i rikthejë kombit tonë fatin e merituar
e vendin e merituar në familjen e madhe europiane. Le të jetë një vit,
kur liderët tanë politikë të fillojnë të mendojnë shumë seriozisht për
ardhmërinë tonë e për përmbushjen e intereseve të përbashkëta e të
përgjithshme mbarëkombëtare. Le ta fillojmë të gjithë bashkë vallen e
dashurisë dhe të mbarësisë e të mos e ndalim kurrë – deri në amshim!
Ashtu qoftë!

Engjëll Koliqi: TË JEMI TË GJITHË BASHKË NË VIJËN E ARSYES NË KRYE TË DETYRAVE TË JETËS SHQIP DHE VETËM SHQIP 19474_1278078723222_1567621193_30701902_3790946_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi