Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vera Kurti: “ DON’T BLAME THE VICTIM” ... “ MOS FAJESONI FEMIJEN, TE SEMURIN”.

Shko poshtë

Vera Kurti: “ DON’T BLAME THE VICTIM” ... “ MOS FAJESONI FEMIJEN, TE SEMURIN”. Empty Vera Kurti: “ DON’T BLAME THE VICTIM” ... “ MOS FAJESONI FEMIJEN, TE SEMURIN”.

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 01, 2010 12:10 pm

Vera Kurti: “ DON’T BLAME THE VICTIM” ... “ MOS FAJESONI FEMIJEN, TE SEMURIN”. 9118_1228939373005_1514720285_654036_5206204_n
Vera Kurti: “ DON’T BLAME THE VICTIM” ... “ MOS FAJESONI FEMIJEN, TE SEMURIN”.




Te Dashur miq…me poshte po publikoj nje nga komentet e fundit te bera ne shkrimin tim te fundit:” Cikel shkrimesh mbi autism”I bere nga Zerita Hasa.

E dashur Vera.Te falenderoj shume qe me keni perfshire edhe mua ne axhenden tuaj me shkrimin ne diten e autizmit. Jam e lumtur qe edhe se jeni larg mundoheni te vini mbase edhe per nje cast,me shkrimin tuaj, ne vendin tuaj te lindjes duke u solidarizuar me kete problem te madh social,psikolgjik por mbi te gjitha me kete problem qe gjen pak mbeshtetje nga shteti.Une aktualisht ,nga profesioni,njoh nena qe jetojne cdo dite me brengen e femijes se tyre,me mallkimin e te lindurit ne nje vend si i yni qe femije te tille nuk kane asnje prioritet apo ndihme me te madhe se pas moshes gjashte vjecare,une njoh nena qe per arsye te egos se tyre prej "intelektualeje" nuk e pranojne faktin qe femija e tyre eshte ndryshe nga femijet e tjere,pra u vjen turp nga nje fenomen qe nuk mund te jete ne doren e tyre dhe per kete arsye i nenshtrohen fatit te mos reklamuarit te femijes ne shoqeri duke i mohuar femijes shume te drejta por ama une njoh edhe nena qe luftojne me mish e me shpirt per te ber te mundur nje permiresim sado te vogel tek femija e tyre per ta integruar ate ne jete.Une njo nena qe me syte e tyre te perlotura belbezpjne dhe mallkojne fatin e tyre .Une jam e sigurt qe shume nena do te ndjeheshin me mire nese shteti do tu kushtonte nje vemendje akoma me te madhe femijeve te tyre.
Te falenderoj edhe nje here per kohen qe gjeni per t'ju kushtuar halleve dhe problemeve te atdheut tuaj,por ne kete rast kur behet fjale per femijet te gjithe behemi me te ndjeshem.Po e mbyll duke shpresuar qe edhe vendi yne te mund te bej dicka per cilindo qe ka nevoje per te.Shpresoj...!

Aresyeja qe po e publikoj komentin e Z.Rita nuk ka te beje me shume me vlersimet, flenderimet apo fjalet e ngrohta ne adresen time se sa me ate qe Z. Rita prek nje problem sa delikat, aq dhe immediate pre femijet Autistic, me sakte per prinderit e tyre. “ DON’T BLAME THE VICTIM”ose “ MOS FAJESONI FEMIJEN, TE SEMURIN” ,eshte nje problem qe eshte prekur dhe diskutar aty ketu dhe nga une ku kam shpresuar qe Ju dhe nepermjet Jush te dashur miq te sensilibizojme masen e gjere dhe sidomos prinderit e femijve Autistik. Mendoj se komenti i Z.Rita na jep shkas qe te gjithe njezeri te ngreme zerin tamam sot ne diten e Autismit per te ndergjegjesuar nenat, baballaret, edukatoret, terapistet, mjeket e kushdo tjeter qe ka ‘FATIN” te kete prane nje femije Autistik me thirrjen:” “ DON’T BLAME THE VICTIM” “ MOS FAJESONI FEMIJEN, TE SEMURIN”.

Jam plotesisht e ndergjegjshme se nuk eshte aspak e lehte te pranosh e jo me te jetosh me nje femije Autistik, apo cfare do lloj diagnoze tjeter qe femija me aftesi te kufizuara mendore mund te jete diagnostikuar. Fatkeqsisht, statistikat ne USA e me gjere tregojne se ne 5 familje qe kane femije me Autism, 4 perfundojne ne divorce, ne ndarje. Vec kesaj, shume Nena te femijeve me Autism kalojne trauma te renda deri dhe depresione te renda mendore. Braktisja e Punes apo Karrieres jane te modes per nenat e femijeve me Autism. Per me teper, ato kane harruar gjithcka dhe kedo…bile, kane harruar se jetojne…Te japin pershtypjen se ata nuk jetojne se bashku me pjesen tjeter te njerezve… Te duket se jetojne ne nje pjese tjeter te rruzullit toksor. Sidoqofte kjo kurrsesi nuk duhet te sherbeje si nje exuse , nje justifikim apo me keq akoma per ti lene vend pesimizmit… dhe si rrjedhoje femija me Autism, Engjelli i pafajshem, e theksoj krejt i pafajshem padashur bie nen akuzen e fajsimit, BLAME THE VICTIM”ose “ FAJSOHET FEMIJA”. Ashtu sikurse e kam theksuar dhe ne nje shkrim tjeter, jam plotesisht e vetedijshme se mjeku me i mire, psikologu me i mire, terapisti me i mire per nje femije Autistik apo me aftesi te kufizuara, eshte prindi, praktikisht Nena.

Nje fenomen i ri ,ndoshta krejt i pandergjegjshem dhe i pavetedijshem por, i rrezikshem do thoja po ndeshet aty ketu nga nena dhe baballare te femijeve me autism. Ky fenomen ka te beje me factin qe shume nena apo baballare qe per nje aresya apo per nje tjeter ose nuk duan ta pranojne, ose injorojne problemin e femijeve te tyre dhe kjo mendoj une si pasoje ndodhjes se tyre nen trusnine e “injorances”, apo nivelit te ulet edukativ te njerezve te cilet akoma flasin dhe gjykojne me terma te tilla si “ E ka Femijen Budalla”” E ka femijen debil” e te tjera si keto. Ashtu sikurse dhe Z. Rita thekson, eshte vertet e tmerrshme kur mendon se keto nena e mbyllin femijen e tyre brenda 4 mureve te shtepise duke e privuar ate edhe nga ato pak “LIRI”qe mund ti gezonte…e perseri: “BLAME THE VICTIM” ose“ FAJSOHET FEMIJA”.

Me keq akoma, kur degjon nena apo baballare qe per hir te karrieres se tyre apo egos se tyre profesionale, intelektuale, nuk pranonje faktin qe femija i tyre ka nje problem, nje delay, apo prapa mbetje mendore. e perseri: “BLAME THE VICTIM” “ FAJSOHET FEMIJA”.
Po ju lutem Ju te dashur Miq te Fb dhe Ju Z. Rita, bashkohuni me moton “ DON’T BLAME THE VICTIM” ose“ MOS FAJESONI FEMIJEN, TE SEMURIN”. Do doja te isha ne Tirane dhe ajo qe do beja me urgjence do ishte krjimi i nje komuniteti dhe komiteti apo cfaredo lloj tjeter emrtimi mund ti vinim ku te benin pjese te gjithe prinderit dhe te afermit e femijeve me Autism te prakalonin ne sheshin qendror duke ju treguar gjithe njerezve, qeveritareve po dhe vete Autikeve se AUTISM SPEAKS…Ne te nejjten kohe shpresoj se ndokush tjeter te mund te jete zgjuar nga gjumi dhe ta beje nje gje te tille pikerisht ne diten e Autismit.


Ndiqeni kete video Ju lutem
https://www.youtube.com/watch?v=qKxivDvL8Ok
Vera Kurti: “ DON’T BLAME THE VICTIM” ... “ MOS FAJESONI FEMIJEN, TE SEMURIN”. N1514720285_281091_1268805
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi