Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Marash Carku: Rama, ky përmbytës me përvojë derdh urrejtje kundër popullit dhe shpëtimtarëve të emergjencës

Shko poshtë

Marash Carku: Rama, ky përmbytës me përvojë derdh urrejtje kundër popullit dhe shpëtimtarëve të emergjencës Empty Marash Carku: Rama, ky përmbytës me përvojë derdh urrejtje kundër popullit dhe shpëtimtarëve të emergjencës

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 10, 2010 11:08 pm

Marash Carku: Rama, ky përmbytës me përvojë derdh urrejtje kundër popullit dhe shpëtimtarëve të emergjencës 17879_1356091862742_1244842948_31068896_6273841_n
Marash Carku: Rama, ky përmbytës me përvojë derdh urrejtje kundër popullit dhe shpëtimtarëve të emergjencës




Sulmi ndaj ekipeve që marrin pjesë në operacionet e shpëtimit, refuzimi
për të bërë transparencë për paratë që po mbledh në mënyrë private nga
socialistët e thjeshtë dhe përpjekjet për të bërë politikë me
emergjencën, biografia e një nekropolitiku, të cilit Tirana s’ia harron
papërgjegjshmërinë me përmbytjen e vullnetshme të 2002-it



Dje e ka çjerrë maskën lakuriqi që është ende në krye të Partisë
Socialiste. I paduruar se si s’po shfaqet asnjë improvizim në
operacionin e madh shpëtues për zonat e Nënshkodrës si dhe për
menaxhimin e digave në kaskadën e Drinit, Edvini ka dalë dje duke
mallkuar qeverinë që s’po e lejon katastrofën të ndodhë, duke mallkuar
shkodranët që s’e shpallën atë si Mesinë e rastit, duke sulmuar mediat
që po pasqyronin ngjarjen me realizëm dhe s’po i jepnin hapësirën e
duhur krrokamës së tij, por edhe duke sjellë demaskimin e të gjithë
linjës politike që ai po ndjek qysh kur është vënë në krye të opozitës
shqiptare.
Dje ka qenë radha e shpalosjes së të gjithë urrejtjes patologjike që
Edvin Rama dhe ortodoksia komuniste e pasardhësve të Enverit kanë ndaj
veriut të vendit, ndaj metropolit të asaj zone si dhe ndaj vullnetit të
shprehur me dhjetëra herë për të mos votëbesuar pasardhës e pinjollë të
enverizmit për në krye të punëve. Edhe këtë herë, banorët e Trushit ia
thanë hapur Edvinit se s’mund ta prisnin në shtëpitë e tyre pas
lakuriqësive që kishte shpallur si filozofi politike, apo për përvojat
e frikshme që ai ka me shpërdorimin e fondeve të buxhetit të shtetit
apo të taksapaguesve tiranas.
Tentativa për të çelur llogari private, gjoja në emër të opozitës
shqiptare e që do të përdoren për t’u asistuar të shpërngulurve në
zonën e Nënshkodrës ishte sinjali i radhës se opozita po sillet krejt
si hienat që janë në kërkim të një vakti ushqimi. Asnjë mundësi
mbikëqyrjeje nuk ka për nismën e Edi Ramës për të mbledhur para në emër
të situatës emergjente, por që s’dihet a do të përfundojnë ndonjëherë
në destinacion. Thirrja për ndihma e Edvinit nuk u shoqërua nga
asnjëfarë bashkëpunimi që PS dhe opozita do të duhej të vendosnin me
komitetit ndërministror të emergjencës. Jo! Edvin Kristaq Rama ka
ndërmend që gjithçka ta menazhojë vetë. Socialistët do të mund të
derdhin në këto numra llogarie solidaritetin e tyre të pamohueshëm e të
njëmendtë me banorët e shpërngulur, por i takon Edvinit se sa prej tyre
do të çojë në destinacion.

Analiza mund të ngjajë meskine, por ky këndvështrim nuk mundet të
neglizhohet kur verifikohet sot e gjithë ditën se Edi Rama shfaq në
ekran të gjithë urrejtjen e tij ndaj popullsisë së Shkodrës dhe të
veriut të vendit në përgjithësi, nuk mund të neglizhohet pas fjalëve të
ndyra që ai përdori me banorët e Trushit vetëm dy ditë më parë, nuk
mund të neglizhohet pas agresionit të paprecedentë që ai tentoi të
ushtronte dje ndaj të gjitha mediave që refuzojnë t’i bashkohen
aksionit të tij ogurzi për përhapjen e panikut.
Skepticizmi nuk mund të shmanget kur mendojmë se Edi Rama është një
njeri me përvojë në përmbytje dhe që ua ka marrë dorën shmangieve nga
përgjegjësitë, asistimi i të dëmtuarve apo edhe dëmshpërblimi i tyre
për dëmin e shkaktuar nga shteti. Hapja e digave të Liqenit Artificial
të Tiranës është ende e freskët në kujtesën e shqiptarëve, për
paciptësinë e sjelljes së kryebashkiakut, i cili nuk dha as edhe një
mesazh solidariteti me të dëmtuarit, apo më vonë, kur ai rregullisht
refuzoi që të dëmshpërblente banorët e disa prej lagjeve më të
populluara të kryeqytetit për dëmin e shkaktuar - siç u verifikua më
vonë - krejt në mënyrë voluntariste.

Ky njeri me përvojë në shkaktimin e fatkeqësive dhe në arratisjen
nga vendi i ngjarjes nuk mund ta besojnë më shqiptarët në politikën e
tij të fundit për të përfituar nga fatkeqësitë. Solidariteti i
shqiptarëve s’mund të derdhet në xhepat e Edi Ramës, i cili ka treguar
më se njëherë se njeh veç politikën e hienës e të përfitimit në momente
morti.
Dje Edvini u shfaq para mediave në mënyrë demaskuese, duke derdhur
gjithë urrejtjen e tij për popullin e Shkodrës, por edhe për
shpëtimtarët e vërtetë të situatës. Sulmet ndaj ekipeve të shpëtimit që
merren me evakuimin dhe me sistemimin e banorëve në qendrat
rezidenciale ishin të ngjashme me besëprerjet që shfaqen veç në skenarë
filmash, kur tradhtohet një aksion i dobishëm i autoriteteve
shtetërore. Lakuriqi i PS-së, me thirrjet e herëpashershme për
ndërprerjen e operacioneve të shpëtimit, për nisjen e hetimeve dhe për
rrëzimin me forcë të mazhorancës dje ishte krejt i sinqertë.
Prandaj edhe krrokamat e tij s’dëgjohen më e rrjedhimisht edhe nuk shkaktojnë dëme serioze.



...Marash Carku: Rama, ky përmbytës me përvojë derdh urrejtje kundër popullit dhe shpëtimtarëve të emergjencës 17879_1361681802487_1244842948_31086949_7576842_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi