Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

RTK& KOHAVISION-RUBIKON FUSHATË KOMUNISTE KUNDER RUGOVISTE

Shko poshtë

RTK& KOHAVISION-RUBIKON FUSHATË KOMUNISTE KUNDER RUGOVISTE Empty RTK& KOHAVISION-RUBIKON FUSHATË KOMUNISTE KUNDER RUGOVISTE

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 14, 2010 7:38 pm


RTK& KOHAVISION-RUBIKON FUSHATË KOMUNISTE KUNDER RUGOVISTE


RTK& KOHAVISION-RUBIKON FUSHATË KOMUNISTE KUNDER RUGOVISTE 3473
Nga Xhevat Rexhaj


Dinamika e jetës që sot është prezente edhe në trojet shqiptare shpesh nuk të jep mundësi që të jesh në rrjedha dhe ngjarje të ndryshme që ndodhin sidomos në mjetet e ndryshme të informimit. Në Republikëne Kosovës ka aq shumë mjete të informimit të shkruara, vizuele dhe faqe interneti sa që njeriut i duhet shumë kohë e lirë që disi të i përthekoi vetëm disa nga këto burime informative e që në realietet thuaj që të gjitha janë venë në dispozicion një klani politik dhe Institucional pra PDKsë. Nëse vërtet shikohen me realitet dhe me qëtësi mjetet e informimit athere vie në konkludim se kemi të bejmë me një diktaturë dhe komunizëm tipik të kohrave të kaluara enveriste-titiste, ku vërtet çdo gjë është e kontrolluar nga një grup i interesit të llojit të caktuar.
Të gjithë mirëfilli e dijnë se edhe në dekadën e kaluar dhe fillimshekullin e ri të gjitha mjetet e informimit ranë në duartë e matrapazëve dhe kundërshtarëve politik të LDKsë dhe Presidentit Ibrahim Rugova, vetëm një gazetë bënte përjashtim dhe ishte vërtet djathtas e orientuar dhe mbante gjallë frymën institucionaliste shtetëformuese edhe pse dihet se kjo gazetë fare nuk ndihmohej e as nuk financohej nga vetë LDKja, por thjesht i mbronte vlerat dhe i kritikonte antivlerat në vetë shoqërin kosovare e më gjerë shqiptare. Kjo gazetë ishte ishte me vite e atakuar dhe e shantazhuar nga të gjitha mjetet tjera të informimit të cilat vilnin donacione dhe mjete materiale nga burime të dyshimta majtiste dhe klaniste me detyrëne vetme që ta dobësonin këtë gazetë, faj kishin edhe vetë LDKja që kurr nuk u munduan as pak që të ishin së paku mirënjohës ndaj politikës redaktuese djathtiste të kësaj gazete me emrin BOTA SOT. Nga kjo mund të rrjedh konkludimi se edhe në LDK kishte të interesuar që kjo parti mos ta ketë asnjë zë në opinionin e gjerë kosovar dhe shqiptarë, ndryshe nuk ka se si të shpjegohet ky fenomen.
Pas lufte ndodhi edhe fenomeni tjetër si me mjetet e informimit, lindën dhe u rriten OJQ të ndryshme të cilat kryekëput ishin të udhëhequar nga njerëz të klanit të caktuar, pra me punën e tyre ata bënin argatin e e një partie politike dhe së shpejti ato u vërejten dhe dualen në pah duke u marr më shumë me LDKnë se sa me problemet dhe programet e tyre kinse si OJQ, pra thjeshtë në Kosovë u krijua rrjeti i marimanges; OJQ & mjete informative nën ombrellen e një subjekti politik e kinse luftarak, dhe pasojat dhe fitimet e tyre dolen në siperfaqe para dhe pas vitit 2007.
Tani më me instalimin e njerëzve të tyre së bashku me ata vetë nepër borde, nepër truste shoqërore dhe nepër institucione vetes ia kanë caktuar edhe një detyrë që me vite e kanë patur të projektuar, denigrimin dhe baltosjen e një organizimi politik me dimensione kombëtare LDKnë dhe udhëheqësin e saj njëherit Presidentin historik të Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugovën. Duke qenë të vetëdijshëm se momenti më i volitshëm është tani kur vetë LDKja, fatkeqësishtë edhe me fajin e disa kuadrove të vetë , është në një situatë jo të lakmueshme, ata janë sulur me vrull që me shpejtësi të i shfrytëzojnë të gjitha kapacitetet dhe mundësit që i kanë që kinse ta riciklojnë dhe ta rishkruajnë historinë. Që të jenë të suksesshëm në këtë perverzitet politik ata kanë edhe përkrahjen e heshtur të kinse historianëve dhe intelektualëve tanë, kush nga frika e kush nga përfitimi material që të heshtë, ua benë rrugën më të hapur që të jenë të suksesshëm në këtë marri që vetëm koka e shqiptarëve mjeranë mund ta bejë nga frika se mos vetë nuk do gjejë vend në histori kur të merren vesh shumë keqpërdorime dhe marifete të ndryshme kinse në emër të patriotizmit shqiptarë.
Tani më rolet janë të ndara ndersa regjia është e njejtë, dy shtëpi të forta mediale njëra që financohet nga qytetarët me eurot e tyre të ndarë nga bugjeti i varfër familjar e që quhet TV publike RTKja, dhe tjetra që financohet nga ku me ditë kush dhe si KTVja e njeriut që mbrëmë në rubikon tha “se në vitet e 90 ta nuk kisha asgjë dhe u desh të shkoja në Angli për kafshatë goje” ndersa pas lufte u bë milioner dhe se tani kinse është i pavarur pasi që partia e tij u zhduk nga mozaiku politik, por ky njeri arriti që me futjen e njerëzve të tij brenda kalasë së LDKsë të ia thei kurrizin partisë që ai e kishte dhe e ka alergji pra LDKnë.
RTKja misionin e vetë kundër rugovian po e zbaton dhe po e realizon me shumë menquri, të gjitha emisionet dhe aktualitet kanë detyrën e caktuar sa më pak që të permendet emri dhe vepra e Rugovës aq më të fortë janë ata që i urdhërojnë, rtkja ka caktuar edhe misionarin e vetë pra gazetarinë që shetitet me para të qytetarëve nepër Evropë dhe Amerikë me të vetmin qëllim që emisionet e tij ai të i realizoi gjithhere me ata dhe aty ku kur nuk ishin me mërgimtarët dhe për mergimtarët, ai gjenë disa strofuj dhe bisedon me ta kinse si aktivistët dhe shqiptarët më të angazhuar në qështjen kombëtare, ai promovon shpesh dhe me qëllim njerëzit që ishin më bagazh përqarës në mërgim njerëz që pasurinë personale e këshin qëllim si mbulesë për pseudo patriotizëm, pra detyra kryhet mos të përmendet askund LDKja, organizëm që kishte shtrirje horizontale dhe vërtikale me mijra aktive, nëndegë dhe degë, me qindra mijra aktivistë që edhe familjet i lini keq vetëm për një qëllim Republikën e Kosovës dhe vizionin e Rugovës euroatlantik.
Shtëpia e dytë mediale KTVja tani më përmes një gazetari( që vërtet ka kualitet sikur mos të ishte total i njëanshëm politikishtë), përmes emisionit aktual RUBIKON ka filluar fushatën me riciklime dhe rishikime të historisë. Duke shfletuar faqe të ndryshme të internetit e edhe në Wikipedia askund nuk mund të gjesh se një TV është marr me rishkrimin e historisë, por këtu është një përjashtim ish TVSHja e Enver Hoxhës kishte bërë këso rishikime me detyrëne Partisë së Punës duke përgatitur opinionin se çfarë do të ndodh me historinë shqiptare që sipas tyre fillonte dhe do të mbaronte vetëm me Enver Hoxhën dhe kompany. Nga kjo rrjedh se KTVja ka gjetur një model që ta përgatis opinionin shqiptarë pasi që ka mbështetje dhe logjistikë të fortë nga klane të caktuara për ribërjen e historisë ku detyrë parësore është hudhja dhe shlyerja e LDKsë dhe Presidentit nga të gjitha rrjedhat dhe zhvillimet që ndodhen në të kaluarën ku rol parësor dhe shtetëformues kishin me qindra mijëra ahqiptarë aktivistë më në krye me Dr. Rugovën. Vetë emrat që thirren në riciklime dhe rishikime të japin të kuptosh se çdo gjë është e sinkronizuar dhe e shkruar mirë vetëm për një grup të caktuar politik. Po të shikohen dhe përcillen me vëmendje mysafirët dhe pyetjet e parapara dhe të përgatitura nga gazetari vërehet se bisedat janë zhvilluar përpara dhe se aty vetëm duhet të riperseriten ngase shumë mysafirë as nuk kishin lidhje me shumë ngjarje dhe se as nuk ishin protagonistë të atyre ngjarjeve, por ja që emisioni duhet ta aarij qëllimin dhe historia të rishkruhet nga një gazetarë dhe mentorët e tyre.
Që të arrihet kulmi i hipokrizisë ndihmoi edhe vetë moderatori i emisionit mbrëmë kur mysafir e kishte V.Suroin në një pyetje përgjigje ai tha” në vitet e 90 ta LDKja me udhëheqës disi çitnin fall se ja sot ja nesër vjenë pavarësia”, ndrësa mysafiri i gëzuar nga kjo pyetje kinse konkluduese me ironizim tha se ata kishin humbur rrugën dhe ishin konfuzë, pra LDKja... . Nga emisioni i mbrëmë qytetarët e Kosovës mësuan se njeriu kyq i futjesë së pluralizmit në ish jugosllavi dhe në Kosovë dhe fytyra kyqe e krijimit të raporteve me SHBA në ishte V. Surroi me Sh. Maliqin, no koment?
Pyetja;” pse nuk u fute në LDK?, unë isha i përcaktuar që mos të futem në asnjë parti politike..., po kur më propozuan kryetar të P. Republikane pranova tha mysafiri?! “ Nga kjo del ajo thënja e popullit, shqiptari don të jetë i pari vetëm të quhet kryetar po edhe i mahallës së paku.

Presidenti historik dhe njeriu më i Madh i kombit për dy shekuj Ibrahim Rugova nuk kishte të bënte vetëm me 3 milion shqiptarë por fatkeqësishtë kishte të bëj me kryetarë, andaj të nderuar dhe të shitur kinse gazetarë dhe patriot historinë sigurishtë se do ta rishikojmë dhe do ta riciklojmë prapë ne miliona shqiptarë që ishim pjesë e një filozofie historike rugoviane, pa ia mohuar askujtë meritat, fatmirësishtë demokracia e jep këtë mundësi ngase pushtetet i ndërron vota e qytetarit dhe era demokratike, Tita dhe Enveri kanë pas histori të shkruar si kanë dashur ata vetë, por ja që popujtë tani më janë të lirë të shkruajnë histori të vërtet pa gazetarë.
Qytetarët e Kosovës janë vetë historia, merreni vesh ju në KTV dhe në RTK.

Xhevat Rexhaj
http://www.tribunashqiptare.com/news/118/ARTICLE/3473/2010-02-12.html?utm_source=feedburner&utm_medium=email&utm_campaign=Feed%3A+tsh+%28Tribuna+Shqiptare%29
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi