Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Komunikatë për shtyp e FBKSH-së

Shko poshtë

Komunikatë për shtyp e FBKSH-së Empty Komunikatë për shtyp e FBKSH-së

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 02, 2011 9:01 pm

Komunikatë për shtyp e FBKSH-së


Komunikatë për shtyp e FBKSH-së U1_FBKSH
Vetëm bisedime frytdhënëse me interes gjithë kombëtar


Për/kundra/ bisedimeve me serbin le të vendosin të dy Kuvendet Kombëtare, të Kosovës Historike si edhe ajo e Shqipërisë Londineze, është kërkesë e Frontit Bashkimit Kombëtar Shqiptar. Vetëm bisedime frytdhënëse me interes gjithë kombëtar, do të duhej të zhvilloheshin me Serbin. Në qoftë se veç duhet të bisedohet me Serbinë për hatër të miqve tanë ndërkombëtar madje edhe për status të Kosovës, atëherë në ato bisedime të merr pjesë edhe Shteti SHQIPTAR. Por paraprakisht miqve tanë duhet thënë troç: Jo bisedime me Serbinë pa njohje reciproke,..., në qoftë se nuk ka njohje reciproke por duhet të bisedohet, atëherë, pala e Kosovës ta vej në tavolinë të bisedimeve bashkimin e Kosovës me Shqipërinë si hap i parë për bërjen e Shqipërisë Etnike, mendon FBKSH-ja.


Të përzgjedhurit(deputetët) e popullit të Kosovës në krye me dr. Jakup Krasniqin, si edhe deputetët e Shqipërisë Londineze në krye me znj. Jozefina Topallin kanë detyrë historike që ka me i përcjell brez pas brezi. Ata duhet të sjellin REZOLUTË në Kuvendin e Republikës së Kosovës, respektivisht në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë nëpërmjet të së cilës ia ndalon çdo qytetari, çdo zyrtari qeveritar dhe shtetëror që në emër të Republikës së Kosovës të bisedohet me Serbinë, për siç thuhet bisedime teknike. Pasi të bëhet kjo, atëherë Kuvendi të autorizojë grupin e ekspertëve si edhe ekipin nga të gjitha partitë pozitë dhe opozitë dhe të caktohet përgjegjësia politike për secilin nga njerëzit e ekipit në bisedime me Serbinë. Tek atëherë bisedime me Serbinë mund të ndodhin. Në bisedime qysh ditën e parë të kërkohet nga Serbia për pa e njohur ajo Republikën e Kosovës, për pa i shuar ajo të gjitha organet qeveritare dhe jo qeveritare, shtetërore – institucionale, që i ka të instaluara në Kosovë, organet paralele, dhe paramilitare të instaluara dhe të instrimentalizuara nga Serbia, për pa kërkuar falje publike për gjenocidin dhe të gjitha të këqijat që i ka bërë popullit shqiptar, për pa i instaluar administratat diplomatike në të dyja shtetet, për pa kërkuar Serbia nga OKB që të mbahet një seancë plenare në OKB ku aty për aty Serbia do të kërkonte nga shtetet anëtare të OKB-së që në paketë të njihet Republika e Kosovës, nuk mund të pasojnë bisedimet Prishtinë – Beograd. Kur këto kushte do të plotësoheshin atëherë pala e Kosovës mund të bisedonte me palën serbe. Nëse Serbia i pranon kushtet e sipërpërmendura atëherë pala e Kosovës lirisht mund të hyj në bisedime me Serbinë, madje edhe në ato bisedime do të bisedohet për status të Kosovës. Në rast se Serbia me çdo kusht dëshiron të bisedohet për status të Kosovës, atëherë Kosova duhet t’ia bëjë me dije Serbisë se në këto bisedime duhet të marr pjesë edhe Shqipëria Zyrtare-Londineze, në mënyrë që aty për aty kur të flitet për Pavarësi të Kosovës, respektivisht për tokë të Shqipërisë Etnike, pala e Kosovës të kërkojë që Kosova t’i bashkëngjitet Republikës Demokratike të Shqipërisë, mendon e gjithë anëtarësia e FBKSH-së bashkë me simpatizantët e saj gjithandej trojeve shqiptare, kuptohet se në këtë paketë bënë pjesë edhe Kosova Lindore. Këtë pala e Kosovës duhet ta bëjë në rast se Serbia dëshiron të ketë raporte ndër fqinjësore të mira me SHQIPËRINË ETNIKE si edhe me gjithë bashkësinë ndërkombëtare.

Prof. Arbër Kastrioti
Kryetar i FBKSH-së
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi