Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lek Pervizi - çmim special ne poezi

Shko poshtë

Lek Pervizi - çmim special ne poezi Empty Lek Pervizi - çmim special ne poezi

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 07, 2010 9:03 pm

Lek Pervizi - çmim special ne poezi






Lek Pervizi - çmim special ne poezi Lek-Pervizi-2Nje lajm i randesishem, qe mora vesh nga interneti dhe i kerkova z. Pervizi
Ne se ishte e vertete, dhe me coj dokumentin e akordimit te Cmimit Special.
Nga kenaqesia qe ndjeva vendosa te ju a bej te njohun edhe shoqnise shqiptare gazetave e shoqatave kulturore.
Akademia Internacionale “Il Convivio,, (Gostia) Sicili, organizon
cdo vit konkurs per poesi, prose, arte figurative dhe teater. Shpallja
e fituesve te sivjetem u zhvillua ne “Giardini di Naxos” (Lulishtet e
Naxos), Messina, , me 25 tetor 2009.
Juria e perbame pre 37 anetaresh, te gjithe letrare e profesore,
nder cmimet qe u dhane shpalli dhe nje Cmim Special, qe per kenaqesine
e cdo shqiptari iu dha z. Lek Pervizi, nje bashkepuntori te
Albshkences, piktor, poet, shkrimtar e studiues ne fusha te ndryshme,
qe te gjithe ne e njohim dhe e respektojme per moshen 80 vjeç qe mbushi
sivjet.
Ish i burgosur dhe internuar politik, qe nen diktauren komuniste
ishte i denuar e ndaluar per cdo krijimtari te lire. Por ajo liri per
te cilen vuajti dhe ndaj te ciles nuk e humbi kurre besimin, manefund
ia njohu ato te drejta qe iu mohuan per gati nje gjysme shekulli nga
nje diktature antinjerezore, jo vetem qe mund te merrej me letersi, art
e studime, por te fitoje edhe cmime, sepse ky s’paka qen i pari, pasi
kishte fitue edhe dy cmime te tjera, edhe ato per nga nje poezi
konkuruese, ne konkurse te tjera letrare, ku ftohet, ne Belgjike, Itali
e France, por jo ne Shqiperi.
Ja teksti i motivacionit :
I nderuari z. Lek Pervizi,
Juria e Cmimit Il Convivio 2009 : Poezi, proze e Art figurativ dhe
te cmimit teatral “Angelo Musco”, pasi shqyrtoi me kujdes veprat e
paraqitura, ka nderin te ju njoftoje qe ne seksionin “Silloge poezishe”
(Permbledhje poezishe) ju asht akordue “Cmimi Special” si poeti ma i mire i huaj per nje permbledhje poezish.
Ju komunikojme se shpallja e cmimeve do te zhvillohet ne “Giardini
Naxos” (Lulishtet Naxos) ne qytetin e Messines, te dielen 25 tetor 2009
ne ora 10.00.
Per suksesin e aktivitetit asht e domosdoshme prania Juaj, dhe
luteni te na njoftoni para dhe jo pas 10 tetorit. Kjo ftese vlen edhe
per familjaret e tjere tuaj.
Akademia Internacionale “Il Convivio”, pastaj, duke pase parasyshe
rezultatin shume te mire te arritun nga ana juej, propozon futjen e
vepres suej ne Antologjine prestigjoze qe botohet nga Akademia……e
parashikueme brenda muaj mars 2010 etj., etj.
Z. Lek Pervizi, tashme asht nje poet i njohun, si ne Belgjike,
France ku ka botuar frengjisht librin me poezi “Complainte de Nyphes”
(Ankimi i Zanave), dhe ne Itali, Italisht, po ato poezi me titull ‘Il
Grande Lamentio” (Ankimi i madh), patjeter ne Shqipni “Ankimi i Zanave”
dhe “Gjurme te Humbuna”, poezi te burgjeve e kampeve. Te paraqituna
vete si ne frengjisht dhe italisht. Vazhdon perkthimin anglisht pe nje
botim ne Londer.
Ka perkthye vepren e Dhimter Frangut ‘”Veprat e Lavdishmle te
Skenderbeut”, shkruar latinisht me 1480 e botue ne italishten e vjeter
mesjetar. U asht pergjigjun me shkrime, Schmitt -it dhe Klosit qe
denigronin Skenderbeun. Ka perkthye e botue gjithashtu librin
‘”Pellazget e pasardhesit e tyre” te Eduard Schnaider, te vitit 1894.
Boton qysh per 16 vjet ne Belgjike, reviste kulturore shqiptare “Kuq e
Zi”, dhe vazhdon te shkruaje e te merret me probleme kulturore, edhe
pse ne moshe te thyer.
Botohet se shpejti frengjisht libri “Albanie, pays à connaître” (Shqiperia vend per t’u njohur”),
nje veshtrim historik nga origjina ne ditet tona, ne nje kend veshtrim
krejtesish te ri e qe hedh drite mbi ngjarje jo te njohura nga mungesa
e mohimi i se vertetes nga historianet e indoktrinuar e nsotalgjike
shqiptare.

Paul Tedeschini
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi