Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nehat Jahiu:Dy poezi

Shko poshtë

Nehat Jahiu:Dy poezi Empty Nehat Jahiu:Dy poezi

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 17, 2010 1:32 am

Nehat Jahiu:Dy poezi 14834_1053301028158_1694779987_100863_692817_n


Nehat Jahiu:Dy poezi

FJALET E DESHMORIT

E pash këtë mëngjes
sot unë dua ne liri te pres,
do ta derdhë gjakun e njomë
për ty do të vdes, për ty KOSOVE.

O vëlla ,a ka vdekje më të mirë
të shohësh popullin tënd të lire,
vdekje më të ëmbël kurr nuk ke
se sa kur vdiset për ATDHE.

E sot unë dua të vdes për ty
të thërras, KOSOVE ty, në LIRI,
të gjej një jetë sot dua të vdes
në gjirin tënd KOSOVE të tres.

Sot unë do të vdes
varri im në KOSOVE do të mbes,
do të derdhi gjakun tim
për ty KOSOVE, për ty agimi im.

MOS ME QAJE NENE
(amaneti i dëshmorit)


Mos më qajë nënë me lot në sy
se jetën e fala për të dashurën LIRI,
mos më qajë nënë, mos derdh lot
gjakun tim e dhash për këtë tokë.

Amanet nënë po ta lë mos më vajto
jetën ATDHEUT ia dhash mos harro,
pranë varrit nënë të më vësh një gur
trupin të lutem ma mbulo me FLAMUR.

Mos qaj, jo mos qaj nëna ime
se do të brengoset në shkrepa ajo SHQIPE,
mos më qaj nënë të lutem shumë,
se jetën LIRIS me shoqet e shokët ia fala unë.

Amanet nënë po të lë që sytë mos të lotojnë
se eshtra nënë në varr nuk do të më pushojnë,
mbi varr nënë të më vësh një kurorë me lule
dhe ca fysheke, oj nënë, bashk me një kobure.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi