Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Baki Ymeri:Një emër i nderuar i diasporës shqiptare

Shko poshtë

Baki Ymeri:Një emër i nderuar i diasporës shqiptare Empty Baki Ymeri:Një emër i nderuar i diasporës shqiptare

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 21, 2009 4:15 am

Një emër i nderuar i diasporës shqiptare

Baki Ymeri

Baki Ymeri:Një emër i nderuar i diasporës shqiptare --Kopertian%20e%20librit



Kristia Maksuti udhëhoqi Klubin rinor “Dora d’Istria”, ishte kandidate e mundshme për postin e kryetarit të ardhshëm të BKSHR dhe kandidate për postin e deputetit të komunitetit shqiptar të Rumanisë në Parlament.
Baki Ymeri:Një emër i nderuar i diasporës shqiptare Sh_b
Kristia Maksuti, është e bija e historianit rumun me prejardhje shqiptare, dr. Xhelku Maksuti. Përmes studimeve të shumta shkencore, si dhe përmes disa librave të botuar, i ati i saj, ishkryetari i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, ka dhënë dhe jep kontribut konkret për përforcimin e lidhjeve kulturore, historike, politike e diplomatike, ndërmjet popullit shqiptar dhe popullit rumun. Zonjusha Kristia është duke vajtur gjurmëve të tij. Ka kryer Fakultetin e Gjuhëve të Huaja pranë Universitetit të Bukureshtit. Punimi i saj i diplomës mban titullin: "Muzika vagneriane në simbolizmin françez". Ka kryer njëherit edhe Degën e Relacioneve Internacionale pranë Shkollës Kombëtare të Studimeve Politike dhe Administrative, me studimin "Minoritetet Nacionale në Ballkan". Është autore artikujsh, studimesh e komunikimesh të shumta, brenda e jashta vendit. Në vitin l995, iu botua në Bukuresht, në gjuhën rumune, libri “Konfluenca kulturore rumuno-shqiptare”. Dy vjet më vonë, Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë, ia botoi librin "Relacionet rumuno-shqiptare në vitet l990-l996", dhe atë në tri gjuhë: rumanisht, shqip dhe anglisht. Po shtojmë me këtë rast faktin se ajo udhëhoqi Klubin rinor “Dora d’Istria”, ishte kandidate e mundshme për postin e kryetarit të ardhshëm të BKSHR dhe kandidate për postin e deputetit të komunitetit shqiptar të Rumanisë në Parlament, post të cilin e përfitoi përmes një fushate mashtrimtare një pseudoshqiptare që gëlltit djersën dhe gjakun e fshatarit rumun në emër të minoritetit shqiptar.
Kristia Maksuti është autore edhe e një libri tjetër përkushtuar princeshës rumune me prejardhje shqiptare Dora d'Istria, e njohur me emrin e saj të vërtetë, Elena Gjika. Libri mban titullin "Dora d'Istria - një emër i harruar me të padrejtë" (1997), të cilin e ka përkthyer nga rumanishtja në gjuhën shqipe, dr. Luan Topçiu. Në kuadër të këtij libri, sipas prof. dr. Nicolae Ciachir “janë të sintetizuara studimet e saja për shkrimtaren rumune me origjinë shqiptare, princeshën Elena Gjika, figurë e shquar e shekullit XIX, ndaj së cilës autorja ka manifestuar një interesim të veçantë, që nga mosha e saj e njomë. Shprehet me këtë rast, një pasion real për veprën dhe jetën e kësaj luftëtareje të shkëlqyer për emancipimin e gruas shqiptare dhe të drejtat e popujve". Po shtojmë me këtë rast faktin se një libër të ri për Dora d’Istrian, Kristia Maksuti e botoi në gjuhën rumune në vitin 2004, në kuadrin e Editurës Kriterion. Disa nga veprat e saj e kanë parë dritën e botimit falë Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë dhe kontributeve finansiare të Qeverisë rumune. Në kuadrin e Shtëpisë Botuese “Çabej” (Tetovë), gjatë vitit 2001, me përkrahjen e Ministrisë së Kulurës të Maqedonisë, e pa dritën e botimit një vepër e re e saj: “Elena Gjika dhe shqiptarët e Rumanisë”, një sintezë e studimeve të saja më të njohura. Ishte kjo një mirënjohje e re ndaj veprimtarisë shkencore të një emri të nderuar të diasporës shqiptare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi