Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fadil Demaku: Sa më shumë e njoh Fatmirin aq më shumë e dua Hashimin

Shko poshtë

Fadil Demaku: Sa më shumë e njoh Fatmirin aq më shumë e dua Hashimin Empty Fadil Demaku: Sa më shumë e njoh Fatmirin aq më shumë e dua Hashimin

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 05, 2010 1:43 pm

Fadil Demaku: Sa më shumë e njoh Fatmirin aq më shumë e dua Hashimin 6295_1082910441412_1485887649_275994_3253648_n

Fadil Demaku: Sa më shumë e njoh Fatmirin aq më shumë e dua Hashimin


Fadil Demaku: Sa më shumë e njoh Fatmirin aq më shumë e dua Hashimin 23464_1252381838091_1485887649_656266_2914664_n



Prishtinë, 4 prill - Presidenti i Kosovës ka mohuar të ketë qenë pjesë e negociatave për ndryshimet në qeveri.
“S’jam pjesë e emërimeve dhe shkarkimeve”, ka thënë presidenti Fatmir Sejdiu, gjatë një vizite që i bëri një familjeje serbe në Graçanicë.
“Unë çmoj përpjekjet e partnerit të koalicionit, që të ketë formacion, i cili do të marrë obligime shtesë në sfidat, që Kosova ka para vetes”, ka thënë Sejdiu, duke vlerësuar punën e ministrave të shkarkuar, ka raportuar Radio Evropa e Lirë.
“Nuk kemi mbërritur zenitin në kuptimin e vendit, për të arritur nivel më të lartë të demokracisë, sikur që s’e kanë bërë as vendet e rajonit këtë. Askush nuk ia ka dhënë pikën kërkesës për qeverisje më të mirë dhe për më shumë demokraci. Prandaj, është borxh i këtij formacioni, që të lëvizë edhe më shpejt dhe mendoj se është e rëndësishme që do të ketë mbështetje të mirë,” tha zoti Sejdiu.
Javën e kaluar, kryeministri Hashim Thaçi shkarkoi 6 ministra, tre të PDK-së dhe tre të LDK-së, në kuadër të asaj që e quajti “riformatizim afirmativ i qeverisë”.



Hej njerëz dëgjoni këtu!
Presidenti i Bangladeshit nuk paska dëgjuar se në Kosovë po u reformatizuaka qeveria?! Sa i keq more ky Hashimi mos me e infromu fare për këtë njerin. E kënd ta dëgjoj më parë i shkreti Hashim. Dëgjo Evropën, dëgjo Amerikën as që ju ka kujtuar të konsultohet me presidentin e Bangladeshit fare.
Pse more Hashim kështu?
A nuk të erdh gjynah hiq pre tij a? A nuk po e sheh që është mërrol i shkreti se u merzit shumë. E ka pas në thember Kosovën i gjori e tash ja afrove ngat zemre.Jo Hashim tybe nuk shkon kështu. Tjetër herë kur ta reformatizosh qeverinë thirre bre burrë niherë në telefon së pakut se e dij që kështu nuk meriton të flitet me te,por në telefon nuk ja sheh këtë ftyrë bre burrë. Prap mos e pyet asgjë, por bile tregoj çka e ke ndërmend të bësh. Le të kujton së pakut që po ta nin sado pak për te.
A e nënçmove veq pse është president i Bangladeshit a? Me pas ka i naj shteti tjetër e ksihe respektu pak bile.
Ja respekto pak ja mëshoj shkelëm si Alush Gashit se as ai nuk meriton më shumë për nderë, por mos e le vjerr njerin bile. Unë të kisha propozu të ja ngjitësh një kumonë bile si ato të ogiçve e ndoshta përmes saj dallohet nga qytetarët tjerë. Edhe nalja qat rrogë mos ja jep hiq të lutem. S'ka gajle presidenti i Bangladeshit punon edhe pa pare veq ka çef me majt kumonën e me i ra kapak për t'u dalluar nga tjerët, si Brahim Likovci, ndjesë pastëm me zilet e kuajve dikur.
A nuk po të vjen gjynah bre Hashim prej këtij njeri hiq a? Po nalu niherë e shikoja facen bre burrë.
Hashim më ke dëshpru shumë, aq sa ke fillu të më pëlqesh, sa më shumë po e njoh Fatmir Sejdiun edhepse e kam njohur po kështu si të tillë, tash e e njëzet e pesë vite më parë.
Fatmiri mbeti Fatmir, njeri që nuk lidhet në asnjë kungj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi