Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Avdyl Gërvalla:Vetëm ai dhe askush tjetër

Shko poshtë

Avdyl Gërvalla:Vetëm ai dhe askush tjetër Empty Avdyl Gërvalla:Vetëm ai dhe askush tjetër

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 23, 2010 2:24 am

Vetëm ai dhe askush tjetër


Avdyl Gërvalla:Vetëm ai dhe askush tjetër Rugova
Anton Çetta e Ibrahim Rugova


Avdyl Gërvalla
Në 4-vjetorin e kalimit në amshim të Dr. Ibrahim Rugovës

Ai që diti aq mirë të mbulojë me buzëqeshje hidhërimin dhe vuajtjet gjatë takimeve në qendrat e vendosjes, edhe atëherë kur ia masakronin popullin para syve; Ai që e përcillte me dhembje zbrazjen e Kosovës gjatë ditëve të Eksodit të Madh dhe iu dërgonte të fala bijve që kishin marrë nga një pushkë për të mbrojtur Pragun e Shtëpisë – Atdheun; Ai që me pranga në duar dhe me tyta automatikësh në fyt u përball me kërcënime të policisë e të ushtrisë së çmendur e të dehur serbe, të cilët e shpurën në Beograd për të përballur përbindëshin edhe për së gjalli, duke ia kërcënuar tërë kombin. Vetëm Ai dhe askush tjetër në këtë botë nuk diti aq mirë t’i lidhë penjtë e shkëputur të së kaluarës sonë të përvuajtur. Ai e kishte takuar Nënë Terezën, nga e cila e kishte marrë bekimin për angazhimin e tij të drejtë, çlirimin kombëtar. Ai i pati rënë Portës së Lirisë pandërprerë, me tërë forcën që e pati dhe e bëri lidhjen tonë me Perëndinë, me Amerikën, me Papën dhe Perëndimin – shpëtimtarët tanë. Vetëm Ai diti të nderojë Profesor Anton Çettën, i cili i nxori me duar të veta nga varri i kombit, më se 30’000 njerëz të burgosur (nga hakmarrja), të cilët i bekoi dhe i përgatiti për një luftë tjetër. Vetëm ai diti të nderojë edhe të gjithë të tjerët që ia vunë gjoksin të keqes me jetët e veta. Ai që pas të gjitha atyre vuajtjeve u përball me marifetllëqe të reja, me proklamimin e tij – tradhtar i kombit - nga një lloj i veçantë i njerëzve më pushkë në duar dhe uniformë. Vetëm ai na kishte mësuar të dimë se koha nuk pret, prandaj kërkonte me ngulm njohjen sa më të shpejtë të asaj pjesës formale të pavarësisë; Ai dhe vetëm Ai dhe askush tjetër në këtë botë. Para vetes kishte një detyrë e një qëllim madhor për të çliruar Atdheun. Dhe në hapat e fundit, sikur legjenda përrallore lëshon shpirt i kthyer i tëri nga Perëndia për t’i ndihmuar popullit të Tij të gëzojë Pavarësinë. Por ç’është e vërteta, Ai i pa edhe dy ditë të bardha, i pa gjatë zgjedhjeve, kur i tërë populli ia dha votën dhe ia fali besimin për të udhëhequr Shtëpinë e shkrumbuar. Për herë të parë, edhe pse i vdekur, mblodhi kombin e shpërndarë dhe të përvuajtur në sofrën e Paqes së Amshueshme. I tërë populli e nderoi në rrugëtimin e tij të fundit, duke na lënë, po patëm mend, përherë në rrugë të mbarë. Që të tre përvjetorët e tij i pritëm me lutje të ndara, edhe pse në vitin 2007, qe nisur një traditë nga kishat e Komunës së Klinës, ku u mbajtën mesha për të nderuar veprën e Kryetrimit tonë – Presidentit Dr. Ibrahim Rugova. Dashtë Zoti që ajo nismë e Falënderimit dhe Lutjes të bëhet për çdo 21 janar në të ardhmen, deri në amshim, nëpër të gjitha kishat por edhe nëpër xhamitë dhe tempujt e tjerë të Zotit, në të gjitha hapësirat kombëtare shqiptare, për t’iu drejtuar së paku një herë në vit Perëndisë të gjithë së bashku me një qëllim, me një lutje në shenjë falënderimi për Figurën Madhore të Kombit, pa dyshim se do të na shkojnë punët me miliarda herë më mirë.
Po ta kishin popujt e tjerë një të tretën e Atij që e kemi ne, rezultatet dhe veprën e gjallë të Presidentit tonë do të rrëzonin dyer të ndryshme duke kërkuar çmime dhe mirënjohje, post-mortum, deri në shpallje të Shenjtërisë së tij. Por ne jemi ende të robëruar dhe një kërkesë e tillë do të zërë vend vetëm në një të ardhme, dashtë Zoti sa më të afërt.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi