Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Demir Krasniqi:Përditshmëria jonë

Shko poshtë

Demir Krasniqi:Përditshmëria jonë Empty Demir Krasniqi:Përditshmëria jonë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 11, 2010 7:55 pm

Demir Krasniqi:Përditshmëria jonë 16744_1154965964410_1535548066_30359142_4949023_n







Përditshmëria
jonë:




NJË
DITË TREGU NË GJILAN






Një ditë të shtune, pasi u zgjova nga gjumi, bashkëshortja ime e kishte
përgatitur një mëngjes të hershëm dhe u ulëm për të ngrënë mëngjesin .


Pasi e kryem mëngjesin dhe pimë çaj
së bashku, bashkëshortja ime më tha:


“Sot është ditë tregu dhe koha qenka
shumë e ftohtë , ndoshta nuk përton që të dalësh në Tregun e Gjelbër dhe të na
blesh disa zarzavate për ta përgatitur drekën?!”


-
Jo, more – i thash – po si të
përtoj unë, kur e kemi për të mirën tonë?!


U
nisa menjëherë drejt tregut, duke kaluar rrugëve dhe sheshit të qytetit.





REFRENI :“KU PO SHKON?”





Po sa dola nga shtëpia, deri sa mbërrina në qendër të qytetit, thuaj se
çdo i dyti kalimtar që takohej me mua në rrugë, në vend të përshëndetjes :”Mirë
mëngjesi”, apo “Mirë dita” – më pyeste :”Ku po shkon?!”


Dikur u lodha duke iu përgjigjur se
cilit se ku po shkoj dhe thashë vet me veti:


“E more Zot, more
Zot! Po , a mos qenkam ndër hetime, që po më përcjellka i gjithë qyteti se ku
po shkoj dhe për çka po shkoj?!





REFRENI:
“A PO MË NJEH?”






Sa po i kalova rrugicat dhe rrugët e rendit të dytë, pak para se të
mbërrij në sheshin e qytetit, thashë vet me veti:”Shyqyr Zotit, që arrita në
qendër, e tash ndoshta nuk më pyesin ma se ku po shkoj !


Po sa kam hy në një ngushticë rruge
viza-vi me stacionin e Policisë, nuk kam ditë gjë, veç kur m’ u ka mbështetë përpara mbi gjoks , një njeri që
absolutisht nuk e njihja dhe me një zgërdhirëje të zbehtë më tha:


“Ta
zura rrugën dhe nuk do të lëshoj që të kalosh, pa më tregua se a po më
njeh?!”


Unë, mbeta si i shtangur para tij,
kurse kalimtarët tjerë na shikonin me habi se çfarë po ndodhë tani në mes
nesh?!


I thash: - O njeri, lëshoma rrugën,
se ti mund të më mbash këtu deri nesër , por unë nuk po të njoh!


Personi i panjohur që më mbante të
bllokuar në rrugë, sërish qeshej me një cinizëm rrugaçërie , duke e ndier vetin
të nënçmuar për faktin se unë nuk po e njihja dhe ma ktheu:


“Po si bre, po bëhesh kinse nuk po
më njeh? Po, a paske harrua kur para 20 vjetësh kemi udhëtuar së bashku në një
autobus deri në Bujanoc?!”





TESHMJA
NË SHESH






Ishte një ditë acari me një diell me dhëmbë , si që thotë populli. Kohë
e flamave dhe e gripave të ndryshëm. Turma e njerëzve nuk kishte të ndalur, nga
se secili nxitonte që t’i kryej obligimet e veta dhe të ikën në shtëpi sa më
shpejt.


Nuk kam ditur gjë, vetëm kur e ka
rrokë teshmja njërin dhe gjithë çka pati brenda hundëve dhe gjoksit , m’i hodhi përmbi katllëkun e rrobave të mia!?


Çka me pa mbi trupin tim- vezullonin
qyrrat dhe këlbazi i tij i grumbulluar me muaj nëpër gjoksin dhe hundët e tij?!


Kalimtari që teshiti mbi trupin tim,
iku pa u skuqur fare dhe as që kërkoi falje për këtë gjest shumë primitiv,
kurse unë mbeta duke i fshirë ndyrësirat e tij nga rrobat e mia, mu në sheshin
e qytetit !





TAKIMI
ME HAVDALL QYRRANIN






Po sa arrita mu në sheshin e
qytetit, ku kishte pak a shumë hapësirë më të madhe për qarkullim të lirë,
thash vet me veti – tash nuk do të kem më probleme të tilla me kalimtarë !


Nuk kam shkuar as 20 metra më tutje,
kur qe po vjen teposhtë një adhurues i imi , që quhet Havdall Qyrrani !


Kur ka ardhur nja 4-5 metra afër
meje, përnjëherë i kanë vluar qyrrat prej hundëve dhe ia nisi e po i fshinë me
duar, por iu mbushën të dy duart plot me qyrra, nga se fasulet nuk kishte !


E fshiu atë gurgullaç qyrrash për
duar të veta, duke i kallajitur sikur muret me fasadë dhe me po ato duar
m’u drejtua mua për të më përshëndetur:


- O, tu ngatë, Baca Demë !


Unë, mbeta pa frymë
nga ky akt i turpshëm dhe i ndytë dhe ia ktheva:


-O, qe, he mos qofsha ! Po, a unë
paskam mbet me t’i fshi ty qyrrat prej duarve tua, mu në sheshin e qytetit?!





A E KE KANGËN E ZAGREBIT?





Duke udhëtuar sheshit të qytetit, në
mesin e shumë kalimtarëve të rastit, më del përpara një njeri i pa njohur dhe
më thotë:


-
O, tungatë, Baci Demë! Shyqyr që
të pashë , se të kam lypë për qiell e të gjeta për tokë! A mos e ke me veti
“Kangën e Zagrebit”, se e kam shumë merak dhe nuk po mundëm me e gjet askund?


Unë,
i përgjigjem :


-
O, ti dai ! Po ti së pari duhet të prezantohesh si njeri, në
mënyrë të kulturuar se kush je ti, e pastaj të kërkosh prej meje diçka! Po unë,
nuk po të njoh fare, e ti po më kërkon kaseta midis çarshie ?!


Po,
në çka po të përngjajë unë ty? A mos po të përngjajë së shitore të kasetave? A
mos po të përngjajë në ndonjë Baba Dimër, që në vend të çokolatave , iu
shpërndanë njerëzve kaseta këngësh ?!





LYPSARËT
NËPËR RRUGË DHE TE DERA E TREGUT






Duke udhëtuar sheshit të qytetit drejt
Tregut të Gjelbër, nuk ke sa nga të kalosh nga lypsarët e të gjitha moshave dhe gjinive !


Skenat dhe ulërimat e tyre, të trishtojnë
dhe të tmerrojnë në çdo skaj të rrugës!


Ata,
i zhveshin edhe ato pak rroba që i kanë të veshura mbi trup, i zbathin këpucët
dhe çorapët dhe shtrihen përmbys mbi asfaltin e ngrirë dhe të lagur nën
temperaturat - 12 Gradë Celzius, i
mbulojnë kokat për të mos u identifikuar dhe bërtasin e vajtojnë në kupë të
qiellit, duke kërkuar lëmoshë nga kalimtarët:


-
Aman, vllazën e motra ! Bani me
rahmet, për Riza të Zotit! Dhe e vazhdojnë aktrimin e vajit artificial , aq sa
i tërë sheshi dridhet nga vajet, klithmat, ulërimat dhe vajtimet e tyre!





LOJA SYMBYLLTAS PRAPA SHPINËS





Pas shumë peripecive që i përjetova gjatë rrugës , mezi arrita që të hy
në Tregun e Gjelbër!


Kur hyra brenda tregut dhe ia fillova
t’i kërkoj artikujt për të cilët isha nisur për t’ i blerë, papritmas dikush
nga mbrapa shpinës sime m’i mbylli sytë me duart e tij të palara dhe të vrazhdët
dhe po më thotë:


-
Qëlloja se kush jam unë, ose nuk
t’i heq duart prej syve !


O, Zot, o Zot ! Po
ku mund t’ia qëlloj unë se kush është ai njeri që m’i mbyllë sytë në mjedis të
pazarit, ku ka me mijëra njerëz nga të katër anët?!


-O, burrë i dheut! Lëshom e mos u
tall me mua, këtu para masës, sepse edhe po të më mbash me sy mbyllur deri
nesër, unë nuk mund te të njoh, nga se unë nuk shoh me shpinë, por shoh me sy!


Lojërat e tilla me symbyllas prapa
shpinës, le se janë lojëra banale të fëmijëve rrugaçë, por janë edhe shumë të
rrezikshme, nga se askush nuk mund t’ia dijë problemet e brendshme personit me
të cilin tallet duke ia mbyllur sytë para masës mu në mjedis të pazarit !





TAKIMI
ME NJË GRUP SHOKËSH TË VJETËR






Sa e kalova barrierën e lojës me “Sy
mbyllur prapa shpinës”, në përpjekje për t’i zgjedhur artikujt , për t’ i blerë dhe për t’u kthyer në shtëpi, ku po më
priste gruaja për drekë, papritmas u takova me një grup shokësh të vjetër, me
të cilët kishte një kohë të gjatë që nuk ishim parë !


Në grupin e atyre shokëve të vjetër
ishin: Qeleshja, Bareta, Kaçketa
,Shubarja, Sheshiri, Kapulaçi, Kacolja, Mjekrroshi, Mustaqoshi, Kaçurreli dhe
Haxhi Tërlemja .



Pasi u përshëndetëm
me të gjithë, fjalën e mori Haxhi
Tërlemja
dhe tha:


-Pasha Zotin, toka e qielli me u ba
bashkë, se nuk ju lëshoj pa ua qitë nga
një kafe në hotelin “Kristal” dhe me i ndërrua pak llafe, se ka shumë kohë që
nuk jemi pa !


Atëherë, njëzëri u pajtuam që ta
lëmë punën e tregut dhe të shkojmë për të pirë kafe në hotel.





KAFJA
NË HOTELIN “KRISTAL”






Hymë në sallën e hotelit “Kristal”
dhe pasi i bashkuam dy tavolina së bashku , u ulëm dhe po e presim kamerierin
që të na shërbejë .


Haxhi
Tërlemja
e thirri kamerierin për të na shërbyer dhe dikush kërkoi makiato e
dikush çaj kamomilje .


Duke i pirë pijet që i kishim
porositur, Haxhi Tërlemja e mori fjalën dhe m’u drejtua të parit mua, me këtë
pyetje:


-
Allahile, Demir! A po më kallëzon
drejt se në cilën parti je?


Unë, i thash:- Po,
ti a na thirre për të pirë kafe, apo për të na hetuar se në cilat parti jemi?


Haxhi Tërlemja:- Jo, por veç
prej kureshtje po kam qef me e ditë !


Unë i thash:- E
pra, mbasi po ke aq shumë dëshirë me e ditë se në cilën parti jam, po të tregoj
drejt:


-Unë jam në partinë e LBK-së!


Haxhi Tërlemja:- Po cila është
kjo parti , për të cilën unë nuk paskam dëgjuar kurrë deri më sot?


Unë: - Kjo parti
është LIDHJA E BADIHAVISTIKËS SË KOSOVËS
– LBD!



Të tjerët ia nisën
të qeshën të gjithë me zë dhe thanë:


-
Po, valla! Edhe ne jemi të gjithë
anëtarë të kësaj partie !


Haxhi Tërlemja:


-
E po kujt doni me ja qitë votën,
more burra?


Qeleshja: - Unë, du’ me ja qitë
votën Hashim Thaçit!


Bareta:- Jo! Mos gabo me ja qitë
votën Thaçit, se ai ka ndërtua pallate në Durrës e në Vlorë!


Kaçketa:- Unë, du’ me ja qitë
votën Fatmir Sejdiut!


Shubarja:- Jo! Mos gabo me ja
qitë votën Sejdiut, se ai ia ka hequr emrin e Azem Bejtës , shkollës së katundit
të vet dhe ia ka vu emrin e babës së vet!


Sheshiri:- Unë, du me ja qitë
votën Ramush Haradinit !


Kapulaçi:- Jo! Mos gabo me ia
qitë votën Ramushit, se ai ka ndërtua pallate në Dubaj!


Mjekrroshi:- Unë du me ja qitë
votën Nexhat Dacit!


Musteqoshi:- Jo! Mos gabo me ja
qitë votën Dacit, se ai ka ndërtua villa në Brezovicë!


Kaçurreli:- Unë, du me ja qitë
votën Bexhet Pacollit!


Kacolja:- Jo! Mos gabo me ja
qitë votën Pacollit, se ai ka ndërtua banesa nëpër Rusi !


Haxhi Tërlemja:- E pra, mbasi
kështu koka puna, ma mirë nuk pa dalim në zgjedhje asnjë!


Pasi
i pimë të gjithë pijet e porositura, prapë fjalën e mori Haxhi Tërlemja:


-A
keni ndije se i kishte vdekur djali Haxhi Çahilit ?


Të gjithë u
përgjigjën njëzëri:


-
Jo, valla!


Haxhi Tërlemja:


-
E po, mbasi nuk paskëshit ndije,
atëherë po shkojmë bashkë kështu si jemi për me e pa, se këtu ngatë e kemi dhe
sa ora kthehemi !


Shokët
u pajtuan të gjithë dhe thanë :


-
Ani, de, ani! Po shkojmë pra, ta
heqim gajle se edhe sevap është!


Dhe
u nisëm me shkua në të pame .





PJESËMARRJA NË NGUSHËLLIME





Shkuam të gjithë së bashku te shtëpia e Haxhi Çahilit dhe hymë në odën ku priteshin të pamet.


Po
sa u përshëndetëm me pritësit dhe u ulëm në odë, ia filluan të gjithë menjëherë
për t’ia shprehur ngushëllimet për vdekjen e djalit, Haxhi Çahilit, secili në
mënyrën e vet:


Haxhi Tërlemja:- A u mërzite, o
Haxhi Çahil?


Qeleshja: - Mos u mërzit, se ka
vdekje të bardha, vdekje të zeza dhe vdekje të kuqe!


Bareta:- E gjetsh n’ Xhenet, o
Haxhi Çahil!


Kaçketa: - Ishalla Zoti e ka
kurtalisë me Imanë, o Haxhi Çahil!


Shubarja:- Zoti ju lashtë
shnosh, o Haxhi Çahil!


Sheshiri:- Po, kur ka vdekë, o
Hxhi Çahil?


Kapulaçi:- Po prej çkafit vdiq,
o Haxhi Çail?


Mjekrroshi: - Po a ka dergjë
shumë, o Haxhi Çahil?


Mustaqoshi:- Sa vjet i ka pasë
djali, o Haxhi Çahil?


Kaçurreli:- Po sa fëmijë t’i ka
lanë, o Haxhi Çahil?


Kacolja: - E po, banë n’ paç se
çka me ba, o Haxhi Çahil !


Kikirezi:- Ngushëllime, për
djalin , o Haxhi Çahil!


Haxhi Çahili:- Jo, bre bacë, jo!
Nuk po ngushtona, e sa për Qelime që po më pyet, nuk e di as vet se kur do t’
ia mbajmë!


Haxhi Çahili:- O, burra! Paçi
faqen e bardhë e Zoti qoftë me Ju, se vallha, më keni dhanë gajret që s’ ka se
qysh ndryshe !





KU
KE? ÇKA BLEVE ? NGA SA I BLEVE?






Pasi u kryen të gjitha këto ceremoni, më në fund i erdhi radha që t’i
blejë në Tregun e Gjelbër, të gjitha zarzavatet që më kishte porositur gruaja
dhe, jo për drekë, por mezi arrita që të kthehem në shtëpi për darkë!


Duke u kthyer rrugës për në shtëpi,
me sa njeriun që takohesha , nuk kalonte dot pa më pyetur:


-
Ku ke?


-
Çka bleve?


-
Nga sa i more specat?


-
Nga sa i more patilgjanat ?


-
Nga sa i more vezët?...


Mezi
arrita në shtëpi, duke iu dhënë përgjigje krejt çarshisë dhe raportet se ku
isha, çka bleva dhe nga sa i pagova ?!


O,
Zot, o Zot! Po si jemi ne kështu, kur për çdo gjë të huaj interesohemi aq
shumë, marrim hetime për njerëzit e huaj, për punët dhe jetën e tyre private,
duke i qitur gajlet e huaja përpara gjoksit tonë, kurse gajlet tona i qesim në
një thes prapa shpinës?!





Gjilan, më
11.01.2010. Demir
KRASNIQI
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi