Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skender Korça: Bisedë me …

Shko poshtë

Skender Korça: Bisedë me … Empty Skender Korça: Bisedë me …

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 13, 2010 10:44 pm

Skender Korça: Bisedë me … 6050_1098512060291_1151332627_30251312_2639301_nSkender Korça: Bisedë me …

Qiellin e konsultoj përditë

Ku ndodhem dhe nga më sheh

Diellin e pyes a më ngrohë më

Yjet i pyes a do shëndrrisin më

Fjalamani e jona e përditshme

Vetëm për bisedë

A është biseda dashuria jonë

Kur jemi mbuluar po me këtë

Qiell, diell dhe yje

Bisedë më shumë figura

Të thyera në shpirt

Përditë që shohin diellin

Shohin qiellin e kurrë nuk e kuptojnë

Se nuk e presin natën për yje

Kjo është bisedë çmendurie

Krijuesi është larg e na shikon

Përgjon bisedën tonë

Për ndëshkime dhe denime

Engjejt shetisin me bisedat tona

Herë në vesh të hapur e herë të shurdhër

Rrijmë para librit të shenjtë

Duar plot e përplot vrazhdësi

Fytyra që komunikojnë vetëm

Figura vrazhda e kurrë të buta

Për të thënë a e plotëson diçka këtë shpirt

Libri i shenjtë apo biseda për te

Biseda me…

Është tejkaluar botëkuptimi i frikës

Kur njeriut i mbetet vetëm biseda ngushëllim

Për të besuar në biseden me…
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi