Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shaban Cakolli.Cikël poetik

Shko poshtë

Shaban Cakolli.Cikël poetik Empty Shaban Cakolli.Cikël poetik

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 28, 2009 2:58 pm

Shaban Cakolli.Cikël poetik 18147_1159059626749_1535548066_30367471_5161406_s
Shaban Cakolli


UDHËT

Buza më rridhte qumësht
kur më nxitën në atë udhë
pritja mund të plaket
por kthimi,nuk plaket kurrë.
Shaban Cakolli.Cikël poetik 18147_1158981024784_1535548066_30367142_32808_n


ATDHEU

Atdhe quhet toka
ku më shkeli thembra
në mendje e mbanë koka
në dashuri zemra
kot të paudhët më ndjekin
nga zemra dot s´mund ma hjekin.
Shaban Cakolli.Cikël poetik 18147_1158984904881_1535548066_30367150_621706_n



Shaban Cakoli: TI LULE

Më kupto moj lule e bardhë
kam mall,me të thithë nektar
saherë zemra të thërret
bëhesh hije e s´mund të prekë
Më pushton me tër atë nurë
me më ra loti,më bëhet gurë
me hapë zemrën,bëhet urnë
Përse më vënë në kaq siklet
koha s´pritë me i pas dy jetë
dhe dy jetë ne me i pasë
me tu nda kurrë s´kisha dashtë.
Si s´të vjen veq pak mëkat
sa shumë dhembjen po ma zgjat
kot me fjalë më the të dua
se kjo zemër u përvëlua
zgjatma dorën shmangi teket
çka s´shijohet dhe nuk preket

ëndërr është dhe ëndërr mbetet.
Shaban Cakolli.Cikël poetik 18147_1158992105061_1535548066_30367156_2830348_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi