Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Beqir Sina:Pavarësia e Kosovës, kurorëzim i përpjekjeve shekullore për liri

Shko poshtë

Beqir Sina:Pavarësia e Kosovës, kurorëzim i përpjekjeve shekullore për liri Empty Beqir Sina:Pavarësia e Kosovës, kurorëzim i përpjekjeve shekullore për liri

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 21, 2009 4:11 am

Pavarësia e Kosovës, kurorëzim i përpjekjeve shekullore për liri

Beqir Sina,Nju Jork, BOTA SOT
Shqiptarët e Amerikës shënuan ditëlindjen e parë të Pavarësisë së Kosovës
Beqir Sina:Pavarësia e Kosovës, kurorëzim i përpjekjeve shekullore për liri Sh_b
Më 17 shkurt 2008, tre muaj pasi Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës, e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit 2007, shpalli Pavarësinë e Kosovës, me anë të Deklaratës së Pavarësisë, të cilën e lexoi kryeministri, Hashim Thaçi, ndërsa ajo u miratua njëzëri nga 109 deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Duke e shpallur kështu zyrtarisht Kosovën të pavarur, të lirë, e sovrane, Kosova, u bë shteti më i ri i botës, një ngjarje historike, kjo, që u përcoll si në Kosovë, viset shqiptare në Ballkan, Shqipëri e diasporë nga evenimentet më të rëndësishme të historisë kombëtare, për kombin shqiptar, i cili ka më shumë se 100 vjet që e ka pritur këtë ngjarje, prej shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 1912.
Ka gati një vit që Kosova shpalli pavarësinë nga sundimi sllavo - serb dhe që atëherë, Kosova fitoi njohjen e 22 prej 27 vendeve të BE dhe 54 nga 192 vendet anëtare të OKB-së, duke përfshirë këtu shtetet më të mëdha dhe më të fuqishme të botës, Gjermaninë, Anglinë, Francën, Japoninë, Italinë, Kanadanë, dhe mikun e aleatin tonë të përjetshëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me rastin e përvjetorit të parë te pavarësisë së Kosovës, 1 - vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës - lindjes së shtetit më të ri të botës, në Nju-Jork sipas traditës së shqiptarëve të Amerikës, kur çdo 28 - Nëntor, festohet Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë - Dita e Flamurit, u mblodhën së bashku shqiptarët të emigruar nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Kosova Lindore dhe Çamëria, në lokalin e njohur Maestro's Caterers, në Bronks – Nju-Jork.

Mysafirë të lartë të Amerikës, nderuan solemnitetin

Të ftuar në këtë aktivitet ishin anëtarë të trupave diplomatikë të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, si edhe diplomatë nga Departamenti i Shtetit dhe Kongresi Amerikan, të cilët erdhën në këtë mbrëmje solemne të nderojnë së bashku me shqiptarët 1 - vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Festën e nderuan dhe prania e të ish - të dërguarit të Qeverisë Amerikane për çështjen e Kosovës, ambasadorit Frank Wisner Jr.(prounoncimi Frank Uisner), një nga diplomatët më të shquar të gjeneratës së tij, dhe Heroi i Reçakut, ish- shefi i misionit të OSBE-së, ambasadori Wlliam Walker ( prounoncimi Ulliam Uoker), zyrtari i lart i Departamentit të Shtetit Kirk McBride, dhe personalitete të tjera, miq të shqiptarëve në SHBA. Ambasadori i parë i Kosovës në SHBA, z. Avni Spahiu, dhe diplomatët e tjerë kosovarë. Përfaqësuesit e shtetit shqiptar, ambasadori i RSh në Uashington, dr. Aleksandër Salabanda, ambasadori Adrian Neritani, dhe konsulli dr, Alber Jerasi. Kryetari i Kuvendit Komunal të Gjakovës, dr.Pal Lekaj dhe delegacioni që e shoqëron atë në këtë vizitë në SHBA.
Kremtimi për Pavarësinë e Kosovës - u bë në emër të Federatës PanShqiptare e Amerikës VATRA, së cilës iu bashkuan edhe Qendra Islame Shqiptaro Amerikane për Nju-Jork e Nju-Xhersi, Kisha Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodrës", Kisha Ortotodokse Shqiptare "Shën Kolli", Blloku Kombëtar Indipendent, Këshilli Kombëtar Shqiptaro - Amerikan, Lidhja Demokratike e Dardanisë, Lidhja Demokratike e Kosovës, Organizata e Grave "Motrat Qiriazi", Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, Partia Lëvizja e Legalitetit, Shoqata Atdhetare Dibrane, Shoqata Rugova, Shoqëria Çamëria për të Drejtat e Njeriut, dhe grupimi Shqiptaro- Amerikanët për Demokraci.

Kontribuuesit e Pavarësisë
Mbrëmjen solemne e drejtoi veprimtari i dalluar, Agim Aliçkaj, i cili në fillim të fjalës së tij tha se për këtë ditë u sakrifikuan shumë shqiptarë, pasi në këtë ditë është jeta e të gjithë atyre dëshmorëve, bijë e bija nga të gjitha viset e trojeve tona. Populli i Kosovës, tha ai prei ditës së okupimit, nga barbaria serbe, e ka filluar rezistencën e vet për liri e pavarësi duke nxjerrë edhe njerëz të mëdhenj, të cilët i kontribuuan shumë lirisë e pavarësisë së Kosovës.
Njëri prej tyre, tha Aliçkaj, ishte edhe presidenti i parë të Kosovës, dr Ibrahim Rugova, pastaj komandanti legjendar, Adem Jasharin dhe UÇK- ja. Duke iu referuar pavarësisë së Kosovës, Aliçkaj, tha se në këtë ditë kujtojmë të gjithë ata për të cilët sot ne përulemi me respekt të thellë para veprës së tyre të madhe. Në këtë ditë të madhe të pavarësisë kujtojmë me respekt të madh, të gjithë ata miq amerikanë, kongresistë e senatorë, dhe ish-kongresistin Xhozef DioGuardi, presidentin e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, si dhe Diasporën, e cila dha një kontribut të çmuar për pavarësinë e Kosovës"
Lutjen fetare dhe bekimin me rastin e përvjetorit të parë të pavarësisë së Kosovës, e kreu imami nga Qendra Islame Shqiptaro-Amerikane në Quins
Reflektimi i vullnetit të popullit
Folës kryesorë i kësaj mbrëmje festive ishte ambasadori i parë i Republikës së Kosovës, në SHBA, zoti Avni Spahiu. Është, kurorëzim i përpjekjeve të popullit të Kosovës, i atyre brezave të tërë që kontribuuan dhe sakrifikuan për pavarësinë e saj. Është kontribut edhe i të gjithë shqiptarëve, kudo në trojet e tyre, por edhe i diasporës dhe në mënyrë të veçantë juve që jeni në SHBA. I të gjithë juve që ishit kurdoherë pranë popullit të Kosovës, në ditët më vendimtare të tij. Është kënaqësi e veçantë që mes nesh gjenden miqtë tanë të mëdhenj amerikanë, ambasadori Vizner dhe ambasadorit William Walker.
Kosova, tha ambasadori Spahiu, po vazhdon konsolidimin e shtetit të saj si në aspektin e brendshëm ashtu edhe atë të jashtëm. Kosova ka deklaruar përkushtimin dhe vullnetin e mirë të saj për paqe dhe siguri në rajon. Kosova e pavarur është faktor i pandashëm i paqes dhe stabilitetit kjo është dëshmuar edhe nga njohja e gjertanishme e Kosovës edhe nga fqinjët e saj por edhe nga 54 shtete, dhe shtete të tjera pritet ta njohin shumë shpejt. E ardhmja e Kosovës është brenda familjes evropiane, tha zoti Avni Spahiu.



Përshëndetën festën e përvjetorit të parë të pavarësisë, kryetari i Vatrës, zoti Agim Karagjozi, edhe ish - i dërguari i Qeverisë Amerikane për çështjen e Kosovës, ambasadorit Frank Wisner Jr, i cili tha mes të tjerash se Kosova ka pasur gjithmonë miq dhe përkrahës të fortë në SHBA, prej Presidentit Klinton e deri tek Presidenti Bush, por me Presidentin e ri Obama, ju garantoj, tha ai, se Kosova do të ketë edhe më shumë miqësi edhe më shumë përkrahje.

Pavarësia e Kosovës, si Pavarësia e ShBA-së
Ish- shefi i misionit të OSBE-së, ambasadori Wlliam Walker, e ka krahasuar pavarësinë e Kosovës, 17 shkurtin 2008, me pavarësinë e SHBA-së, 4 Korrikun 1778. Zyrtari i lart i Departamentit të Shtetit, Kirk McBride, vlerësoi lart kontributin dhe rolin e veprimtarit Harry Bajraktari në investimin e tij në Kosovë. Edhe veprimtarja e dalluar e komunitetit shqiptar në SHBA, Lumi Hadri, çmoi lart mikun e madh të shqiptarëve, ambasadorin Frank Vizner.
Ndërsa kryetari i Kuvendit Komunal të Gjakovës, dr.Pal Lekaj, në emër të qytetit të Gjakovës, nderoi me emblemën e qytetit të Gjakovës, shoqatën më të vjetër shqiptare në diasporë, Federatën Panshqiptare të Amerikës, VATRA, dhe kryetarin e saj zotin Agim Karagjozi, si dhe veprimtarin e dalluar të komunitetit, biznesmenin e suksesshëm, Harri Bajraktari.
Ndërsa, me një shqiponjë të madhe, e gdhendur në dru, Ansambli Folklorik "Rugova" me anë të udhëheqësit artistik Idriz Çelaj nderoi po ashtu kryetarin e Vatrës, për rolin dhe kontributin e madh atdhetar në diasporë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi