Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Itali, masakër në një familje shqiptare, 2 të vdekur

Shko poshtë

Itali, masakër në një familje shqiptare, 2 të vdekur Empty Itali, masakër në një familje shqiptare, 2 të vdekur

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 10, 2010 3:15 am

Itali, masakër në një familje shqiptare, 2 të vdekur

Itali, masakër në një familje shqiptare, 2 të vdekur Ita32575

ITALI- Masakër në një familje shqiptare në Itali. Dy emigrantë shqiptarë janë ekzekutuar me armë zjarri në banesën e tyre ndërsa një grua bashkë me foshnjën e saj 5 muajshe kanë mbetur të plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur ne nje lagje te qytetit Olbia ne shtetin fqinj.
Mesohet se autori i krimit makabër është 69 vjecari Nino Cherchi, i njohur si numri 2 i bandës sarde të viteve 60. Pas kryerjes së krimit 69 vjecari është vetëdorëzuar në polici.
Policia italiane njofton se viktimat janë Gazmend Peka 30 vjec,dhe Kasem Memaj 32 vjec. Gruaja e plagosur Ariana Zelo, 31 vjec bashkëshortja e Pekës dhe nëna e foshnjës 5 muajshe ka marrë 3 plumba në gjoks dhe është dërguar menjëhërë në spital, ndërsa fëmija ka marrë disa plagë të lehta gjatë përpjekjes së nënës për ti shpëtuar breshërisë së plumbave.
69 vjecari ka shkarkuar një karikator të tërë të pistoletës duke qëlluar me nga 2 plumba në kokë secilin nga viktimat, ndërsa gruaja është prekur nga 3 plumba që fluturuan në ajër.
Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur pas një grindjeje të lidhur me pagesën e qerasë së banesës ku jetonin shqiptarët e cila ishte në pronësi të italianit Nino Cherchi.
Specialistë të kriminalistikës dhe hetues italianë kanë mëbrritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhejn e plotë të krimit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi