Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jeton Ahmeti:LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT DHE MBROJTJA E TROJEVE ETNIKE

Shko poshtë

Jeton Ahmeti:LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT DHE MBROJTJA E TROJEVE ETNIKE Empty Jeton Ahmeti:LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT DHE MBROJTJA E TROJEVE ETNIKE

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 10, 2010 6:18 pm

Jeton Ahmeti

LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT DHE MBROJTJA E TROJEVE ETNIKE
Mbrojtja e Plavës dhe e Gucisë -tetor 1879-janar 1880

Jeton Ahmeti:LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT DHE MBROJTJA E TROJEVE ETNIKE 247imag0051
Lidhja
Shqiptare e Prizrenit ishte e vendosur që fare të mos bënte asnjë
lëshim në trojet e veta etnike ku pjesa dërmuese përbëhej nga popullsia
shqiptare. Ngjarjet e Gjakoves dhe aksioni diplomatik i Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit e ndaluan rrugën Perandorisë Osmane që të fliste
në emër të Shqipërisë dhe shqiptarëve, presioni i vazhdueshëm i Malit
të Zi dhe i Greqisë, ndaj Perandorisë Osmane për zbatimin e vendimeve
të mara në Kongresin e Berlinit,i acaroi edhe më shumë mardhënjet në
mes Perandorisë Osmane dhe Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Presion më
të fortë ndaj Perandorisë Osmane ushtroi Rusia cariste, dhe kështu në
fillim të vitit 1879 Porta e Lartë vendosi ti zbatonte detyrimet
territoriale kundrejt Malit të Zi, nga ana tjetër Lidhja Shqiptare e
Prizrenit mori vendime që ti mbrojë edhe me armë krahinat shqiptare siç
ishin Plava dhe Gucia dhe të mos bëjë asnjë lëshim për këta treva,
meqenëse Plava dhe Gucia bënin pjesë në vilajetin e Kosovës, barrën e
drejtimit dhe të organizimit të luftës për mbrojtjen e tyre e mori
përsipër Komiteti Ndërkrahinor i Prizrenit, i cili nga ana e vet formoi
një shtab ushtarak të posaçëm me Ali Pashë Gucinë në krye, në shkurt të
vitit 1879 në afërsi të liqenit të Shkodrës komisioni turko-malazez
nënshkroi marrëveshje dypalëshe, mirpo Porta e Lartë në këtë
marrëveshje nuk pranoi të përfshinte dorëzimin e Plavës dhe Gucisë, nga
frika e kryengritjes së shqiptarëve. Sipas marrëveshjes dorëzimi i
Podgoricës, i Shpuzës dhe i Zhabjakut nuk u kundërsh tua nga Lidhja
Shqiptare e Prizrenit, sepse pjesa dërmuese e këtyre krahinave përbëhej
nga popullsi sllave malazeze, por me këtë marrëveshje Mali i Zi mbeti i
paknaqur dhe menjëherë Knjaz Nikolla iu drejtua Fuqive të Mëdha, duke
kërkuar prej tyre që të detyronin Perandorinë Osmane ti dorëzonte dy
krahinat shqiptare Plavën dhe Gucinë Malit të Zi, nga ana tjetër
Perandoria Osmane u kërkoi Fuqive të Mëdha të dërgonin në Plavë dhe
Guci një komision ndërkombëtar për caktimin e vijës së kufirit, të
përbërë nga gjashtë përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha. Komisioni i
gjashtë Fuqive të Mëdha i filloj punimet e veta në maj të vitit 1879
dhe për disa muaj u mor me caktimin e pikave të kufirit turko-malazez
në vilajetin e Shkodrës. Por gjatë verës kur Komisioni Ndërkombëtar
donte të shkonte në Plavë dhe Guci, përfaq ësuesit e Komitetit
Ndërkrahinor të Prizrenit, në gusht të vitit 1879 u paraqitën një notë
proteste Fuqive të Mëdha ku deklaruan qartë se nuk do të njihnin asnjë
ndryshim të kufirit me Malin e Zi pa vullnetin e popullit shqiptar, pas
kësaj note të rreptë Komisioni Ndërkombëtar i ndërpreu punimet e veta
dhe e pezulloi udhëtimin për në Plavë dhe Guci Pas këtij dështimi
marrdhëniet e Shqiptarëve me Malin e Zi erdhën duke u keqësuar
vazhdimisht ku u futën në një erësirë të pakthyeshme. Tashmë rruga
diplomatike nuk gjente zgjidhje dhe konflikti ishte i pandalshëm gjatë
muajit tetor të vitit 1879 Mali i Zi filloi ti përqendroj ushtritë e
veta në kufi me Shqipërinë, duke çuar numrin e tyre në 5,600 veta,
këtyre masave Lidhja Shqiptare e Prizrenit iu përgjigj me forcat e veta
të armatosura,dhe kështu komisioni ushtarak i Lidhjes së Prizrenit nën
kryesinë e Ali Pashë Gucisë, shpalli zonën e Plavës dhe Gucisë zonë
lufte.
Perandoria
Osmane nga ana tjetër për të ndaluar këtë konflikt të rezikshëm në vend
të Plavës dhe Gucisë, i propozoi Malit të Zi disa vise sllave të
Hercegovinës, por këtë propozim e kundërshtoi fortë Austro-Hungaria por
as Mali i Zi nuk e pranoi. Në fillim të nëntorit të vitit 1879 forcat
sllave malazeze duke dashur të tërheqin vëmendjen e Fuqive të Mëdha,
dhe njëherazi të masin pulsin e shqiptarëve kryen dy sulme kundër
forcave të Lidhjes Shqiptare, të parin në fshatin Pepaj, dhe të dytin
në fshatin Arzhanicë, duke vrarë në befasi 30 fshatarë dhe dogjën mjaft
shtëpi, por për një kohë të shkurt u dëbuan prej forcave të Lidhjes
Shqiptare. Më 4 dhjetor të vitit 1879 ushtria sllave malazeze e përbërë
prej 4 mijë ushtarësh nën komandën e Mark Milanit, ndërmori një sulm të
fuqishëm në sektorin e Nokshiqit ndërmjet Plavës dhe Gucisë, nga ana
tjetër shtabi ushtarak i Lidhjes i përbërë nga Ali Pashë Gucia, Jakup
Ferri, Molla Haxhi Zeka ,Filip Çeka, Jusuf Sokoli etj. iu përgjigjën në
mënyrë të rreptë ushtrisë malazeze duke u hedhur në sulm mbi 2 mijë
ushtarë të Lidhjes. Në këtë betejë të ashpër pati humbje të mëdha nga
të dy palët por disfata apo humbja kaloj tek Mark Milani dhe ushtria
malazeze,gjithashtu në këtë betejë u vra një nga udhëheqësit kryesor të
Lidhjes Shqiptare Jakup Ferri. Pas këtyre ngjarjeve Perandoria Osmane
vendosi të zgjidhte me çdo kusht dorëzimin e dy krahinave shqiptare,
për këtë qëllim ajo nisi për në Kosovë mareshalin Ahmet Muhtar pashën i
cili në atë kohë ishte komandant i armatës osmane të Rumelisë me qendër
në Manastir, mareshalli i shoqëruar nga 11 batalione dhe mbi gjashtë
mijë ushtarë shkoi në Prizren, ku takoj udhëheqësit e Lidhjes për ti
bindur ato që të mos e kundërshtonin dorëzimin e Plavës dhe Gucisë,
mirpo përgjigja e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ishte e qartë para
mareshalit turk që shqiptarët nuk do të bëjnë asnjë lëshin në dëm të
tokave shqiptare dhe do ti mbrojnë ato deri në fund, dhe kështu dështoi
edhe plani i mareshalit turk që të caktoj kufirin me Malin e Zi.
Dështimi i mareshalit Ahmet Muhtar pashës e detyroi edhe një herë
ndërhirjen me forcë të Malit të Zi për të marë Plavën dhe Gucinë,
pothuaj ku mori pjesë e gjithë ushtria malazeze me 25 batalione dhe
rreth 9 mijë ushtarë,të udhëhequr nga Mark Milani nga ana tjetër me
thirjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u mobilizuan me mijëra
shqiptarë nga e gjithë Shqipëria, nga Plava, Gucia, Shkodra, Dibra,
Gjakova, Prizreni, numri i ushtarëve të Lidhjes nën udhëheqjen e Ali
Pash Gucisë arinte deri më 7 mijë veta. Luftimet në mes ushtrisë
malazeze dhe Lidhjes Shqiptare filluan prej 5 janar të vitit 1880 dhe
zgjatën deri më 9 janar 1880, betjat u zhvilluan në Nokshiq, Pepjan,
Arazhnicë, e Velikë, fitorja i takoi përsëri forcave të Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit.

Mbrojtja e Hotit dhe e Grudës pranverë 1880

Fitoret
e mëdha që i korrën shqiptarët për mbrojten e Plavës dhe Gucicë e
shtuan besimin tekë popullsia shqiptare e sidomos tekë krerët e Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit. Në pranverë të vitit 1880 mardhëniet midis
shqiptarëve dhe Portës së Lartë u acaruan përsëri, sepse shqiptarët
ishin të vendosur deri në fund ti mbrojnë trojet e veta etnike, pa
dallim feje apo krahine. Pas një kohe të gjatë bisedimesh në mes Fuqive
të Mëdha, në prill të vitit 1880 lindi ideja e gabuar politike e këtyre
Fuqive të Mëdha, ku ambasadori Italian në Stamboll, Korti sugjeroi që
ti jepeshin Malit të Zi viset e Hotit,e të Grudës, së bashku me një
pjesë të Kelmendit, të cilat banoheshin krejtësisht me popullsi
shqiptare.
Ideja
e gabuar e ambasadorit Italian Korti dhe mbështjen që i dhanë Fuqitë e
Mëdha këtij synimi, me të vetmen arsye menduan se popullsia e këtyre
viseve duke qenë katolike, dhe jo myslimane nuk do ta kundërshtonin
bashkimin me Malin e Zi, këtë vendim e pranoi edhe Porta e Lartë,
vendimi për dorzimin e këtyre viseve u vendos të zbatohej më 22 prill
të vitit 1880, ky vendim i padrejtë i Fuqive të Mëdha ringjalli
paknaqësi të madhe në të gjithë Shqipërinë. Meqenëse Hoti, Gruda dhe
Kelmendi bënin pjesë nga pikëpamja etnografike, në Malësinë e Madhe,
kurse nga ana administrative në vilajetin e Shkodrës, dhe barra e
organizimit të luftës për ti mbrojtur këta vise shqiptare i takoj
Komitetit Ndërkrahinor të Shkodrës. Më 11 prill të vitit 1880 Komiteti
Ndërkrahinor i Shkodrës formoi shtabin ushtarak të Lidhjes për të
mbrojtur Hotin dhe Grudën, në krye të shtabit u zgjodh Hodo Bej Sokoli,
një përfaqësues i parisë qytetare shkodrane, kolonel i karrierës,ndërsa
zëvendës i tij u zgjodh Preng Bibë Doda të cilit ju premtua se do të
njihej si kapidan i malësive të Mirditës, Lezhës, dhe Pukës, në të
njetë kohë filluan përgatitjet ushtarake ndërsa më 19 prill në Shkodër
u zhvillua një miting i madh popullor nën udhëheqjen e Hodo Bej
Sokolit, ky miting madhështor e bëri të qartë se shqiptarët janë të
vendosur që të mbrojnë deri në funt Hotin dhe Grudën,po atë ditë u
nisën mbi 1 500 qytetarë e vullnetarë, për tu bashkuar me mijëra
vullnetarë të tjerë nga malësitë e veriut, ndërsa më 21 prill aritën
edhe 3 mijë veta nga Shkodra, të cilët së bashku me shtabin ushtarak
nën komandën e Hodo Bej Sokolit u vendosën në kalanë e Tuzit. Më 22
prill Porta e Lartë respektoi vendimin e marë nga Fuqitë e Mëdha dhe i
largoi trupat e sajë nga kalaja e Tuzit, por forcat shqiptare i ndaluan
forcat malazeze të mernin pa luftë Hotin dhe Grudën, ku numri i forcave
shqiptare kishte arritur mbi 8 mijë veta, nga ana tjetër ushtria
malazeze kishte rreth 10 mijë veta. Beteja për mbrojtjen e Hotit dhe
Grudës në mes forcave të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe ushtërisë
malazeze u zhvillua më 22 prill të vitit 1880, tekë ura e Rzhanicës.
Sapo
filloi përleshja e armatosur ndërmjet forcave të Lidhjes dhe ushtërisë
malazeze forcat vullnetare të Malësisë së Madhe nën drejtimin e Ismail
Markut,dhe Baca Kurtit, u hodhën në sulim të furishëm kundër forcave
malazeze që ndodheshin në Helm, në breg të lumit Cem në këtë betejë të
ashpër pati humbje të mëdha njerzish nga të dy palët, por forcat e
Lidhjes Shqiptare të Prizrenit arritën ta përballojnë me sukses
ushtrinë malazeze dhe korrën një fitore të madhe, ku më në fund ushtria
malazeze u thye dhe u tërhoq për në Podgoricë. Fitorja e betejës së
Rzhanicës ngjalli entuziazëm në mbarë Shqipërinë, kjo fitore i dha një
goditje tjetër qeverisë së Cetinës pas asaj të Plavës dhe Gucisë. Pas
betejës së Rzhanicës viset e Hotit, e të Grudës,të liruara nga ushtritë
osmane, por të papushtuara nga ato malazeze,mbetë
n
de fackto nën sovranitetin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për 8 muaj,
prej 22 prill të vitit 1880 deri më 28 dhjetor të vitit 1880 kur në Tuz
u rivendos administrata osmane, ku qeveriste Komiteti i Lidhjes
Shqiptare për në Shkodër i kryesuar nga Hodo Bej Sokoli.
Në fakt
lufta e drejtë dhe e realtë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për
mbrojtjen e Hotit e të Grudës, pati jehonë të thellë edhe jashtë
Shqipërisë, ku Fuqitë e Mëdha u bindën përfundimisht se as Protokolli i
Stambollit nuk mund të zbatohej me anën e presionit diplomatik, Anglia
dhe Rusia propozuan një ndërhyrje ushtarake të përbashkët të Fuqive të
Mëdha kundër shqiptarëve të përqendruar në kufi, por Austro-Hungaria
bashk me Gjermaninë e kundërshtuan këtë propozim. Fuqitë e Mëdha
miratuan më 15 qershor të vitit 1880 propozimin e Anglisë e të
Austro-Hungarisë për ti dhënë Malit të Zi në vend të Hotit e të Grudës,
qytetin bregdetar të Ulqinit së bashku me rrethinat e tij, por ky
vendim i padrejtë i Fuqive të Mëdha përsëri nuk gjeti komromis tekë
Lidhja Shqiptare e Prizrenit, dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte e
gatshme përsëri edhe këtë vendim që të mos e respektojë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi