Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Demir Krasniqi:GJOBAT NËPËR DASMAT DHE GAZMENDET TONA POPULLORE

Shko poshtë

Demir Krasniqi:GJOBAT NËPËR DASMAT DHE GAZMENDET TONA POPULLORE Empty Demir Krasniqi:GJOBAT NËPËR DASMAT DHE GAZMENDET TONA POPULLORE

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 01, 2010 2:29 pm

Demir Krasniqi:GJOBAT NËPËR DASMAT DHE GAZMENDET TONA POPULLORE 16744_1154965964410_1535548066_30359142_4949023_n
Demir Krasniqi







Nga
tradita jonë:






GJOBAT NËPËR DASMAT DHE GAZMENDET
TONA POPULLORE






Në një të kaluar jo fort të largët,
në traditat e dasmave dhe gazmendeve të ndryshme popullore, pos të tjerash ,
kanë qenë edhe disa zakone shumë të rënda për pjesëmarrësit e këtyre ceremonive
, të cilat kanë kushtuar shumë dhe për shumicën e miqve, dashamirëve dhe
dasmorëve të ftuar në përgjithësi, kanë qenë të pa kapshme për xhepat e tyre të
buxhetit familjarë.


Madje,
disa prej këtyre zakoneve kanë qenë aq të rënda, sa pjesa dërmuese e të ftuarve
nëpër këto gazmende, edhe përkundër dëshirës së tyre të madhe për të qenë
pjesëmarrës në këto ahengje, nuk kanë mund të marrin pjesë mu për shkak të
këtyre zakoneve, të cilat në një farë mënyre ishin edhe gjoba materiale për
mysafirët e ftuar.


Këto lloje “gjobash” , të gjitha
shkonin në emër të dhuratave qoftë ndaj organizatorëve të dasmave e ahengjeve,
qoftë edhe në destinacione të tjera, gjithnjë me qëllime të ndihmave dhe
humanitetit , por që jo rrallë i tejkalonin kufijtë e dhuratave normale dhe
kalonin në gara mendjemadhësie në mes të shtresave më të pasura dhe atyre me
fuqi më të dobët ekonomike.



rastet e këtilla, shumë prej atyre që i takonin shtresave më të varfra ,
ndaheshin nga këto dasma e ceremoni , të zhgënjyer dhe të turpëruar publikisht
!


Traditat për çuarjen e dhuratave
nëpër dasmat, ahengjet dhe ceremonitë e ndryshme popullore, janë të shumta ,
por kësaj radhe do t’i përmendim vetëm disa prej tyre, për të cilat mendojmë se
kanë qenë më të rënda dhe më karakteristike.





Gjobat
në emër të dhuratave






Gjobat e para në emër të dhuratave
ndodhnin në rastet e fejesave të djemve , kur familja që e fejonte djalin , ishte e shtrënguar nga
zakonet që t’ i japi dhurata të mëdha parash mesitit , i cili e ka ecur punën , ka ndërmjetësua nga të dy palët
dhe ka bashkuar dy palë miq të rinj me kurorëzim bashkëshortor të dy çifteve të
reja .


Pos dhuratave me të holla, mesitit i
jepeshin edhe dhurata të ndryshme veshmbathjeje si nga ana e familjes së djalit
të fejuar, ashtu edhe nga ana e vajzës së fejuar e cila do të bëhet nuse .


Pasi të jetë kryer Dasma e Fejesës ,
vijnë ceremonitë e përurimeve nga të dy palët e familjeve të miqësuara , të
cilat shkojnë tek njeri-tjetri miq së pari herë dhe në këto ceremoni, përveç
unazës dhe stolive të ndryshme që i dërgohen nuses, duhet blerë dhurata të
ndryshme edhe për të gjithë pjesëtarët e familjes së saj, madje në disa raste
edhe për mixhallarët dhe dajallarët e nuses, dhurata këto që për babanë e
djalit të fejuar paraqisnin një ngarkesë të madhe buxhetore.


Në të njëjtën mënyrë, do të veprojnë
edhe prindërit e vajzës së sapo fejuar (nuses) , të cilët kur shkojnë për herë
të parë miq së pari për të përuruar miqësinë e re në familjen e dhëndrit , janë
të obliguar që të ju dërgojnë dhurata të ndryshme të gjithë familjarëve të
dhëndrit dhe personave më të afërm të familjes . Edhe këto dhurata paraqisnin
një ngarkesë të madhe psikike dhe materiale për familjarët e nuses, nga se jo
të gjithë nuk ishin të pasur materialisht .


Dhurata të ndërsjella familjare po
në këtë mënyrë, këmbeheshin në mes të dy familjeve të miqësuara , me rastin e
përcaktimit të Ditës së Dasmës së Martesës dhe marrjes së masës për blerjen e
rrobave të nuses .


Dhurata për familjarët e nuses,
duhej dërguar edhe me rastin e shkuarjes së dhëndrit për herë të parë në
familjen e nuses .





Dhuratat prej fillimit
të dasmës e deri në përfundimin e saj






Çdo njeri që do ta martonte djalin , ishte i obliguar që t’ ia bëjë
martesën me ceremoninë e dasmës sa më të madhe. Për këtë, Zoti i shtëpisë ishte
i obliguar që të thërret sa më shumë dasmorë , duke filluar nga rrethi i gjerë
familjarë, lagja, fshati, farefisi, miqësia, dajallarët e deri tek rrethi
shoqëror.


Të gjithë dasmorët thirreshin një
kohë të gjatë para se të fillonte dasma, në mënyrë që të kenë hapësirë kohore
për tu përgatitur për pjesëmarrje në dasmë .


Secili njeri që do të përcaktohej
për të shkuar në dasmë, ishte i obliguar që të çojë ndonjë dhuratë për
organizatorin e dasmës ( Zotin e
shtëpisë së dasmës), në mënyrë që sado pak t’ia ndihmojë shpenzimet rreth saj.


Edhe dhuratat për këtë qëllim ishin
të llojeve më të ndryshme, duke filluar nga kafeja, sheqeri, deri tek deshët të
cilët destinoheshin për furnizim me mish për dasmorët .


Kishte raste , kur dikush nga miqtë
e ftuar dasmorë, në vend të dhuratës për Zotin e Dasmës, ia çonte tupanët, ose
këngëtarët, të cilët i paguante vet , me qëllim që t’ia lehtësojë shpenzimet
Zotit të Dasmës dhe t’ia madhështoi gazmendin e dasmës .


Ndërkaq, gratë të cilat do të
përcaktoheshin për të shkuar në dasmë, përveç dhuratave tjera që kishin të
bënin kryesisht për nusen dhe djalin që do të martohej, ato dërgonin në dasmë
edhe gatesa të ndryshme, kryesisht pite , me qëllim që t’ ua ndihmojë
organizatorëve të dasmës edhe furnizimin me ushqim të bollshëm për dasmorët,
nga se ishte varfëri e madhe dhe mungesë ushqimi , në shumë raste dhe në shumë
vende, sidomos ato rurale .





Tupani në pritje të dasmorëve





Mënyra tjetër më perfide për t’ i
gjobitur dasmorët në emër të dhuratave , ishte metoda e qitjes së
tupanxhinjëve dhe surlaxhinjve para dyerve të oborrit të shtëpisë së dasmorit,
gjoja për t’i pritur dasmorët solemnisht me për të nderuar
ardhjen e tyre me muzikë –
çallgia !


Në rastet e këtilla, dasmorët që
vinin mysafirë për të marrë pjesë në dasmë, ishte e pa mundur që të hynin
brenda oborrit të dasmorit , për pa iu qitur dhurata parash jevgjve muzikantë ,
nga se ata nuk ua lëshonin rrugën duke i bllokuar me tupanë përpara dyerve të
oborrit! Edhe në këtë “akt solemn”, dasmorët fryheshin para mikpritësve dhe të
tjerëve se cili prej tyre do t’ iu qes më shumë para – dhurata jevgjve tupanxhinjë?!


Dasmorët të cilët ishin të varfër dhe mezi
kishin siguruar nga një kilogram sheqer për të ardhur në dasmë, skuqeshin dhe
turpëroheshin para asaj mase deri në atë shkallë, sa me kokë ulur hynin brenda
oborrit të shtëpisë së dasmorit !


Gjobitje
të tilla , në emër të dhuratave iu bëheshin dasmorëve mysafirë edhe gjatë kohës
së ahengut që bëhej gjatë tërë natës brenda odës së dasmorit. Kështu që, gjatë
natës disa dasmorë vallëzonin dhe ata i qerasnin jevgjit tupanxhinj, por në
rastet kur valltarët pushonin nga
vallëzimi, atëherë jevgjit tupanxhinjë , ua vënin përpara tupanin të gjithë
atyre dasmorëve që nuk kishin vallëzua radhë me radhë dhe nuk ua hiqnin tupanin
derisa ata u jepnin para!


Edhe
në këto raste, të pasurit bënin gara në mes veti se cili prej tyre do t’iu qes
më shumë para jevgjve, kurse ata që ishin të varfër – disa iknin nga oda
përjashta e disa skuqeshin para të tjerëve duke ulur kokën teposhtë nga turpi !





Dhuratat dhe gjobat e dasmorit dhe dasmorëve në vendin e
marrjes së nuses






Ditën e Diele , kur zakonisht
shkonin dasmorët për ta marrë nusen në fshatin dhe vendin e caktuar, ku ishin
prindërit e vajzës që po e përcillnin nuse, edhe Zoti i Dasmës, edhe dasmorët
vazhdimisht shoqëroheshin me një varg dhuratash dhe gjobitjesh të ndryshme.


Zoti i Dasmës, pos të tjerash, ishte
i obliguar që në rastin e pranim-dorëzimit të nuses nga ana e prindërve të saj,
t’ ia japë një shumë të konsiderueshme parash , babait të nuses, si dhuratë për
gratë dhe bijat – veshatore të nuses , të cilat tri ditë rresht e kishin
veshur, stolisur dhe përgatitur vajzën e tyre për ta përcjellë nuse !


Bajraktari (Flamurtari) i dasmës, me
rastin e pranim – dorëzimit të nuses dhe nisjes së dasmorëve për kthim në
shtëpi, nuk mund ta merrte flamurin (bajrakun) nga njeriu i familjarëve të
nuses, i cili e kishte mbajtur në duar dhe ishte përkujdesur për te, gjatë
kohës sa krushqit pushonin deri në pranimin e nuses, për pa ia pagua një shumë
parash mbajtësit të flamurit!


Zoti i Dasmës dhe dasmorët e tij,
gjobiteshin me para edhe në rastet kur ata vonoheshin gjatë rrugës dhe nuk
vinin në kohën e caktuar nga ana e babait të nuses !


Zoti i Dasmës dhe dasmorët e tij,
gjobiteshin rënd nga ana e babait të nuses, në rastet kur dikush nga dasmorët e
pa ndërgjegjshëm , do ta ketë vjedhur, apo thyer ndonjë gotë të çajit, apo
kafes gjatë shërbimit nga ana e pritësve të familjes së nuses !


Gjobitje të rënda do t’i jepen Zotit
të Dasmës dhe dasmorëve të tij, nga ana e familjarëve të nuses, në rastet kur
dikush nga dasmorët do të ketë shtënë me armë zjarri , para se të jetë bërë
pranim – dorëzimi i nuses (teslimi) !


Gjobitja kolektive e krushqve të
dasmorit, në emër të dhuratave dhe ndihmave materiale për shpenzimet e
familjarëve të nuses, pason me rastin e nisjes së krushqve për t’u kthyer në
shtëpinë e dasmorit bashkë me nusen !


Në atë rast, dikush nga njerëzit e
caktuar të familjes së nuses, do të del në një vend të ngushtë, ku secili dasmorë
duhet të kalojë aty pari, do ta zë pusinë dhe do t’ua qes krushqve përpara një
tepsi , në të cilën secili dasmorë duhet të qes para! Edhe në këtë vend – prite
, më së shumti do ta pësojnë dasmorët me xhepa të cekët buxheti !


Njëra ndër format më të rënda të
gjobitjes së dasmorëve, në emër të dhuratave dhe ndihmave për të Zotin e
Dasmës, pa dyshim ke qenë tradita e “Qitjes së shtagës” para dasmorëve !


“Qitja e shtagës” para dasmorëve,
është bërë pas ardhjes së nuses në shtëpinë e Damorit, menjëherë pas ngrënies
së darkës, d.m.th. të Dielën mbrëma ! Kjo ceremoni nisej nga njëri prej
dasmorëve më të pasur, i cili e fillonte lojën me shtagë , duke e gdhendur atë
me anë të tehut të briskut dhe në gdhendlat e asaj shtage futeshin sasi të
ndryshme parash , gjithnjë në vlerë prej letre .


Nismëtari i kësaj loje, i pari
shtinte në shtagë një valutë të madhe parash, e pastaj duke vallëzuar dhe
kënduar , shkonte përpara secilit dasmorë me radhë dhe nuk largohej prej tij, deri sa ai shtinte para në
atë shkop!


Garat më të mëdha në mesin e
dasmorëve se cili prej tyre do të qes më shumë para, bëheshin pikërisht gjatë
kësaj ceremonie, por këto gara ishin shumë të rënda dhe poshtëruese për ata
dasmorë që ishin të varfër dhe nuk kishin se çka të qesin në shtagë !


Gjoba e fundit që iu bëhej dasmorëve
, në emër të dhuratave për nusen, ishte ceremonia e quajtur :”Kulaçi i nuses”,
apo “Petullat e nuses”, ceremoni kjo që organizohej në përfundim të dasmës,
përkatësisht në ditën e parë të martesës së çiftit të ri, që zakonisht bëhej
ditën e Hëne, para dite!


Në ceremoninë e ngrënies së “Kulaçit
të nuses”, apo “Petullave të nuses”, nuk thirreshin të gjithë dasmorët e
pranishëm në dasmë. Aty, bëhej një përzgjedhje e njerëzve më të afërm të
familjes, kushërinjve, miqve dhe dajallarëve të familjes së dasmorit,
përkatësisht dhëndrit të ri .


Këtu,
në rend të parë merret për bazë autoriteti dhe sinqeriteti moral i
pjesëmarrësve në këtë ceremoni, nga se sipas diktatit të kanuneve të vjetra,
çfarëdo personi nuk mund ta ketë të drejtën për të hyrë tek dhoma e nuses, për
ta parë nusen dhe për t’i parë gratë dasmore!


Pas marrjes dorë nga ana e nuses të
gjithë të pranishmëve dhe pas ngrënies së “Kulaçit”, apo “Petullave”, të gjithë
pjesëmarrësi e kësaj ceremonie janë të obliguar që të qesin dhurata me vlerë
parash , për ta nderuar nusen dhe “Kulaçin e saj”!


Edhe
në këtë ceremoni, të pranishmit – pjesëmarrës do të qesin shuma të mëdha
parash, gjithnjë duke bërë gara në mes veti se cili prej tyre do të qes më
shumë dhe cili prej tyre do të fryhet më shumë para grave dasmore dhe para vet
nuses !


Prandaj,
nën gara të këtilla, shumë nga pjesëmarrësit në ceremoninë e “Kulaçit të
nuses”, edhe kësaj radhe do të dalin të skuqur dhe të turpëruar nga shuma
simbolike e parave të qitura si dhurata për nusen !





Dhuratat dhe gjobat në ceremonitë e synetive të
fëmijëve






Edhe
në ceremonitë e synetive të fëmijëve, gati se çdo familje organizon dasma me
përbërje bukur të gjerë mysafirësh pjesëmarrës nga të gjitha kategoritë e
njerëzve , duke u nisur nga rrethi i gjerë familjarë, rrethi miqësor e deri tek
ai shoqëror .


Çdo
njeri i ftuar për pjesëmarrje në ceremoninë e Dasmës së Synetisë, me njëfarë
mënyre është i obliguar që të blejë ndonjë dhuratë për djalin që do të bëhet
synet.


Mirëpo,
krahas dhuratave të cilat mysafirët pjesëmarrës së këtyre synetive , do t’i
blejnë dhe dërgojnë me kënaqësi në shtëpinë e dasmorit , prapë se prapë , ata
nuk do të shpëtojnë pa u gjobitur edhe një herë publikisht, gjithnjë në emër të
dhuratave për djalin që do të bëhet synet?!



të vërtetë, para se t’i nënshtrohet
procedurës së synetllëkut , sipas zakonit, djali i cili do të bëhet synet, do
të shkojë në odën e mysafirëve për t’ u përshëndetur radhë me radhë me të
gjithë të pranishmit . Në atë moment, dikush nga mysafirët e pranishëm do t’ia
rrëmbejë djalit nga koka , kapuçin e synetisë dhe atë do t’ ia qes përpara
secilit mysafirë – dasmorë për t’i qitur para në te, në emër të dhuratave për
djalin!


Kjo
ceremoni është shumë e rëndë për të gjithë ata dasmorë të shtresave të varfra,
të cilët mezi i kanë siguruar të hollat
për t’i paguar shpenzimet e udhëtimit të tyre dhe sa për t’a blerë një dhuratë
modeste për djalin që do të bëhet synet!





Tupani i Ramazanit - në derë të xhamisë dhe në derë të shtëpisë





Në emër të dhuratave dhe sevapeve ,
njerëzit shpeshherë gjobiten me pa të drejtë , madje në mënyra publike .


Bie fjala, gjatë muajit të shenjtë
të Ramazanit, disa jevgj , apo edhe shqiptarë të varfër, në mënyra vullnetare
iu binin tupanëve për të alarmuar fshatin për kohët e namazeve , iftaret dhe
syfyreve . Kjo bëhej në kohën kur mungonte informimi, mungonte shkollimi dhe
mungonin orët për matjen e kohës .


Ditën e Bajramit, mu në kohën e
faljes së namazit të Bajramit, tupanxhinjët shkonin dhe e nxinin derën e
xhamisë, në mënyrë që asnjë besimtarë të mos mund të del jashtë xhamisë, pa i
qitur para mbi tupan! Kjo kërkesë në pritë publike, ishte shumë e rëndë për
pjesën dërmuese të besimtarëve të varfër , të cilët mezi ua kishin siguruar
fëmijëve të tyre nga një grusht miell të grurit dhe nga një kilogram sheqer sa
për drekë të Bajramit, e të mos flasim për veshë-mbathjet e tyre festive, të
cilat rrallë kush kishte mundësi që t’i siguronte !


Në anën tjetër, tupanxhinjët e tillë
të Ramazanit, nuk ngopeshin vetëm me lypjet në derë të xhamisë, por ata gjatë
tërë Ditës së Bajramit, vraponin derë me
derë nëpër të gjitha familjet e lagjes, fshatit... për të kërkuar dhurata si
kompensim për mundin e tyre gjatë muajit të Ramazanit, ku edhe në këto raste,
shumica e familjeve të varfra mbeteshin të turpëruara nga tupanxhinjët të cilët
nuk ua lëshonin derën pa iu dhënë diçka
!


Me ngritjen e nivelit të kulturës
dhe të arsimimit të popullit tonë, fatmirësisht , pjesa dërmuese e këtyre
traditave tanë më janë eliminuar nga skena, nuk praktikohen më dhe ato i
takojnë vetëm një kohe të tejkaluar e të perënduar për ne !





Gjilan, më 30
Dhjetor 2009. Demir
KRASNIQI
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi