Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiptarët për DioGuard-in

Shko poshtë

Shqiptarët për DioGuard-in Empty Shqiptarët për DioGuard-in

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 23, 2010 11:13 pm




Shqiptarët për DioGuard-in Diagardi_24


Shqiptarët për DioGuard-in

BEQIR SINA


Shpallja e kandidaturës së Joe Dioguard-it për Senatin Amerikan i jep shqiptaro-amerikanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një mundësi të shkëlqyeshme që të sjellin në Uashington një zë të fuqishëm dhe përfaqësues të tyre. Joe DioGuard-i po garon si republikan kundër demokrates Kirsten Gilibrand për shtetin e Nju-Jorkut, mirëpo bindjet personale për politikën e brendshme amerikane nuk duhet që të të ndalojnë ty që të mos e mbështesësh fuqimisht DioGuard-in, sepse ai është i mirë për Amerikën e më i mirë për shqiptaro-amerikanët!
Arsyet se pse ti, si shqiptaro-amerikan, duhet të qëndrosh prapa Joe DioGuard-it janë të shumta dhe të komplikuara, mirëpo një rishikim i shkurtër i veprimtarisë së tij historike për kauzën shqiptare do të të informojë më afër për të. Zgjidhjet e tij të propozuara dhe të mundshme për të rigjallëruar krijimin e vendeve të reja të punës, për të frenuar shpenzimin e pakontrolluar të Qeverisë dhe për të bërë Qeverinë që të punojë për ty vetëm se plotësojnë arsyet se pse ti duhet te marrësh pjesë aktivisht në fushatën e tij për senator.

Si shqiptaro-amerikanë që jetojmë në këtë vend të mrekullueshëm, ne tani po përballemi me një numër shqetësues të humbjeve të vendeve të punës, me borxhin kombëtar që është në rritje e sipër dhe me një shpenzim federal të paparë ndonjëherë.
Këta faktorë së bashku paraqesin një të ardhme të pasigurt për Shtetet e Bashkuara. Nëse ne nuk veprojmë tani që të sjellim në Kongresin Amerikan një përgjegjësi fiskale dhe transparencë, atëherë do të lejojmë që sjellja e papërgjegjshme politike të mbajë peng të ardhmen tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Zgjedhja senator e Joe Dioguard-it është rruga drejt qëndrueshmërisë dhe rritjes afatgjatë ekonomike, krijimi i vendeve të reja të punës mu këtu në Amerikë, një qeveri të hapur dhe që lejon qasje, si dhe praktika të shëndosha buxhetore.

Rëndësia e një Amerike të fuqishme ekonomikisht dhe politikisht ka kuptim për të gjithë shqiptaret anekënd në vendet e tyre etnike. Shtetet e Bashkuara dhe shqiptarët kane një lidhje të veçantë duke filluar nga mbështetja e Woodrow Wilson-it për Pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1912.
Ishte vendosmëria dhe udhëheqja e Shteteve të Bashkuara që e bënë të mundshme pavarësinë e Kosovës në vitin 2008. Një Amerikë e fuqishme do të jetë e pajisur më mirë që të përdorë politikën e saj të jashtme për të arritur objektivat dhe qëllimet e saj. Është pikërisht puna që Joe DioGuard-i ka bërë me sukses për më se 20 vjet nëpërmjet Kongresit Amerikan që thellësisht e ka formuar politiken e jashtme amerikane ndaj të gjithë shqiptarëve në përgjithësi, e në veçanti ndaj Kosovës.

Gjate shërbimit të tij në Dhomën e Përfaqësuesve (1985-1989), Joe DioGuard-i paraqiti disa rezoluta të para në mbështetje të kërkesave legjitime të kosovarëve për liri dhe për trajtim të barabartë. Në atë kohë shumica e anëtarëve të Kongresit dhe publiku amerikan nuk kishin dëgjuar për Kosovën, e aq më pak për trajtimin e tyre mizor nën Jugosllavinë e atëhershme. Pas largimit nga Kongresi Amerikan DioGuard-i themeloi Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane që t’i përfaqësojë në Uashington shqetësimet e popullit shqiptar.

Veprimtaria e LQSHA-së nën udhëheqjen dhe vizionin e Joe DioGuard-it dhe gruas se tij, Shilrey Cloye-s pati sukses në sensibilizimin e Kongresit Amerikan dhe të komunitetit ndërkombëtar ndaj gjendjen e vështirë politike të shqiptarëve që jetonin në Kosovë, Mal të Zi, Luginën e Preshevës, Çamëri dhe në Maqedoni.

Joe dhe Shirley iniciuan dëshmi dhe dëgjime në Kongresin Amerikan për të shpalosur kushtet politike dhe ekonomike që vazhdimisht përkeqësoheshin në Kosovë në vitet e fundit të 1980-ve. Gjithashtu, me ftese të Joe DioGuard-it, disa anëtarë të Kongresit Amerikan shkuan në tokat shqiptare për të dokumentuar dhe informuar Kongresin Amerikan dhe publikun botëror për brutalitetin e tmerrshëm të ushtruar nga Slobodan Milosheviçi kundër kosovarëve gjatë viteve të ‘90-ta dhe më vonë gjatë gjenocidit kundër shqiptareve në vitet 1998-1999.

Prandaj, si shqiptaro-amerikanë, ne e kemi një obligim kombëtar dhe moral që të mbështesim Joe DioGuard-in në garën e tij për Senatin Amerikan, sepse gjatë tri dekadave të fundit ai ka shërbyer si mbrojtës i lirisë dhe sigurisë së popullit shqiptar. Në Senatin Amerikan DioGuard-i do të vazhdojë me pasion t’i shtojë rezultate trashëgimisë së tij të promovimit dhe të mbrojtjes së interesave të shqiptarëve për liri, demokraci, zhvillim ekonomik dhe paqe.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi