Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KOMUNIKATË PËR OPINION - REAGIM

Shko poshtë

KOMUNIKATË PËR OPINION - REAGIM Empty KOMUNIKATË PËR OPINION - REAGIM

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 23, 2010 3:19 pm


KOMUNIKATË PËR OPINION

REAGIM Më 22 janar 2010

Stockholm/Suedi



Kryesia
e Lidhjes Demokratike e Dardanisë – Dega në Suedi, me në krye kryetarin
e saj z. Hysen Ibrahimi, reagon ashpër ndaj dhunës fizike duke e rrahur
rëndë Imamin e Xhamisë në Tunel të Parë të Mitrovicës, z. Hamit Kamberin, më datën 21 janar 2010, nga njerëz të papërgjegshëm dhe huligan. Të tillë njerëz nuk ja donë të mirën as fesë, as kombit e më së paku njerëzimit.



tilla krime janë duke ndodhë kohë e më parë, ku fundi i tyre nuk po
dihet se ku do të ndalet, sepse këta njerëz janë të paguar nga
organizata të ndryshme që nuk u duhet gjeneza e tyre se nga vinë, dhe
janë duke punuar në dëm të pavarësisë së Republikës së Kosovës, në dëm
të institucioneve të vendit dhe në dëm të respektit ndër fetar të cilin
kombi Shqiptar është mburrë dhe ende mburret me tolerancen ndërfetar në
mes neshë. Tani disa metrapaz, kriminel të shitur me para, dalin dhe
rrahin imamët e Kosovës. Turp !


Kryesia
e Lidhjes Demokratike të Kosovës – Dega në Suedi, kërkon me ngulm nga
institucionet përkatëse të Republikës së Kosovë si të atyre të sigurisë
dhe drejtësisë, që t’i arrestojnë këta kriminel dhe të dalin para
organeve të drejtësisë për të marrë denimin e merituar për rrahje
brutale në vendin e punës.


Po ashtu kërkon që ky akt të denohet dhe të merren masat nga organet e sigurisë për parandalimin e këtij sindromi i cili është në dëm të kombit Shqiptar.

Urojmë
Imam Hamit Kamberin shërim sa më të shpejtë, kurse lusim Bashkësinë
Islame të Kosovës dhe institucionet e Kosovës, që të reagoj arsyeshëm
për këtë ngjarje kriminale.




Për Kryesinë e Lidhjes Demokratike të Dardanisë – Dega në Suedi:

Hysen Ibrahimi, kryetar i Kryesisë.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi