Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fran Buzhala: Fran Buzhala: Misë politika...Misë korrupsioni...Misë Gomari...Misë Lindja...

Shko poshtë

Fran Buzhala: Fran Buzhala: Misë politika...Misë korrupsioni...Misë Gomari...Misë Lindja... Empty Fran Buzhala: Fran Buzhala: Misë politika...Misë korrupsioni...Misë Gomari...Misë Lindja...

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 23, 2010 2:00 pm

Refleksione


Misë politika...Misë korrupsioni...Misë Gomari...Misë Lindja...


Fran Buzhala: Fran Buzhala: Misë politika...Misë korrupsioni...Misë Gomari...Misë Lindja... 15144_100727446621357_100000523061653_17791_5895726_n

Nga Fran Buzhala

Konkursi i të gjithëve këtyre kandidatëve për ”Misin më të mirë” me ndërmjetësues anonim..., për “Misë Politikën“, cili mbeti fituesi për “Misë Finalen?”
Filluan lëvizjet në të gjitha anët, lindje-perëndim, shkuarje, ardhje, prerje shiritash, kërkesa, kontratash, konkurrencë, miqësi... Kush ishte fituesi? Rezultati pa fitues, faji mbeti jetim
Misi mbeti pa u zgjedhje! Mjekët që konsultohen me astrologët, po ashtu nuk operojnë organet e trupit gjatë kohës kur ato janë nën ndikimin e Hënës...
Promovimi i tunelit Kalimash në Shqipëri, u shtrua me qilim të kuq buzëqeshje, prej vizitës së mysafirit nga Stambolli. Të gëzuar për rrugën e kombit, e shpallem edhe bashkimin, aty brenda pesë minutave. Qeveria ime do të bëj rrafsh malet, kodrat s’do të mund ta ndalin as... iu kujtua partia e vjetër, e Punës së Shqipërisë. Emocionet vazhdojnë me mysafirin e mysafirët këndej kufirit, kishte munguar edhe doktori tjetër që kishte premtuar një takim ahengu më herët me i bërë rrafsh ato male për bashkim?.
Vizitën vazhdon në Kosovë, para komandantit, dëshmorëve, përsëri fjalën bashkim, ishte hidhëruar njeriu nga Moska, për ketë fjalë, por s’e kishin marrë vesh mirë nga përkthimi..., gabim teknik, fjalën “ Bashkim“ më mirë din ky këtë gjuhë, se e ka mësuar në partinë e vjetër, në socializëm. Më herët, aty disa herë në kryeqendrën tonë, ishte vu çarçafi i gjatë, ku ishin të shkruar emrat e kriminele, të pushtuesit që kishin bërë krime në Kosovë. Mungon kryekrimineli... na hidhërohen “Miqtë “... shtyhet konkursi. “Mis Miku Multietnik”, për të qenë e qëndrueshme, kushtetuta Moderne...
Në këtë vizitë, ishte pritur edhe nga dymbëdhjetë doktorë të tjerë, homolog të tij, po ende nuk u shpall “Misë mjeku politik” që është bërë sëmundje kronike politike, angazhimi i mjekëve në politikë, sidomos në Kosovë, kjo diagnozë është me të madhe, si tërheqje nga ato sëmurje kronike shëndetësore, në atë kronik-politike. Kishte filluar edhe eliminimi e qenëve endacak që sulmonin fëmijët. Kishte filluar vrasja e këtyre qenëve, por nuk e dinin, se cili është më i forti, agresiv, më i zgjuar, më i dëgjueshëm. Ishin bërë shumë, për të shpallur më të furishmin... për të marrë në mbrojtje atë të “Mis Politikës” udhëheqësit e tyre shpirtëror që vuajnë shumë për “hallet e popullit”, mos të ketë ndonjë rebelim kundër, oborrit qeveritar nga shtresat e varfra .
Do ta shohim Murin misterioz, i cili lëviz...
Kishte filluar të shembet Tuneli i Kalimashit, që ishte promovuar me flamurin shtetërore shqiptar, atë me simbolin e Hënës, atë partiak, me atë multietnik Kosovar të Ahhtisarit, që na kishte vënë për konkurrencë, pa Mis Finalen!...
Nga propozimi i ligjit për homoseksualët, kishin bërë kombinimin ngjyrë e kuqe dhe blu, konkurrente kishin ngjyrën rozë, se ia kishte zili për t’u shpallur “Mis Politika”.
Po ndoshta nuk kishte bërë punë asgjë, si duket, Doktorit nuk i kishte dal rezultati si duhet, për të shpall finalen.
Brenda, gjatë disa ditëve të javës ndodhen shumë aksidente, për një kohë ndodhën tetëmbëdhjetë vdekje, dymbëdhjetë veta ishin nga mërgimi, që për herë të parë shkonin të shihnin atdheun e vet, pa e thënë fjalën e fundit nga emocionet që kishin për Shqipëri. Kemi gazetarët më të famshëm ”Të pa korruptuar“... Tani ata që ishin të “korruptuar” , na dalin të pa korruptuar... Një gazetar i RTK-së që flet kundër korrupsionit, na ishte hidhëruar nga sjellja e një djaloshi, të cilit, i kishte rënë vëllai dëshmor në luftë. Kishte akuzuar për këto poshtërsi që bën për sponsorizime, dhe ky gazetar i famshëm i RTK , ia kishte kërkuar pesë mijë euro për sponsorizim, nëse do me bërë një emision në media për dëshmorin, që kishte rënë në luftë, kështu që mbetën pa shpall, edhe “Mis gazetarin e pa korruptuar dhe atë të korruptuar“. Gazetari kishte shkuar edhe më larg, deri nëpër kufij, se ishte bërë shumë konkurrencë për korrupsion, veri-lindje, deri në perëndim.
Në kufirin me Maqedoninë, gomari kish mbetur në baltë, me Serbin kishte rrugën pa vështirësi,,, Nën mbikëqyrjen e forcave andej kufirit dhe këndej të forcave, të miqve ndërkombëtarë me Malin e Zi, kishte arritur trashësia e borës deri në tre metra. Me Shqipërinë ishin mbyll rrugët, si pas autoriteteve në pushtet, kjo shembje si “Fenomen që
vjen nga natyra”, se në kemi bërë edhe para kohe ketë projekt. Kontrolli ishte shumë i vështirë terreni për gomer, nga hetimet, se ishin bërë shumë nga konkurrenca, diku 7 gomerë deri në 12 kishte arrit. Kish marrë edhe disa zagarë për tëi rënë në gjurmë të gomerëve, disa policë, një kamer të mefshtë, për të marr sa më shumë pika..., gradën e gazetarit më të mirë, që ish autorizues nga autoritetet vendase, kundër korrupsionit të kufijve. Shumë gomerë, ishin ngarkuar me duhan Mallrash, nga të gjitha skajet e atdheut, por s’kishin vënë re, me gjet korrupsionin, se i kish marrë duhan gomarit, kështu që mbeti pa zbulues edhe korrupsioni edhe “Miss Gomari”. Nuk e dinin se cili është “krye-gomari” ndaj ishin përzier gjërat, sepse gomerët flisnin Shumë gjuhë. Nga tërë ajo rrugë e gjatë ishin lodhur të gjithë deri te pika e vend takimit, në majën më të lart. Të rraskapitur, filluan të shumohen mbas zbulimit dhe kundërzbulimit, duke ngrënë shumë ushqimin, por s’kishin me vete por nga një mangar që kishin zbuluar mall filluan të gjithë së bashku për të ngrenë bukën në një pjatë, se iu mungonin të tjera gjëra, që s’e kishin llogaritur për aq kohë të gjatë, se iu doli shumë punë dhe filluan të gjithë së bashku...hëngrën edhe korrupsionin e mbetën pa zbulues, ndërkohë kishin mbajt mbledhje aty në male, për “Mis korrupsionin modern”. Ky grup që kishte lindur në monizëm, tani të konvertuar në demokracinë ballkanike, flisnin Serbishte, Maqedonishte, gjuhët multietnike të planit Ahhtisari, Turqishte, Shqip, Rome, Malazeze, ndër të tjera edhe koncenzuesi si vendim: që në të ardhmen të mos veprohet më kështu, ilegal, por në mënyrë legale, me mjete të transportit të rënda në autostradën Durrës-Morinë, Merdare-Maqedoni, deri Stamboll, aty ku ndan atë qytet gjysmë aziatik-evropian, e të shpallin mini-vizat Ballkanike, nga udhëheqësit e tyre, deri në Stamboll. Gjatë vizitave të këtyre presidentëve, të propozohet ; “Mis lindja”. Nga tërë ai mundim që bërën, shumë kilometra, maleve, kodrave, Bosi i tyre nga qendra, kishte humbur disa kilogram në peshë dhe ia kishin zili edhe shokët e vet, që kishte mbajt “Dietë” dhe kishin kërkuar të njëjtin ushtrim për dietë?.
Kërkesat për miqësi, vetëm se po shtohen, kërkesa me miliona, kjo dukuri është shumë, doemos të shqiptarëve kohëve të fundit nëpër kënde të internetit shqipe, ku ka shumë “Moderator”... shqiptarë që i udhëheqin duke bashkëpunuar për qëllime te tyre. Shumë nga këto miqësi... kërkohet nga ato, që janë shqip, që veprojnë brenda, si në diasporë (shumica), për të shpallë miqësi... për bashkëpunim, për zbulim e kundërzbulim, për me i dhënë raporte shefave të tyre... Konkurrencë e madhe, mbeten pa dhënë zbulimin dhe kundërzbulimin me dymbëdhjetë “nofka” për Misin, atyre final iu ishin hidhëruar BOSAT atyre që s’kishin mund të jenë të gatshëm në detyrë, për të realizuar biznesin e nga miqësia e tyre e koncenzuesit!.
Me ato kozmetika, që vejnë maskën edhe për “miqësi”, bëhen të reja nga ato të vjetra, që nuk po mundin të shpallin “Misin” e tyre të preferuar, qenkan shumë të varfra, por të bukura. Ato në moshë të vjetër, të pasura, por të shëmtuara, duhet t’i përshtatet, kozmetikës moderne që kërkon “Mis politika”.
Përndryshe, një konkurrencë që është, se cili është kryeqyteti “i Ime” për t’i shpallur dymbëdhjetë kryeqytete shqiptare, ia kalojmë edhe Evropës që kishte dymbëdhjetë në fillim, bashkësia evropiane. Tani dihet, sa janë në rritje me të tjera shtete nga ish kampi komunist. Jemi më të fortit, se Evropa, kemi shpallur këto 12 kryeqytete: Dugagjin, Drenic, Llap, Anamorave, Tetove, Kërçove, Preshevë, Bujanovc, Ulqin, Tuz, Jugun e Veriun. Në Shqipëri jemi më të fortit “Ne”, por kemi edhe shumë, Fise, Bajraqe, për të shpallur “Mis kryeqytetin e preferuar”, fitoren, kemi propozuar edhe Prizrenin multietnik, si kryeqytet që lidh aty, më shumë simbole, më shumë minoritete, më shumë religjione, më shumë, deri te Qytetet shqiptare, Veri -Jug.
Kemi të propozuara edhe dymbëdhjetë banka për zhvillim, njëra prej tyre që ishte propozuar diku në një faqe shqiptare, quhej “Banka për Korrupsion” q t’i ikim finales “Mis korrupsioni”. Kësaj radhe na ishte hidhëruar për një moment BRUKSELI... Në një takim me udhëheqësit e këtyre kryeqyteteve shqiptare, fiseve, flamujve që kishte dalë nga llogaritë, donacionet për Kosovën, iu kishte dal shteti më i madh në Ballkan, disa miliona banorë nga ato donacione, (jo si në hartën e Shqipërisë, por me shumë) dhe pyetja e tyre ishte a thua është Kosova pesëmbëdhjetë milion banor nga ato donacione, nga jo shumë me miliona euro ...???
Kështu filloi me vite, me ketë (krye)vepër, e vazhdoi konkurrenca për mis “Miqësinë”, për “Mis Kryeqytetin” për rrugën e Kombit, për “Mis Bankën”, për “Mis Gomarin”, për “Mis zbuluesin dhe kundërzbuluesin”, për “Mis Korrupsionin”, e shumë të tjera, konkurrenca që s’munden të vijnë deri te konkurrenca, “Mis Politika”, për ne finalen “Misë Perëndimi” që të hyjnë në ardhmen, për fillimin e këtij shekulli... enciklopedinë moderne – “Mis Enciklopedia e korrupsionit” të këtij “Fenomeni” shqiptar që ende s’ka fajtor, se faji, si zakonisht mbetet jetim!





Shtutgart-Esslingen- Me 4,03.2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi