Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lediana Kapaj: Adem Berisha : LIBRI NË TREG, TË ARDHURAT FËMIJËVE JETIMË NË SHQIPËRI DHE KOSOVË

Shko poshtë

Lediana Kapaj: Adem Berisha : LIBRI NË TREG, TË ARDHURAT FËMIJËVE JETIMË NË SHQIPËRI DHE KOSOVË Empty Lediana Kapaj: Adem Berisha : LIBRI NË TREG, TË ARDHURAT FËMIJËVE JETIMË NË SHQIPËRI DHE KOSOVË

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 22, 2010 11:54 pm

Lediana Kapaj: Adem Berisha : LIBRI NË TREG, TË ARDHURAT FËMIJËVE JETIMË NË SHQIPËRI DHE KOSOVË 13067_209471434599_744374599_2926616_4235214_n
Lediana Kapaj: Adem Berisha : LIBRI NË TREG, TË ARDHURAT FËMIJËVE JETIMË NË SHQIPËRI DHE KOSOVË

Si një fllad i lehtë pranvere vije njoftimi se doli nga shtypi dhe tashmë ndodhet në rrjetin e shitjes në Shqipëri libri “DALLGË DASHURIE” nga autorja dhe poetja e talentuar në mërgim, z Lediana Kapaj, në botim të shtëpisë botuese “JONALDA” me redaktor z Zylyftar Plaku.
Lediana e do shumë poezinë dhe botën e saj. Ajo ka vendosur t’i shkruaj dashurisë, ndjenjës, dhimbjes, lumturisë, të cilat aq bukur i sjell edhe me këtë botim të parë.
Duke qenë se ajo vet ka përjetuar dhimbje, mungesë dashurie në fëmijërinë e hershme të saj, ndonëse qe prej njëzet vitesh jeton dhe vepron në mërgim, përkatësisht Francë ku gjeti mikpritjen shumë dashamirëse dhe mundësinë për t’u arsimuar e bërë Eksperte dhe përkthyese në Gjykatën e Lartë franceze, gjegjësisht Gjykatën e Apelit, me fanatizëm ruajti gjuhen e saj amtare dhe dashurinë ndaj vendlindjes, Tiranës e gjithë Shqipërisë, veçmas ndaj fëmijëve jetimë atje.
Është mjaft impresionues fakti se zemërbardha e humanistja e nderuar z Lediana ka vendosur që nga vepra e saj të mos kenë asnjë përfitim material por gjithë të ardhurat që do të grumbullohen nga shitja e librit, të iu shpërndahen jetimoreve, përkatësisht fëmijëve jetim në atdheun e saj, Shqipëri.
Libri së shpejti do të ribotohet dhe i tërë tirazhi i ribotimit do të dal në shitje në Shqipëri dhe Kosovë ndërsa të ardhurat nga shitja e tij poashtu do të dhurohen për fëmijët jetimë e varfanjakë të Republikës së Kosovës, veçmas për jetimët bij/bija të dëshmorëve dhe te të rënëve në luftën çlirimtare të Republikës së Kosovës.
Konsideroj dhe besoj se lexuesit e nderuar nuk do të ngurrojnë qe të blejnë këtë libër të mrekullueshëm për të shijuar artin të cilin z Lediana na e ofron në të, por njëkohësisht edhe për të treguar solidaritetin e tyre me shtresën më të brishtë të popullit, fëmijët jetimë e të varfër në Shqipëri dhe Kosovë.


Lediana Kapaj: Adem Berisha : LIBRI NË TREG, TË ARDHURAT FËMIJËVE JETIMË NË SHQIPËRI DHE KOSOVË 22174_107068572643230_100000202629693_178154_4535936_n
Shkruar Nga : Adem Berisha
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi