Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Akuza/Çe Gevara u tradhtua nga Fidel Kastro, me urdhër të sovjetikëve

Shko poshtë

Akuza/Çe Gevara u tradhtua nga Fidel Kastro, me urdhër të sovjetikëve Empty Akuza/Çe Gevara u tradhtua nga Fidel Kastro, me urdhër të sovjetikëve

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 27, 2009 1:06 am

Akuza/Çe Gevara u tradhtua nga Fidel Kastro, me urdhër të sovjetikëve

26-01-2009 / Gazeta 55
I vetmi i mbetur gjallë nga luftimet-kurth në xhunglën boliviane, që sollën arrestimin dhe pushkatimin e menjëhershëm të Çe Guevarës tregon për “Corriere della Sera”-n rrugën se si Fidel Castro e shmangu komandant Guevarën nga pushteti, për ta nisur më pas në një operacion ushtarak, i cili ishte tradhtuar nga shteti kuban, komunistët bolivianë dhe padronët rusë në Moskë

Dëshmitari i fundit që ka qenë me rebelin Çe Guevara në xhunglën e Bolivisë jeton prej vitit 1996 në Francë (Paris). Daniel Alarcon Ramirez, i njohur me pseudonimin Beninji jeton në ekzil, meqenëse ndaj tij, regjimi i Kubës ka shpallur një dënim me vdekje në mungesë për “tradhti të lartë ndaj regjimit”. Por sot e kësaj dite, ndërsa ai dëshmon për atë që e quan “kurthin e tmerrshëm që i ngritën Çe-së”, ai i ka sytë e përlotur për shokun e tij të armëve, i cili thotë se e pat mësuar të shkruajë e të lexojë, por edhe të respektojë armiqtë dhe robërit e luftës.
Pas përlotjes, vjen shpërthimi i urrejtjes për “makinacionin e vrasjes, për të cilin përgjegjësit kryesorë ishin Fidel Castro dhe Bashkimi Sovjetik”. “Donim të eksportonim revolucionin, thotë Beninji, paçka se kishim mbetur të braktisur në xhungël. Çe po shkonte drejt vdekjes, por me dyshimin se qe tradhtuar. 9 tetorin e 1967-s ishim vetëm pak metra larg godinës së shkollës, ku ushtria boliviane e mbante të burgosur. Por çuditërisht, komandanti ynë u zhduk papritur, pasi përndryshe, ne do të tentonim një sulm për ta liruar, edhe me çmimin e jetëve tona”.
Ndërsa ai jep dëshminë për të përditshmen e Milanos, Corriere della Sera, Beninji ka mbi supe 70 vjet të një jete shumë të vështirë. Pas revolucionit kuban, ai mori postin e komandantit të repartit të sigurisë, e më pas u bë njëri nga shefat e stërvitjes së guerriljeve, që do të dërgoheshin nëpër botë për të mbështetur lëvizjet revolucionare. Bash në ato kohë, thotë ai në dëshminë e tij, ndjeva se pasrevolucioni nuk po shkonte sipas aspiratava tona. “Cienfuegos dhe Guevara po i bënin hije autoritetit të Fidelit. Po shfaqeshin gjithnjë e më shpesh përplasje në udhëheqje. Ishin ato kohë kur Cienfuegos vdiq në një aksident misterioz. Ndodhesha me Guevarën në Kongo, kur Fideli publikoi një letër ku Çe deklaronte se hiqte dorë nga çdo funksion shtetëror si dhe nga shtetësia kubane. Çe e goditi me shqelma aparatin e radios që transmetonte lajmin, duke ulëritur: ‘Ja ku të çon kulti i individit’. Komandanti e pat shkruar letrën, ndërsa ndodhej në Algjer, ku publikisht paralajmëroi shtetet afrikane për rrezikun që u kanosej nga imperializmi sovjetik. Them se pikërisht ai diskutim shënoi edhe dënimin e tij me vdekje. Kur u kthyem në Havanë, Fideli i propozoi atij që të shkonte të luftonte në Amerikën e Jugut. Vetë Fideli u tregua shumë i interesuar për përgatitjet tona, vijon dëshminë e tij Beninji. Vinte shpesh dhe na vizitonte në kampin e stërvitjes, ku smungonte së na konfirmuari mbështetjen e Partisë Komuniste Boliviane si dhe të vetë shërbimeve sekrete kubane. Do të duhej të zbarkonim në veri të vendit, një territor disi mikpritës ndaj guerriljeve. Mundëm të përvetësonim edhe dialektin lokal të spanjishtes. Por kur Fideli shfaqej në kampin tonë, Çe tërhiqej mënjanë. Por vetëm në fund e mora vesh përsenë”. Në shtator të 1967-s nisi operacioni i zbarkimit. Por komandanti Çe u hodh në një territor tjetër ku flitej një tjetër dialekt, e ku për më tepër vendi ishte i mbushur plot e përplot me insekte e me agjentë sekretë të regjimit bolivian. “Shumë shpejt morëm vesh se Partia Komuniste Boliviane nuk na mbështeste, ndoshta për shkak të udhëzimeve që u kishin ardhur nga Moska, thotë Beninji. Çe u tjetërsua. S’ishte më vetvetja. Ishte krejt në depresion e i përhumbur. Na dha të drejtën të zgjidhnim nëse do të vijonim me të apo do të hiqnim dorë nga operacioni. Vendosëm të qendronim, por në fund, bilanci ynë u ndal tek shifra e mjerueshme e 17 vetave, të rrethuar anekënd nga më shumë se 3 mijë ushtarë, që ishin hedhur në gjuetinë tonë. U ndamë në 3 grupe dhe në një mëngjes erdhi edhe ora e betejës. Çe u zu rob dhe të nesërmen u pushkatua. Tre guerrilas mundën të arrinin kufirin. Beninji, Urbano e Pombi shpëtuan për shkak të mbështetjes që u erdhi nga Salvador Allende, presidenti i atëhershëm i Senatit në Kili”. Në udhëtimin e kthimit, stacionet e tyre qenë Tahiti e Greqia, mbërritën në Paris, ku u pritën nga De Goli dhe më pas u kthyen në Kubë, ku atyre iu rezervua një pritje prej heronjsh. Në Havanë, shoku i fundit i udhëtimit të Çe-së vijoi gjithsesi të bënte karrierë. Urbano u arrestua shumë shpejt e u internua, kurse Pombo mori gradën e gjeneralit. “Unë nisa të bëja një jetë të dyfishtë”, dëshmon Beninji. Pyesja veten vazhdimisht se pse duhej shmangia nga jeta politike e Çe-së. Përfundimi i vetëm që arrita ishte se ai ishte shndërruar i rrezikshëm për sovjetikët dhe Fideli nuk e pati për gjë ta tradhtonte shokun e armëve, për interesat e veta. Sot revolucioni në Kubë ka dështuar dhe regjimi është shndërruar në një diktaturë, përfundon dëshminë e tij Beninji. Pasi arrita në këtë përfundim, shfrytëzova një ftesë të kongresit të shkrimtarëve kubanë dhe ia mbatha për Francë. Nuk i desha SHBA-të, se më dukej se do të tradhtoja besimin e Çe-së”. Këtu në Paris edhe bëj bilancin e dështimeve të Çe-së në Kongo e Bolivi e kuptoj se në kurthin e tmerrshëm të vdekjes, njeriun më popullor të revolucionit kuban e futi vetë Fideli, në bashkëpunim me sovjetikët”....
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi