Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Beqir Sina: Rugova kujtohet si simbol i luftës paqësore të shqiptarëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Shko poshtë

Beqir Sina: Rugova kujtohet si simbol i luftës paqësore të shqiptarëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës Empty Beqir Sina: Rugova kujtohet si simbol i luftës paqësore të shqiptarëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 29, 2009 3:55 am

Beqir Sina: Rugova kujtohet si simbol i luftës paqësore të shqiptarëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës U1_RugovaNewYorkRugova kujtohet si simbol i luftës paqësore të shqiptarëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës
Kryetari i degës së LDK-së, zoti Ramadan Gashi, duke folur në këtë përkujtimore me anë të fjalës së tij shprehu nderimin për Presidentin historik të Kosovës, për burrin e madh, i cili lindi dhe i erdhi Kosovës në kohën e duhur.
Nga Beqir Sina, New York
BRONX - NEW YORK: Lidhja Demokratike e Kosovës, dega e saj për Nju Jork me shtetet për rreth, kujtoi dje pasdite Presidentin historik, të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën, në trevjetorin e ndarjes nga jeta. Nën kujdesjen e kryeisë së kësaj dege, në Bronx - Nju Jork, zyrën e saj u mbajt një akademi përkujtimore kushtuar vizionarit e arkitektit të pavarësisë së Kosovës, me pjesëmarrjen e anëtarëve të kryesisë të LDK-ës,, përfaqësues të shoqatave dhe organizatave të komunitetit, miq e simpatizantët e saj - dhe adhuruesit e dr Rugovës.
Kryetari i degës së LDK-së, zoti Ramadan Gashi, duke folur në këtë përkujtimore me anë të fjalës së tij shprehu nderimin për Presidentin historik të Kosovës, për burrin e madh, i cili lindi dhe i erdhi Kosovës në kohën e duhur, vendin dhe momentin e duhur, për çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ai në vazhdim tha se presidenti Rugova, qysh në fillim të viteve të 90-ta i shpalosi botës së qytetruar dhe demokratike, atë vizionin e tij dhe dëshirën e vullnetin e popullit të Kosovës, për liri, demokraci e pavarësi. Pikërishtë, edhe atë vizion që e ndoqi më pasë Kosova dhe populli i saj edhe se pse kohërat ishin shumë të vështira.
Gashi, iu drejtua përfaqësuesve të komunitetit, anëtarëve të LDK-ës, simpatizantëve dhe adhuruesve, të Ibrahim Rugovës, duke kujtuar se jemi tubuar këtu në këtë përkujtimore, kushtuar tre vjetorit të vdekjes së kryetarit Rugova, për të përkujtuar liderin, ideologun e shtetit të pavarur të Kosovës, projektuesin e pavarësisë të Kosovës, projektuesin e pavarësisë së shtetit të Kosovës, vizionarin, humanistin e thellë, krijuesin letrar, intelektualin e mirëfillët.Kryetarin, ideatorin, ideologun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, sinonimin e Kosovës, Gandin e Ballkanit, karizamatikun, pacifistin, inspiruesin, vizionarin e shtetit tonë të integruar në familjen Europiane.
Folësi kryesorë sekretari i degës së LDK-ës,Valon Alaj ka kujtuar se këtë përvjetor, të tretin me radhë, po e kujtojmë pa liderin dhe presidentin e madh të Kosovës. Pra, th ai po e shënojmë në motmotin e parë të Pavarësisë së Kosovës, veprës më kolosale të dr. Ibrahim Rugovës dhe popullit të vendit tone, që me shekuj aspiroi lirinë dhe mëvetësinë. Sot, e kujtojmë zotin Rugova, si një burrë të paqes dhe si njeri të fortë përballë të gjitha sfidave, rënieve e ngritjeve, para dhunës dhe gjenocidit Serbian. E kujtojmë arkitektin e rrugës sonë demokratike, të lirisë dhe të pavarësisë - njeriun sinonim I aspiratave të popullit të Kosovës. E kujtojmë dr. Rugovën - sinonim të lirisë dhe të pavarësisë së vendit tone.
Në vazhdim fjalën e mori Shqipe Biba, veprimtare dhe aktiviste e dalluar e komunitetit, gazetare dhe themeluesja e organizatës “Motrat Qiriazi” në SHBA-ës, i cila së pari përshëndeti të pranishmit teksa tha se Pavarësia, ishte gurë themeli që dr Ibrahim Rugova, i vuri shtetit të pavarur të Kosovës. "Të shkruaja qoftë edhe një fjalë, për një rastë si ky, tha ajo e kisha shumë të vështirë, ashtu siç e kam të zgjedhe qoftë edhe një kujtim nga ato kujtimet e shumta që kam me Rugovën,"
"Më bëhej vetja sikur isha në një vend ku duhet të zgjidhja diçka, brenda një mundësie që vetëm njërn nga ato çka shihja duhej edhe t'a zgjidhja e merrja me vete në atë abotë, kur edhe nuk dija se çfarë të zgjidhnja, por, zgjodha vetëm Rugovën, zgjodha veprën e tij, politike, letrare dhe udhëheqëse të një ideatori, të një njeriu të madh, i cili vuri edhe themelet e atij shteti, i cili prej pavarësisë së shpallur me 17 shkurt 2008 nuk do të ketë më shpërbërje."
Për veprimtarin dhe anëtarin e kryesisë së degës së LDK-ës, zotin Halit Shabaj, Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, me aftësit dhe guximin e madh që kishte dhe me forcën intelektuale ishte ai që u vu i pari në krye të lëvizjes së parë e më të madhe në Kosovë, dhe i pari në atë kohë që e kapi timonin e lëvizjes kombëtare në Kosovë.
Ai tha se me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tij, sikurse që ishte professor doktor Fehmi Agani dhe shumë inetelektualve të tjerë dhe me forcën e tij të mbi natyrëshme, shpirëtërore dhe mendore dhe me pënden e artë, arriti për të parën herë në historinë e Kosovës të formulojë platëformën e parë politike apo Lidhjen Demokratike të Kosovës.
"Platformë, e cila, më pasë e mobilizojë popullin shqiptarë, që të luftojë për liri paqe e demokraci e pavarësi. Presidenti i Kosovës dr Ibrahim Rugova, tha Shabaj, ishte edhe një artitekt i mënçur sepse ai ndërtojë shumë ura të miqsisë mes Kosovës dhe vendeve të tjera të botës, por, ajo ura më e madhe dhe e përjetëshme e miqsisë së pavdekëshme që ndërtojë e solli presidenti ynë i dashur Ibrahim, Rugova ishte ajo urë që kishte përmasa gjigande - ajo urë e cila i lidhi në mënyrë të pandashme Prishtinën me Uashingtonin - Kosovën me SHBA-ës, me vendin kampion i botës së lirisë, demokracisë e pavarësisë së popujve."
"Jam këtu t'a nderojë dhe t'a respektojë presidentin tonë të dashur Ibrahim Rugova, thotë në fjalën e saj aktivistja nga Rohd Island, Rita Saliu, njeriun që hodhi i pari themelt e shtetit të Kosovës , Kosovës së pavarur të lirë e demokratike, megjithse, nga emocionet e kamë shumë të vështirë të shkëpusë disa momente për të folur, nuk e kam aspak të vështirë të flasë me poezi, për të kujtuar këtë njeri të madh që ne krenohemi sot më të." Bashkëshorti i saj, Adem Saliu, lexojë pjesë nga përshëndetja e Presidentit të Kosovës, zoti Fatmir Sjediu, kushtuar tre vjetorit të vdekjes së Ibrahim Rugova.
Në emër të Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA, tubimin e përshëndeti nën kryetari i saj dr Gjon Buçaj . Më pasë përshëndetën edhe Rifat Drenica, nga shoqata "Drenica" në Nju Jork, Zef Bala anëtar i bordit të LQSHA, Ahmet Hoti sekretar i Lëvizes së Legaliteitit. Si dhe; Presidentja e shoqatës Jeta e Re, znj. Flutura Zavalina (Bida) aktore dhe humaniste, Dardanesha Andoni - Gashi, gazetare, dhe redaktore e disa librave, vajza e atij që gjithë jetën e tij u quajt shovinistë sepse ishet autori i hartës së Shqipërisë Etnike, ishte autori i parë i gjeografisë - politike të Shqipërisë Etnike, e motra e Luan e Fatjon Gashit, dy nacionalistëve, që një jetë tërë e bënë vetëm për Shqipëri e Kosovë, teksa u tretën dhe shkuan me ëndërrën e tyre të madhe të bashkimit të të gjitha trojeve.
Ndërsa, veprimtari i komunitetit anëtari i kryesisë së degës së LDK-ës, Idriz Çela, tha se ndjehem jashtëzakonisht i nderuar që edhe unë, po e përshëndes nga ana ime këtë përkujtimore kushtuar tre vjetorit të vdekjes së presidentit të parë të Kosovës, dr Ibrahim Rugovës, dhe më vjen mirë të vijë në këtë përshëndetje para jush me një "copëz" poezi të cilën vite më parë e pata shkruar për Rugovën:" Para festës së madhe - Kokën ma ktheni nga Shqipëria, por, Zëmrën ja paça falë Kosovës,".
Në emër të kryesisë qëndrore të LDK-ës, në Prishtinë, vazhdoi nën kryetari i degës së Nju Jorkut, zoti Musa Daka ju sjell përshëndetjen për këtë përkujtimore, ku ne faleminderohemi mes të tjerave për të për të gjitha ato çkemi bërë për Kosovën dhe pavarësinë e saj thuhet në mesazhin e përshëndetjes që kemi marrë edhe nga Presidenti i republikës së Kosovës dr Fatmir Sejdiu, i cili edhe ai përshëndet këtë përkujtimore dhe na faleminderon të gjithëve me shpresë që ne së bashku, të jemi ambasadorët e denjë të çështjes kombëtare në Amerikë.
Nënkryetari i Degës të LDK-së për Gjermani, zoti Emrush Lokaj, ndër të tjerave tha se nën terrorin me aq pak "diell mes reve" të Kosovës në Ballkan, Ibrahim Rugova, qe ai i cili mori rrugën e vështirë e të mënxyrëshme të "Olimpit", prej dijetarit të përkryer , të njeriut madhor dhe luftëtarit guximtar dhe çlirimtarë , të prisit historik, të atij që do t'a bënte më vonë Kosovën me liri dhe shtet.
Lokaj, tha se këtë synim të shejtë e patën edhe shumë personalitete të ndritura shqiptare , por Zoti ia kishte caktuar shqiptarev Ibrahim Rugovën, që të ishte i vetëm njeriu i madh i kësaj "hije të rëndë' i cili do të lindëte në robëri , jetim që në ditët e para pa baba, por që do t'a linte Kosovën e lirë dhe të pavarur kur ai të ishte në amëshim.
"Ai do të përcillej në jetën e amnueshme, kujtojë zoti Emrush Lokaj, nga krisamt e nderit të atyre që e çliruan Kosovën - do të thotë nga Garda e Kosovës. Por, është ironi e fatit të tij, që Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova nuk arritit t'a nënshkruaj me dorën e tij pavarësinë e Kosovës, me 17 shkurt 2008, ndërsa është ngushëllues fakti se Ibrahim Rugova, e kishte nënshkruar këtë akt solem shumë më heret, dhe pikërishtë nga ky vend ku po e kujtomë ne sot, nga ky shtet i madh mik dhe aleat i shqiptarëve, SHBA-ës.
Kështu që , shqiptarët, Kosova demokratike do t'a kujtojn gjithmonë kolosin Ibrahim Rugova, si një personalitetë të rrallë jo vetëm për shqiptarët, por edhe në përmasa shumë më të gjëra, ka përfunduar nën/kryetari i Degës të LDK-së për Gjermani, zoti Emrush Lokaj,
Duke marrë fjalën në këtë përkujtimore zoti Riza Halimi, deputet në kuvendin serb dhe kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, në Luginën e Preshevës, tha se më vjen mirë që marrë pjesë në një atmosferë kaq impozante dhe të sinqertë, ku kujtohet jeta dhe vepra e historike e Presidentit Rugova. Unë kam pasë një rast të jashtëzakonëshë m , para 40 viteve t'a njohë dhe të shoqërohem me të deri në vdekjen e tij..
Zoti Halimi nxorri në pahë gjatë fjalës së tij disa nga virtytet më të veçnta që kishte Rugova. " Tash kur të gjitha analizat dhe çdo gjë që bëjmë për atë, tha Halimi besojë se ishin ato tiparet kryesore , mençuria, dituria, guximi, dhe vendosmëria e opitimizmi i madh që egzistonte tek ai. Këto ishin tiparet e tija të cilat e kishin spikatur gjatë gjithë kohës dr Rugovës, edhe studentin, edhe shkencëtarin dhe më vonë liderin politik të Kosovës" ka cekur ai
" Këto janë ato karakteristika ose veti, për zotin Riza Halimi qenë në një farë mënyre edhe u përgjithësuan në lëvizjen politike shqiptare në Kosovë. Dhe pikërishtë kjo është ajo bazë që ai arriti të tubonte një numër të madh njërëzish , pikërisht atë që në të kaluarën e tyre shqiptarët nuk arritën t'a bënin në shkallë aq të lartë sa që e bëri Rugova, atë të kyçjes të të gjithë njerëzve në një lëvizjë dhe në një kah, jo vetëm në Kosovë por edhe në të gjitha trojet shqiptare," ka përfunduar zoti Riza Halimi, deputet në kuvendin serb dhe kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, në Luginën e Preshevës, i cili këto ditë ndodhet për vizitë në SHBA-ës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi