Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shaban Cakoli: FIGURA TË MËDHA TË KOMBIT DUHET TË TRAJTOHEN NË KOHË DHE DRITË TË RE

Shko poshtë

Shaban Cakoli: FIGURA TË MËDHA TË KOMBIT DUHET TË TRAJTOHEN NË KOHË DHE DRITË TË RE Empty Shaban Cakoli: FIGURA TË MËDHA TË KOMBIT DUHET TË TRAJTOHEN NË KOHË DHE DRITË TË RE

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 17, 2010 8:49 pm

Shaban Cakoli: FIGURA TË MËDHA TË KOMBIT DUHET TË TRAJTOHEN NË KOHË DHE DRITË TË RE 18147_1159059626749_1535548066_30367471_5161406_n


FIGURA TË MËDHA TË KOMBIT DUHEN TË TRAJTOHEN NË KOHË DHE DRITË TË RE

Shkruan:Shaban Cakolli

Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka veprimtarinë e tyre e kishin shtri në shumë fusha,por ajo karakteristike ishte
veprimtaria ilegale e asaj kohe për të çliruar Kosovën nga pushtuesi.Ata donin që atë ndjenjë të e shtrinin në tërë shoqërinë.
Të zbuluar nga pushtuesi ata do të detyroheshin të braktisnin atdheun e tyre dhe veprimtarinë e tyre nuk e ndalën në asnjë çast edhe në perendim.
Kuptohet ata ishin shumë aktiv të mbanin lidhjet me patriotët në atdhe,të vetdijsonin mërgimtarët tanë dhe të i bashkonin për një qëllim.Kuptohet ajo kohë veprimi
edhe në mërgim ishte e vështirë,nga se sigurimi sërb kishte nxënë frymën shqiptare me ambasadat e tyre te shtrira në Evropë,klubet si dhe shërbëtorët përcjellës që i kishin vuar
në veprim.Sido që ishte ata përkundraj vështërsive që i paguan edhe me jetë kanë internacionalizuar çështjen tonë në sy të evropës,por edhe u kanë dhënë frymë atdhedashurie shtresave tona
popullore.Figura të ndritura të kombit tanë Metush Krasniqi,Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka janë lulet e dritës së kombit tonë,pa të cilat pranvera në vendin tonë do të vonohej edhe shumë,shumë...
.Mua më takon me plot krenari të shkruaj për këto figura të mëdha të kombit,por unë nuk mundem të njoh këto figura si i kanë njohur moshatarët e tyre,andaj për këto figura të ndritura janë shkruar edhe libra,
por ajo që më nxiti të shkruaj është përkujtimi i dhimbshëm i 17 janarit të asaj kohe,klur këta burra të mëdhenj që po shtrinin veprimtarinë e tyre kombëtare u vranë prapa shpinës,i vrau një dorë gjakatare
pavarësisht ishte dorë armiku,apo dorë e shërbyesëve të armikut,ishte një dorë e ndyrë që qëllim kishte të vriste lirinë e Kosovës.Aq më e keqe ishte se pushtuesi gjarpër edhe pas vrasjeve nuk po lente eshtrat
e tyre të preheshin në atdheun e vet për të cilin kishin rënë.Sot ata janë të gjallë në çdo cep të atdheut shqiptar dhe janë bërë dritë e atdheut.Kam lexuar disa emra që shquhen prirës të këtyre veprimtarëve

por unë gjithmonë mbetem i një mendimi tjetër:Në mos ishte vet prirës i madhi Jusuf Gërvalla,unë mendoj që prirës i tyre do mund të ket qenë vetëm Metush Krasniqi.

Për veprimtarinë e tyre të gjërë ju takon të shkruajnë njohës dhe bashkëpunëtorë të tyre,por kujtoj se nga shumë shkrime që shkruhen për këta martir,nuk është ndriçuar sa duhet veprimtaria aq e shtrirë dhe e frytshme
e Jusuf Gërvallës.

Jusufi kishte një veprimtari mjaft të shtrirë si veprimtar i madh kombëtar,krijues këngëtar dhe kompozitor.Ishte një kohë kur për shkak të veprimtarisë së tij atdhetare,iu janë asgjësuar shumë
materiale të shkruara dhe të inqizuara,por asnjëherë mendja nuk ma thotë se pushtuesi ia doli të ia asgjesoi të tërat.Kam një bindje shumë të qëndrueshme,sikur shoqëria jonë të gjente mirëkuptimin e hulumtimeve,poeti,shkrimtari,kompozitori ynë
do të gjenin edhe shumë nga krijimtaria e të madhit Jusufit,dhe do i kompletonin me vepra të reja të tij.Kjo nuk është e pamundur nga se fal zotit Jusufi ka lënë familje,bijë dhe bija,që në komunikim me ta shoqëria jonë do mundte të ndriçontekrijimtarinë e tij,ashtu si do të mundte
edhe te i madhi Ukshin Hoti,i cili duket se nga një pjesë e shoqërisë është lënë në harresë.Diku kam lexuar,apo më ka thënë dikush këtë nuk e kujtoj mirë,por ka thënje se Rafet Rudi ka bërë përpjekëje të ndriqoj nga krijimtaria muzikore e Jusuf Gërvallës,duke bërë një hulumtim ndojnë këngëtarët tanë bashkohës,këngë
që i ka përpunuar Valton Beqiri kompozitor dhe pedagog,por asnjëherë nuk mendoj se veprimtaria e JUSUFIT Në këtë drejtim mund të përfundon këtu.Jusufi ishte modern i asaj kohe,dhe shumicën e këngëve i ka kompozuar vet në shtëpi me kitarë,po ai ka shkruar edhe poezi dhe rryma tjera letrare,dhe gjithë e dijnë që ai ka ofruar vlera
moderne në krijimtarinë e tij,të cilat ndoshta brezi ynë i ri nuk i njeh,dhe do të duhej të bëjmë përpjekje që të ia ofrojmë këtij brezi.Jusufi pa tjetër ka lënë edhe shkrime publicistike dhe patjetër dikush nga familja e tij do ia ket ruajtur me kujdes dhe për këtë madhështi do të duhej të përkujdesej shoqëria jonë vullnetare
por në veqanti institucionet e kulturës.Jusufi ishte mbrojtes i atdheut,kritik letrar dhe kritik i këngës,u ndoq Jusufi,iu ndoq edhe kënga,por kurrë nuk u zhduk Jusufi dhe as nuk do i zhduken këngët dhe veprat.Trimat atdhedashës si Jusuf e Bardhosh Gërvalla do të jetojnë
për jetë të jetëve,por borgj i yni është mos të lëmë mangësi në ndritshmërinë e tyre,të i paraqesim para brezave
Shaban Cakoli: FIGURA TË MËDHA TË KOMBIT DUHET TË TRAJTOHEN NË KOHË DHE DRITË TË RE 18147_1172465121878_1535548066_30399181_5349628_n


Shaban Cakoli: FIGURA TË MËDHA TË KOMBIT DUHET TË TRAJTOHEN NË KOHË DHE DRITË TË RE 18147_1172465481887_1535548066_30399182_8118697_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi