Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nehat Jahiu: Dy poezi:

Shko poshtë

Nehat Jahiu: Dy poezi: Empty Nehat Jahiu: Dy poezi:

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 02, 2010 3:30 pm

Nehat Jahiu: Dy poezi: 14834_1053301028158_1694779987_100863_692817_n


KURBETI

Dashurinë e bart si era
Mallin e fut thellë në shpirt
E lotët i le në qepallat e syrit.

Ballit ia shton rrudhat
Zemrës ia gëlltit jetën
E eshtrave ua bënë varrin.

QAVA E QAVA KUR DOLA NGA DERA

Sytë mu mbushën me lotë
zemra mu djeg në zjarr,
koka më mbet me një anë
lamtumirë të gjithëve kur ju thash.

Të gjitha më mbetën
në pragun e derës,
vetëm përrallën e këngën
e gjyshit e mora me vete.

Qava e qava kur dola nga dera
të gjithë me rend i mora në gryk
një nga një të gjithë i putha
mallin dhe dashurinë i mora me vete.

Ika dhe u treta larg e më larg
atje ku dielli e hëna ndryshe perëndojnë,
atje ku lulet e livadhit
ngjyrën dhe erën ndryshe e kanë.

Shumë vite më kaluan
këtu larg në dhe të huaj,
në dhe të huaj në mërgim
ku zemra më digjet flakë.

Më thuani…
kur do të vij dita,
të shoh diellin e hënën
prej pragut të derës sime?
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi