Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Speciale - E verteta e Dites se Shen Valentinit

Shko poshtë

Speciale - E verteta e Dites se Shen Valentinit Empty Speciale - E verteta e Dites se Shen Valentinit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 14, 2009 1:23 pm

Nga Mexhid Yvejsi*

Dita e të dashuruarve apo dita e të mashtruarve?

“E vërteta nuk drejtohet nga ne, por ne duhet të drejtohemi nga e vërteta”

- M. Klaudius

Gjakovë, 12 shkurt 10:46 NOA - Ja, erdhi sërish, edhe sivjet, 14 shkurti - Dita e Shën Valentinit – Dita e të dashuruarve…!

Shtypi, radiot e ndryshme, televizionet lokale, kombëtare, ndërkombëtare, miliona faqe nëpër internet po e përhapin këtë të “vërtetë”…

E vërteta, siç thoshte Klaudiusi, nuk drejtohet nga ne, por ne duhet të drejtohemi nga e vërteta.

E vërteta rreth Ditës së Shën Valentinit

Festa, Dita e Shën Valentinit – Dita e të dashuruarve, edhe pse ka emër e ngjyra kristiane, ajo është një festë më e vjetër, me prejardhje, me rrënjë pagane…

Ka filluar të kremtohet në Romën e lashtë, në Perandorinë Romake… Në atë kohë nuk ishte festë kristiane, por kremtohej si një festë pagane…

Kremtohej si një festë pagane me 14-15 shkurt, me përkushtim, në përkujtim, me shumë nderim, ndaj hyjneshës Juno…

Juno ishte hyjneshë – mbretëreshë…Mbretëreshë hyjnore, mbretëreshë qiellore, ishte hyjneshë e mirësisë dhe kjo ditë quhej: ”Dita e pjellshmërisë”…

“Dita e pjellshmërisë” në Perandorinë Romake me shekuj është kremtuar si një festë pagane, por kur Perandoria Romake e pranoj Krishterimin, atëherë kjo festë pagane u shndërrua në festë kristiane, Dita e Shën Valentinit, pra tashmë me një emër të ri, por që s’ka lidhje me dashuri…

Kush ishte Shën Valentini?

Shën Valentini ishte gjithkushi, por në të vërtetë ai ishte askushi…!

Shën Valentini nuk është një person i dëshmuar historik, por është një personash i krijuar mitik…

Sipas librit monumental: ”Hollmark Historical Collection” së paku janë tetë Shën Valentina…

Kurse, sipas Enciklopedisë Katolike (Catholic Encyclopedia) së paku janë tre Shën Valentina, të tretë të ndryshëm, të tretë martirë, të cilët përmendën në disa shënime, ku shkruan se janë ekzekutuar në të njëjtën ditë: me 14 shkurt 269…!

Prej tre Shën Valentinëve, sipas Enciklopedisë Katolike, i pari përshkruhet si një prift me shërbim në Rromë, tjetri si një ipeshkëv i qytetit Interamna, sot ky qytet njihet me emrin Terni, Itali, kurse i treti është Shën Valentini në Afrikë, i cili u ekzekutua, sikur dy të parët, në të njëjtën ditë, por në vende të ndryshme…

Këto shënime, sipas Enciklopedisë Katolike, nuk kanë asnjë vlerë historike…

Meqë këto personazhe janë të imagjinuara, të sajuara, janë mitike, pra, nuk kanë vlera të dëshmuara historike, për këtë arsye, Kisha Katolike e ka larguar Ditën e Shën Valentinit nga Kalendari Zyrtar Kishtar …

Kush e krijojë mitin për Ditën e Shën Valentinit, si Dita e të dashuruarve?

Deri në shekullin e XIV-të, Dita e Shën Valentinit kremtohej në Evropë si një festë kristiane, me rrënjë pagane, që nuk kishte asnjë lidhje, siç ka sot, në shekullin e ri, me dashuri…

Por, nga shekulli i XIV-të kësaj feste iu shtua edhe një risi, për t’i dhënë pakëz gjallëri, atë e lidhën me dashuri…!

Ndërtuesi i këtij miti të ri, i cili e lidhi këtë festë me dashuri ishte Geoffrey Chaucer.

Kush ishte Geoffrey Chaucer?

Geoffrey Chaucer (1343-1400) ishte shkrimtari, diplomati, filozofi, poeti anglez, ai i cili njihet e pranohet në Angli si Babai i Letërsisë Angleze…

Në kohët e lashta, popujt evropianë, kur ishin paganë, besonin në shumë mite, përralla…Evropianët besonin se në fund të javës së dytë, të muajit të dytë, që është mesi i muajit shkurt, zogjtë, shpezët, fillojnë të çiftohen…

Filozofi, diplomati, shkrimtari, poeti anglez Geoffrey Chauver, Babai i Letërsisë Angleze, ishte ai cili i njihte shumë mirë mitet e lashta, është i pari që këto mite i shfrytëzoi si brumë letrar në veprat e tij, në veçanti në poezi… “Kur zogjtë, shpezët, çiftohen – pse të mos çiftohen edhe njerëzit, gjithë kjo rini, me dashuri…”

Dita e të dashuruarve apo Dita e të mashtruarve ?

Mendoni mirë për këtë ditë. A është kjo ditë: Ditë e të dashuruarve apo ditë e të mashtruarve? Ajo çka mendojmë ne ndikon te vetë pikëpamjet tona dhe të trajtimit që u bëjmë ne të tjerëve dhe botës. Bota ka një sundues. Kush e sundon botën? Siç thoshte Aristofani, dashuria për përfitime sundon tërë botën…

Pra, edhe kjo festë, Dita e Shën Valentinit, është një ditë e përfitimit, është një ditë e mashtrimit…!

Kjo nuk një ditë dashurie e dashuruesve, por kjo është një ditë mashtrimi e mashtruesve…!

Besimtarët e tri besimeve monoteiste, të cilët besojnë në një Zot, hebrenjtë, krishterët dhe myslimanët, kanë njohuri të mjaftueshme nga Burimi, për të mos u lëkundur nga mashtrimi…

Mashtrimi vjen nga dreqi, shejtani, këtë e dëshmon Bibla, e dëshmon Kur’ani…

Dashuria nuk është krijesë njerëzore…

Dashuria është Dhuratë Hyjnore…

Rumiu shprehet kështu:

“Mendja s’ka fuqi

M’u shpreh për dashuri.

Vetëm Dashurisë

I është dhuruar

Të vërtetën e saj

Për ta zbuluar…”

Në Bibël shkruan:

”Zoti është Dashuri”

(Bibla, 1 Gjoni,4:16)

Po, këtë të vërtetë, Zoti, Kur’ani, na rikujton:

”Vërtetë, Zoti është shumë i dashur”

(Kur’an, 11:90)

Dhe më në fund, në mes të këtij pështjellimi kulturor botëror, ndoshta më shumë se kurdoherë më parë, ne, në veçanti, si shqiptarë, kemi nevojë për aftësinë e të menduarit në mënyrë kritike… Pa këtë aftësi, ne besojmë lehtë, mashtrohemi shpejt…!

(*) Autori është studiues i religjioneve
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Speciale - E verteta e Dites se Shen Valentinit Empty Re: Speciale - E verteta e Dites se Shen Valentinit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 14, 2009 1:25 pm

Atmosfere festive per Shen-Valentinin. Rruget plot cifte, lule dhe zemra te kuqe





Tiranë, 14 shkurt,11:05, NOA – Dita e Shën-Valentinit e ka gjetur kryeqytetin e vendit në një atmosferë festive dhe të hareshme.

Ndërkaq, burime bëjnë të ditur për agjencinë e Lajmeve NOA, se edhe në rrethe të tjera kryesore në vend ndihet një atmosferë e veçantë krijuar me rastin e ditës së të Dashuruarve.

Rrugët e Tiranës janë mbushur që në orët e para të mëngjesit të sotëm me çifte të ngazëllyera, por edhe me qytetarë të zakonshëm, të cilëve iu pëlqen të shëtisin në një ditë si kjo.

Turma të mëdha të rinjsh i janë drejtuar parkut të Liqenit Artificial, ndërsa shumë të tjerë, malit të Dajtit.

Shitësit e dyqaneve të luleve pohojnë se që në orët e para të mëngjesit kanë patur një fluks shumë të madh shitjesh të produkteve të tyre.

Ndërkaq, në zonën e Shallvareve, kompania “Vodafone” në një podium festiv, dekoruar me zemra të kuqe dhe lule, ka vendosur muzikë në sfond, duke shpërndarë tinguj për gjithë zonën e Bllokut.

Një fluks të madh pritet të kenë gjatë ditës së sotme edhe baret e restorantet, shumë prej të cilave kanë prenotime që gjatë ditëve të kaluara.

n.e/NOA
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi