Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Kujtohet misioni i një force politike, e cila është simbol i mbajtjes së premtimeve”

Shko poshtë

“Kujtohet misioni i një force politike, e cila është simbol i mbajtjes së premtimeve” Empty “Kujtohet misioni i një force politike, e cila është simbol i mbajtjes së premtimeve”

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 27, 2009 1:04 am

Kujtohet misioni i një force politike, e cila është simbol i mbajtjes së premtimeve”



26-01-2009 / Gazeta 55“Kujtohet misioni i një force politike, e cila është simbol i mbajtjes së premtimeve” 85657basha
Elbasan, Partia Demokratike kremton 18-vjetorin e krijimit

TIRANE - Partia Demokratike e Elbasanit ka kremtuar dje 18-vjetorin e themelimit të saj. Në këtë datë përkujtimore, në ceremoninë e rastit kanë qenë të pranishëm anëtarët e Grupit të Punës për riorganizimin e degës, deputeti dhe ministri Lulzim Basha, botuesi i gazetës “55”, Fahri Balliu, anëtari i kryesisë së PD-së Halit Shamata si dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar Arben Imami, Aurel Bylykbashi, Shefqet Deliallisi, Ardian Turku, Mimoza Hasekiu etj. Vëmendja e të pranishmëve është përqendruar kryesisht tek themeluesit e degës si dhe tek ata që ndër vite kanë spikatur me kontributet e tyre për fitoret elektorale të së djathtës në qarkun e Elbasanit. Në fjalën e tij, ministri i Jashtëm Basha tha se në ditën e ngritjes së PD-së në qytetin e Elbasanit, kujtohet përkushtimi dhe nderohen sakrificat e qindra-mijë elbasanllinjve, që së bashku me të gjithë Shqipërinë u ngritën për të vrarë frikën dhe për t’i dhënë jetë shpresës. “Sot ne përkujtojmë misionin e parë të PDSH-së, atë të përmbysjes së diktaturës më të egër komuniste në Evropë. Sot përkujtojmë historinë e vështirë të viteve të para të PD, atë të përmbysjes së varfërisë, që ajo diktaturë e kishte ulur këmbëkryq në çdo familje shqiptare. Ne sot kujtojmë peshën e misionit të një force politike, mbi supet e të cilës shpesh rëndoi vetë fati i demokracisë shqiptare, vetë kuptimi i pluralizmit politik apo parlamentar”. Duke vijuar më tej fjalën e tij, ministri Basha theksoi: “Por sot ne shikojmë përpara, drejt një misoni kombëtar që PD dhe qeverisja e saj prej tre vitesh po e kthen në realitet. Brenda këtyre tre viteve Shqipëria nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe e ratifikoi atë në të gjithë vendet e Bashkimit Evropian, ne presim brenda dy muajsh të përfundojë një nga aspiratat e kombit shqiptar anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në NATO. Vendi po përparon çdo ditë me ritme të dukshme dhe kjo falë qeverisjes me duar të pastra dhe përkushtim të PD-së”. Duke qenë se PD në Elbasan është në prag të zgjedhjeve për kreun e ri të kësaj partie Ministri Basha theksoi se “kjo na kujton edhe njëherë thelbin e angazhimit tonë politik, ky thelb është shërbimi dhe jo privilegji, është sakrifica dhe jo përfitimi. Të bashkuar nga misioni i lartë dhe i marrë përsipër me formimin e Partisë Demokratike që vazhdon sot e më tej të jetë forca më e madhe politike në vend, ne duhet të përfundojmë me sukses zgjedhjet në Qarkun e Elbasanit, të përfundojmë me sukses për të realizuar objektivat tona dhe së bashku të dalim faqebardhë para qytetarëve të këtij qarku, para qytetarëve të gjithë Shqipërisë për të kërkuar që misioni historik të vazhdojë edhe për katër vite të tjera”, përfundoi fjalën e tij Basha”. Gjatë kremtimeve të 18-vjetorit, morën vlerësimin dhe mirënjohjen e rastit edhe 27 demokratë të vjetër dhe nismëtarë të krijimit të PD-së në Elbasan.
L.Q
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi