Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Monda Korca: Endem.....poezi - nga -Raimonda Moisiu

Shko poshtë

Monda Korca: Endem.....poezi - nga -Raimonda Moisiu Empty Monda Korca: Endem.....poezi - nga -Raimonda Moisiu

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 03, 2010 5:34 pm

Monda Korca: Endem.....poezi - nga -Raimonda Moisiu 7417_1250245095441_1208896826_30788982_5512930_n

Monda Korca: Endem.....poezi - nga -Raimonda Moisiu


Endem nëpër qytet me këmbët e mpira,
nga lodhja. E di që
diku në një cep të këtij qyteti,
prehesh përjetë !
"Mëkatove" në dashuri,
Më tradhëtove përherë të parë,
U martove me përjetësinë---

Ndër duart e mija - plot lule karafilash,
dhe një qiri....

Karafilat do t'i vadit me lotët e mi,qiriun
do e ndez me flakën e dashurisë tende,
Që nuk është shuar ende te unë!
".....mbi varrin tënd ku flenë:
Kujtimet më të ëmbëla,
Të brishta, si ëndërra që zhgënjejnë,
Të mbetura si gjysmë hije,
Si mjegullat e vjeshtës,
Si të ftohtët e dimrit,
Si zbraztësitë e trishtimeve, nga
trupi im....

Lulet e oborrit tonë që aq shumë,
I kam dashur më parë, tani
i shikoj me indiferencë... Të mjerat
nuk ma dridhin më zemrën si
atëherë....

Me sy të kërkoj rrugëve të këtij qyteti,
Edhe pse e di ku fle ditë-natë...
A thua do të shoh një ditë??!
Me sytë e mij të lotuar, me
fytyrën time të zbehtë si mermeri, me
lotët si shiu që rrëshqasin, nga
sytë e mij, me
të qarat si të një fëmije,
të zënë në faj..!

E mbërthyer jam prej mëkatit, që
nuk të shoh më..!

Edhe sa kohë...sa kohë, do
që të kthehesh?? Apo
ti

pret
muuuaaa
me
një tufë
trëndafilash e një qiri......

Nga Raimonda Moisiu
Hartford CT USA
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi