Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Engjëll Koliqi: KU JEMI O SHQIPTARË ?!

Shko poshtë

Engjëll Koliqi: KU JEMI O SHQIPTARË ?! Empty Engjëll Koliqi: KU JEMI O SHQIPTARË ?!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 16, 2009 12:25 am

Engjëll Koliqi: KU JEMI O SHQIPTARË ?! N1567621193_2912
Engjëll Koliqi: KU JEMI O SHQIPTARË ?!

Sot
N’këtë Ditë të Madhe
I Madhi Gjergj Kastrioti
Më pyeti e m’porositi:
Ku jeni shqiptarë
-
T’bashkuar u kërkon moti
¤¤¤
Erdhi Abdyl Frashëri
Me Sylejman Vokshin
Me Gjergj Stefën e të tjerë
Më kërkuan:
Ku jeni shqiptarë
-
A jeni të gjallë?!
¤¤¤
Edhe Haxhi Zeka
Idriz Seferi e Isë Boletini
Dedë Gjo’ Luli
Dom Nikollë Kaçorri e Luigj Gurakuqi
Edhe Ismail Qemali
Vijnë e më thonë:
O shqiptarë
-
Po nuk u bashkuat nuk mbeteni të gjallë
¤¤¤
Qetësishëm
Pa shumë zhurmë më thotë At Fan Noli:
Shqiptarë
Bashkë veproni
Se përndryshe skandali polli
¤¤¤
Oh
Ç’më thotë At Gjergj Fishta
-
O shqyptarë
Çonju njiherë
Me lavdinë kombëtare
Me kulturë e me njerëzi
Tregoni botës se s’jemi me bisht
Lidhni Besën Arbnore
Mbi t’gjitha trojet shqiptare
Nji shtet dhe vetëm nji kemi
E Lumja Shqypni
¤¤¤
Atje poshtë ne ferr
Ja tek po i shoh
-
Enver Hoxha
Tito e Stalini
Seç lëpihen e krekosen
Nën flakë
Duke planifikuar
Të na e fusin brenda
Edhe ndoj dreq sherr
¤¤¤
Vijnë:
Shaban Polluzha
Xhafer Deva e Hysen Tërpeza
Engjëll Zefi me dritë
Ernesti e Kardinal Mikel Koliqi
Paprâ këndojnë:
Çonju shqiptarë
Drita ju thërret
Mos i shihni retë e zeza
Nanë Shqypnija ju pret
¤¤¤
Jusufi e Bardhoshi thërrasin
Edhe Kadri Zeka
-
Adem Jashari lëshon kushtrim
Bashkë me Hamzën:
Çohuni o shqiptarë
Bashkë
Ju thërret e vërteta
Me Nënë Shqipërinë
Mbi të gjitha trojet e veta
Sot e nesër
Përgjithmonë – deri në amshim
¤¤¤
Sot nga Prizreni i Shenjtë
Mbeti i Shqiptarëve
Leka Zogu i Parë
Më konfermoi:
Mbi supet e Kosovës së Pavarur
Bashkimin do e gjej
Mbarë Kombi Shqiptar
¤¤¤
Ja seç më vjen edhe Nëna Tereze
Bashkë me një rigë shi
Duke më lëshuar të forta rreze
Me buzëqeshje më thotë:
O shqiptarët e mi
Sot e nëpër breze
Deri në amshim
Rrituni me plot dashuri
¤¤¤
Edhe unë po ju pyes:
Ku jemi o shqiptarë ?!
A mund të bashkohemi
-
A do e gëzojmë Nënën
A do të ruajmë farë
?!...

Lecco, 10 qershor 2003
Engjëll Koliqi: KU JEMI O SHQIPTARË ?! 15541_1266908843982_1567621193_30678800_1579941_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi