Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Monda Korca: Pas nje tradhetie.....-poezi - nga - Raimonda Moisiu

Shko poshtë

Monda Korca: Pas nje tradhetie.....-poezi - nga - Raimonda Moisiu Empty Monda Korca: Pas nje tradhetie.....-poezi - nga - Raimonda Moisiu

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 30, 2009 4:03 am

Pas një tradhëtie... - Poezi nga Raimonda Moisiu


Monda Korca: Pas nje tradhetie.....-poezi - nga - Raimonda Moisiu 20757_1337255830655_1208896826_31044304_3766319_n

Kur në sytë e tu të ndritshëm, tundues, pikasa
atë që është e pamundur të fshihet,
ftohtësirën, kuptova se Unë,
lulëkuqja e egër,
Isha zhveshur. Rrija heshtur, sic
rri Pafajsia .

-.-
Nuk i dëgjoja më fjalët e dashurisë,
Si një kufomë që
E kanë mashtruar me një helm të ëmbël,
Para vrasjes,
e mashtruar me buzeqeshje
tunduese, të shtira e dhelparake.


-.-
Mundohem të mësohem me vetminë time,
Mundohem t’u shmangem syve të kaltër,
Që gjithmonë më joshnin për mëkat,
I lutem zotit të më lerë, që të rrëfehem
për kurthet e zemrës,
për padurimin që gjithmonë
si një ketër,
si një skllave e përjetëshme e dashurisë,
më thithte të vrapoja,
tek ti.


-.-
Me trishtimin tim, me brishtësinë time,
me vetminë time,
e ftohtë, kallkan si gurët e rrugës,
në një stinë të ftohtë, ecja përmes turmës,
për tu fshehur mes saj; T'ja falja asaj
të kaluarën.


-.-
Me sy po kërkoj një tjetër shpresë,
Të ndjej gishta të më krehin flokët e mij,
Dhe dihatje të ngrohta nëpër mërdhirjen time.


-.-
Të mund të ndizet edhe njëherë
Flaka në kandilin e dashurisë,
Të mbjell lulekuqet
në gotën e kristaltë,
Të vallëzoj përmbi re,
nën tinguj serenatash…

Pas reve të shiut – rri fshehur qielli,
Pas mizorisë së dimrit – nisin sërish sythet,
Pas një tradhëtie
Po prêt një dashuri
E re.....!

Nga Raimonda Moisiu
Hartford Ct USA
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi