Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shevki Sh. Voca: Zanafilla e ''Festës'' së Shën Valentinit...

Shko poshtë

Shevki Sh. Voca: Zanafilla e ''Festës'' së Shën Valentinit... Empty Shevki Sh. Voca: Zanafilla e ''Festës'' së Shën Valentinit...

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 14, 2009 12:59 pm

ZANAFILLA E “FESTËS” SË SHËN VALENTINIT APO ME EMËR MË POPULLARIZUES DITA E TË DASHURUARVE
Nga Shevki Sh. Voca
Tentativa për të shënuar ditën e saktë të së ashtuquajturës Shën Valentini apo Dita e të dashuruarve as deri më tani nuk u arrit që të jetë e saktë. Kjo festë ndërlidhet me ngjarje dhe rituale të ndryshme, të cilat nuk kanë mbështetje të sakta në faktet historike.
Nga njëra prej teorive mësojmë se origjina e kësaj “feste” rrjedh që moti nga koha e një festimi pagan te Romakët e vjetër të cilët organizoheshin për nder të hyjneshës Junone (hyjnesha e femrave dhe e martesës) dhe të solemnitetit të Luperkosë që mbahej një ditë mbas sajë (15 shkurt). Sipas traditës romake Luperko ishte një zot i cili i mbikëqyrte tufat e bagëtive dhe i mbronte ato nga sulmet e ujqërve. Ndërkaq që papa Galasio në vitin 496 e anuloi festën pagane të Luperkos dhe ajo u zëvendësua me atë të Shën Valentinos.
Në kuadër të këtij solemniteti ekzistonin rituale të veçanta njëra prej së cilave shpjegohet në këtë mënyrë: emrat e vajzave të reja shkruheshin nëpër skeda të posaçme (copëza të letrave SH. V.) të cilat pastaj futeshin në një kavanoz të thellë prej së cilës më pas të rinjtë nxirrnin nga një skedë në të cilën gjendej e shkruar emri i së dashurës së tyre të ardhshëm.
Edhe pse shumë kush beson se kjo është burimi kryesor i kësaj feste, e cila edhe në ditët e sotme kremtohet, megjithatë për Ditën e të dashuruarve shpesh ndërlidhet edhe një legjendë tjetër e cila daton që nga shekulli i tretë i erës sonë, aktori kryesor i së cilës është prifti romak i quajtur Valentin.
Madje edhe rreth kësaj legjende ekzistojnë më shumë variante, por parimisht është pranuar ajo më romantikja, në të cilën Shën Valentini më 14 shkurt 269,( ka vende ku figuron edhe viti 270, Sh. V.) të erës së re u ekzekutua, nga perandori romak Klaudi II për arsye se kishte kurorëzuar një çift të dashuruar.
Nëpër shkrimet historike mund të hasim se në atë kohë kishin ekzistuar edhe disa Valentin, dhe numri i tyre sillej prej dy, tre, pesë, e deri në tetë, dhe se nuk ka të dhëna të mjaftueshme të cilat kishin me dëshmuar se kjo nuk është vetëm një legjendë. Kjo, ishte njëra nga arsyet pse në vitin 1969 u bë revidimi i kalendarit katolik me të cilën ajo u fshi nga ky kalendar dhe u shpall si ditë e një feste jo të obliguar. Ndërkaq që ajo vazhdoj të shënohej apo të mbahej vetëm nëpër disa kalendar partikular.

Përse perandori Romak Klaudi II urdhëroi që prifti Shën Valentin të ekzekutohet
Perandori Romak Klaudio II, në histori i njohur me emrin Mark Aureli, ishte nga Iliria, i lindur në vitin 214 vdes më 270, ndërsa si perandor Romak sundoi dy vite 268-270., ishte një ushtarak i shquar i njohur edhe me nofkën Gotiku, sepse kishte shpartalluar Gotët në Trakë. Ai kishte vërejt se në radhët e ushtrisë së tij, ata ushtarë të cilët ishin të martuar dhe kishin fëmijë, ishin më të dobët nga ata të pamartuarit, me ç’rast kishte lëshuar një urdhër me të cilën ndalohej martesa e ushtarëve të rinj të cilët do të ishin luftëtar potencial të tij. Prifti i quajtur Valentin duke i parë këto veprime të pa vend të Klaudit II, që u bënte rinis ushtarake (të pa martuarve) ai vendosi që në fshehtësi të vazhdojë të bëjë kurorëzimin e të rinjve të dashuruar. Mirëpo pasi që këto aktivitete dhe veprime të këtij prifti fatkeq u zbuluan, atëherë Klaudiu II urdhëroi që prifti të dënohet me prerjen e kokës. Ky ekzekutim ndodhi më 14 shkurt 269 (diku tjetër siç thamë edhe më herët figuron vit 270) të erës së re. Legjenda thotë se Valentini pak para ekzekutimit i kishte dërguar një vajze të verbuar të një gardiani të burgut një letër-porosi, e cila kishte një ngjyrë safiri të verdhë, në të cilën shkruante: “Nga Valentini juaj, në shenj nderimi dhe ngrohtësie të shprehur ndaj tij.” Me këtë rast sipas legjendës, ndodhi mrekullia, vajzës iu kthye shikimi. Konsiderohet se prej asaj kohe e ka prejardhjen tradita e cila mbeti e njohur në mesin e meshkujve që femrave t’u shkruajnë porosi me fjalë të ëmbla.
Megjithatë, dhe ndoshta prejardhja e kësaj “feste” është e mbuluar me një vel të fshehur, por kjo nuk e pengon njerëzimin që ata të besojnë se Valentini ishte një hero, një figurë i rëndësishëm, e para se gjithash, një figurë romantike.
Historianët thonë se legjenda për Shën Valentonon, ndoshta edhe do të ishte larguar nga kujtesa njerëzore sikur mos të paraqitej disa shekuj më vonën në Angli një grua e cila kishte pa rastin e përfitimit nga kjo, baza e së cilës ishte një tregim i ngjashëm me at të prejardhjes angleze. Sepse historia angleze e ka traditën e veçantë të festimit të 14 shkurtit si dita e të dashuruarve, e cila me siguri nuk ndërlidhet me priftin Romak, por që besohet se ka lidhje me shumëzimin e zogjve dhe vjershave, të shekullit XIV.
Pa nevojë të thellimit në lidhje me legjendën e zogjve, mjafton të theksojmë se ky tregim arriti të kalojë përtej oqeanit në kontinentin e ri, në të cilën kjo festë e filloi një histori të re moderne.

Dita e të Dashuruarve në Amerikë
Fillimi masiv i përkujtimit të kësaj dite në Amerikë lidhet me vitin 1847., kur një amerikanes të quajtur Ester Haullend në këtë vit për ditën e të dashuruarve i arriti nga Anglia një dhuratë e punuar me dore e cila dallohej për zbukurimin dhe dekorimin e saj të mrekullueshëm.
Me këtë rast z. Haulland i lindi ideja që edhe ajo të merrej me punimin e urimeve të ngjashme të dekoruara dhe të zbukuruara nga të cilat ajo do të përfitonte duke i shitur në librarin e babait të vetë. Ndërsa në vitin 1879 u themelua kompania e parë për prodhimin e këtij lloji të urimeve të dekoruara dhe të zbukuruara, dhe që nga ajo kohë, për çdo vjet numri urimeve të prodhuara dhe të dërguara shkonte gjithnjë duke u shtuar, dhe kjo nuk ka të ndalur as sot e kësaj dite.
Në shumë vende shkruan se kjo mënyrë e kremtimit për të cilën tani njerëzit (lexo rinia) përgatiten në përkujtimin e kësaj dite, rrjedhë nga kultura Amerikane, ndërsa në tërë botën u përhap si pasojë e një kulture masive dhe të procesit të globalizmit. Po thua se nuk ka kontinent dhe vend në të cilën nuk përkujtohet kjo ditë. Kjo tashmë po kremtohet si një “festë” që nuk ka komb dhe nuk njeh kufij.
Është numri i madh i atyre që nuk i njohin themelet e historisë së saj, por si duket edhe nuk brengosen fort për të njohur. Shumicës i mjafton të dinë se ajo është Dita e të dashuruarve e cila nxitë në ndjenjat më të mira në botë që ta pranojnë dhe festojnë me të dashurit e tyre.
Në fillim tërheqja e vëmendjes për këtë ditë më tepër koncentrohej në blerjen e gjësendeve urues që ishin të punuara me dorë si dhe duke thur vargje romantike. Në vitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar Amerikanët për ditën e të dashuruarve u kapluan nga ethet e blerjes së trëndafilave dhe të çokollatave, ndërsa më vonë kjo u hyri në punë edhe argjendarëve të cilët me një marketing të organizuar mirë arritën ta bindin masën se vetëm trëndafilat dhe çokollatat nuk mjaftojnë.
Viteve të fundit vërehen interesime të mëdha për profit në garat që bëjnë hotelet dhe agjencitë e ndryshme turistike të cilët ofrojnë aranzhime speciale për këtë ditë, pastaj parfumeritë, lokalet e njohura të ëmbëlsirave etj.
Në fund vlen te theksojmë se anketimet apo siç po i thonë edhe sondazhet tregojnë se “Festa” e Shën Valentinos apo me emër më popullarizues Dita e të dashuruarve më së shumti kremtohet tek të rinjtë e moshës 17 deri 25 vjeçar, ndërkaq një rëndësi të veçantë për te tregojnë edhe çiftët e ri, të cilët po thua se ia japin statutin e njëjtë me atë të datës së lindjes.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi