Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tragjedi në një familje shqiptare në Itali, nëna vret 3 vajzat dhe tenton vetëvrasjen

Shko poshtë

Tragjedi në një familje shqiptare në Itali, nëna vret 3 vajzat dhe tenton vetëvrasjen Empty Tragjedi në një familje shqiptare në Itali, nëna vret 3 vajzat dhe tenton vetëvrasjen

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 09, 2014 1:17 pm

Tragjedi në një familje shqiptare në Itali, nëna vret 3 vajzat dhe tenton vetëvrasjen

Tragjedi në një familje shqiptare në Itali, nëna vret 3 vajzat dhe tenton vetëvrasjen Largea_polizia1394358297

Mediat në Itali raportojnë për një ngjarje të rëndë të ndodhur parditene sotme në një familje shqiptare që jetonte prej vitesh në Lecco. Tre vajza të mitura, 14, 11 dhe 4 vjeç janë gjetur të therura me thikë në banesën e tyre, ndërsa nëna e tyre në gjendje tepër të rëndë.
Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e ngjarjes së rëndë, por sipas asaj që shkruan "La Repubblica", dyshohet se bëhet fjalë për një vetëvrasje të nënës pasi ka vrarë tre vajzat e saj.
Gruaja u dërgua menjëherë në spital, në gjendje kritike për jetën. Autoritetet u njoftuan për ngjarjen e rëndë nga fqinjët e familjes shqiptare, e cila jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike.
Momentalisht nuk bëhet i ditur identiteti i viktimave, ndërsa babai i vajzave nuk është gjetur ende.
Sipas medias së vendit fqinj, familja shqiptare jetonte prej vitesh në shtetin fqinj, por ishte nën kujdesin e Caritas-it, pasi nuk kishin të ardhura për të siguruar jetesën.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi